Akuzat për trafik droge, Rama: Fakte që flasin shumë

anazapta

Në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama tha se raporti për trafikun e drogës nga ajri përmban fakte që flasin shumë për të gjithë.
“Nesër 11:30 live tv Ermonela Felaj i paraqet komisionit hetimor raportin për trafikun e drogës nga ajri!Fakte që flasin shumë për të gjithë”- shkruan Rama.

***

Drogë në FA, Felaj: Fakte për situatën para dhe pas 23 Qershorit 

Komisioni Hetimor për trafikun e drogës ka siguruar të dhëna, të cilat nga kryetarja Ermonela Felaj janë cilësuar mjaft interesante, dhe që sipas saj sqarojnë gjendjen si para 23 Qershorit dhe atë pas tij, sa i përket përfshirjes së forcave ushtarake në këtë trafik.

Në një konferencë me gazetarët nga selia e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, kryetarja e komisionit të ngritur mbi bazën e akuzave të opozitës për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës, tha se materialet voluminoze të siguruara nga institucionet, detyrojnë komisionin, i cili dje kishte afatin e tij të fundit, të marrë edhe një ditë kohë për të paraqitur rezultatet. Mbledhja do të zhvillohet sot në orën 11:00 dhe do të transmetohet Live për publikun.

“Brenda një kohë të arsyeshme institucionet na janë përgjigjur duke na vënë në dispozicion një material shumë voluminoz. Një material i cili do të na tregojë shkallën e vështirësisë të të gjitha akuzave të ngritura deri më sot. Ministria e Mbrojtjes dhe të gjitha strukturat e saj, SHISHS, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Autoriteti i Aviacionit Civil, Albkontrol, Doganat, kanë dhënë informacione. Është material i gjerë, kërkon kohë për t’u analizuar, por gjetjet janë shumë interesante. Të dhënat sqarojnë gjendjen para 23 Qershorit dhe atë pas, do të shohim se cila është shkalla e vështirësi të akuzave që janë bërë deri më sot”, tha Felaj.
Edhe pse nuk dha detaje për mediat për faktet e siguruara, kryetarja e komisionit Ermonela Felaj tha se informacioni është kërkuar nga institucionet vetëm mbi akuzat për përfshirjen e ushtrisë.
Ndërsa e pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, se organi i akuzës ka siguruar prova për përfshirjen ushtarake në trafikun e drogës, Felaj tha se ky është një hetim i fshehtë për të cilin nuk ka të dhëna.

Share This Article
21 Comments
  • DREJTESIJA NUK JANE VEM PROVAT PER TE FAJESUAR OSE N XJERE TE PASTER OPOZITEN APO POZITEN.POPULLI KERKON NDESHKIM PAS 23 VJET ROBERI E MALLKIM.

    • Eh kete ndeshkimin s’kemi bythe ta bejme. Flasim neper intervista keshtu qe tu mbushim mendjen njerezve se gjoja gjerat po ndryshojne. Po Berishen e banden e tij mos na kerkoni ta denojme.

      • Ate avjonin ne Divjake e ka derguar ………….Saliu looooooooooooooooooooooooooooooool hahahahahaha

  • Shume mire , sa me pare te veprohet qe te na zene veshet rehat – e ta mbyllin bucen rrugacet per kete ceshtje te pakten …………

  • PO CA I PROVASH RE .PROVAT ATY JANE TE GJITHE I DINE PUNA ESHTE TE DENOHEN FAJHTORET ! DHE RILINDJA QE LUFTUAM AQ SHUME PER TE ARDHE PO NA ZHGENJEN !VETEM SHASHKA PO HEDH !E FILLOJ ME ARBEN IMAMIN ME AQ VRUR NE FUND ASGJE !

  • Pse ti beni publike? Cojini ne gjyq dhe mjaft me k.rlleqe. Jemi i vetmi vend ne bote qe gjerat i zgjidhim ne kafe duke bere llafe. Shef te SHIK kemi Çakulin, K/Prok e K/Avokat sipas rastit kemi 3evziun e Ballen. K/gjyqtar kemi Thanon, Rakipllarin,Çilin e te tjere. Jane bere PD e PS si plaka telendare e media si kolektivi i kombinatit tekstil.

  • Sigurisht, publikoni dhe ti diskretitoni banditet… .

    Prit nje minute moj zonje! A jeni Shoqate Gazetaresh apo Qeveri? Ne Shq. Po publikohen te gjitha, te verteta e te paverteta, ne ne fakt po vuajme nga mbi-publikimet… denime s.po shohim.

    S.me kane pare syte nje gjullurdi te tille, cdo deputet flet ne media e ne emer tr shtetit; disorganizim total ku kohen e shpezuar e paguajme ne.
    Dhe z. KR.M gjindet neper studio nate per nate.
    C po ndodh keshtu?

  • Zotrinj,prisni njeher te dali e verteta,mandej te shofim nese prekuroria do flej gjume apojo,e mandej fjalen e fundit e kan gjykatat e korruptuara te Saliut.

  • “Morgen, morgen
    nur nicht heute
    sagen alle faulen
    komunistischen leute”.

    A e ka degjuar zonja socialiste Felaj kete barcalete gjermane per ata qe llomotisin papushin:

    Neser, neser
    vetem jo sot
    do te mesoni
    per hatane qe
    do te tregojne
    socialistet per
    drogen dhe Saliun

    • Morgen ist nicht zu weit herr nastradin, warten und bleiben sie in ruhe, jeden tag, horen sie wass neues, dan, dan, dan kanst du deine scheise raus schmeisen.
      Wenn scheise reischt nicht, kannst du holen bei schweinehund herr berrischa.

      • Ne gjermanisht me “scheise” ngel ne klase, sepse shkruhet “scheisse”.

        Miku yt nastradini.

  • Te mos i shkoje mendja kerkujt se peshkaqenet e krimit do te mund te dalin perpara (ç)drejtesise,e akoma me pak te denohen!Jemi perpara fakteve me ze e figure per jete njerezish e nuk kemi as me te voglin sinjal se drejtesia leviz,perkundrazi mbahet peng si edhe me pare pa s me te voglen veshtiresi.Edhe “miqte” jane pajtuar me drejtuesit e keture institucioneve te (pa)varura,ku e rendesishme e pale u bene kur hoqen qafe “laviret e bulevrdit”,horret e bulevardeve etj.Felaj mud te na tregoje peralla si per fund jave e mire bene se shtyjme dy ditet e pushimit,por nuk na jep asnje shprese a sinjal se drejtesia do te vihet ne vend.Sot ky popull eshte i asfiksuar me nje pluhur qe i ka pralizuar shqisat e te parit e te te vepruarit!Kjo eshte edhe arritja me e madhe e ketyre 24 viteve qe n.q.se ne monizem na thuhej se “keni te siguruar vendet e punes,jetesen minimale,drita ,uje e jo te drejten e fjales se futeshim brenda ,sot ne demokraci na thuhet siguroni vete vendin e punes,jetesen minimale,drita,uje dhe hani m….te sa te doni e per ke te doni”!.Lajm nuk Perben sot kush eshte bere milioner ne kurriz te ketij populli,por lajm eshte kur nje popull kercenon keta milionere si kercenim ndaj fjales me te arte e me opiume “DEMOKRACI”.

  • populli kerkon qe ti shohe pas hekurave keta felliqesira …kurse ju qe jeni te plotfuqishem per te vepruar merreni me publikime……. basta..

  • Se kush e ka ”drejtuar” grabitur , plaçkitur, perdhosur e shkaterruar per dy dekada e me shume Shqiperine , kete e dime te gjithe si brenda dhe jashte vendit! Ceshtja eshte se ne nuk duam te na tregoni se cfare kane bere, por duam fakte objektive qe patjeter te ndeshkohen dhe te pagojne deri ne fund krimet e tyre!
    Jemi ngopur me fjale, demagogji e plot brockulla te tjera… gjeni menyren e duhur qe te dalin perballe drejtesise, sepse edhe neser ne ate komision , horrat e ish qeverise, do sillen me arrogance dhe ne si gjithmone do shikojme shfaqet e rradhes me cjerrje , ulerima , shpifje…dhe ofendime karshi jush qe mblidhini prova dhe talljen e rradhes karshi nesh qe ju dhame voten me mendimin se ju Rilindasit do sillnit pak drite per mbare popullin qe ju besoj!

  • Po cfar prisni, mendoni se do denohet ndonje?
    Nuk e kuptoni qe nga shprehja e Z.Felaj:”Gjetjet jane shume interesante”,pra gallate hesapi.Keta te gjithe bejne shou,sipas stilit te kryetarit psikopat.

  • Saliu nuk ka lene gje pa bere gjate ketyre 25 vjeteve te mbreterimit te tij. Krimet e tij jane makaber e duhen ndeshkuar rrepte. Saliu ka krijuar nje bande shume te rrezikeshme.

  • Absurditeti ne kete mesele eshte se ky komision hetimor u kerkua nga opozita, se te ishte per Ramen, Kodhelin, Felajn akoma sot do te vazhdonin te na garantonin ne stilin Kodhelian duke i ngritur syte lart e me gishtin tregues te shpalosur perpara sikur te flisnin ne emer te zotit.
    Deri tani eshte folur shume e nuk jane sjellur fakte duke e kthyer politiken ne reklame me jehone te gjere mediatike si ato produktet e pavlera qe kane nevoje per shume publicitet per tu shitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *