Shembja nga INUK e një godine në Golem, e konsideruar pa leje, përcjell njëherësh simbolikën trishtë të katrahurës urbane në Shqipëri. U shemb një godinë pa leje mes qindrave me leje, që po ashtu meritojnë të shemben, pavarsisht letrave të kopsitura. Zona nga Ura e Dajlanit e deri tek Mali i Robit, është shëmbëlltyra më makabre e një injorance qeverisesë prej çdo krahu qoftë, e një vizioni dritëshkurtër, e një grykësie të pashoqe. Aty dergjen miliarda të hedhura në erë, që e gjejnë një shpjegim afër logjikes, vetëm tek ata zëra që thonë se një para e fituar kushedi se si, nuk mundet të përfundojë në gjëra hajrit e te bereqetshme; që do të thotë se aty thjesht janë pastruar para. Ajo godinë e rrafshuar nga INUK, nuk ka asnjë vlerë në vizionin makro karshi asaj katrahure që nuk ka burrë nëne t`i japë një zgjidhje. Ligjërisht ato mund të jenë me leje dhe kjo është ana më absurde e çështjes, për të cilën thuhet se hall nuk janë ndërtimet pa leje, por ato me leje. Dhe kjo është një prej marrëzive tona, ku të keqen pra e kemi ligjëruar, ja kemi plotësuar letrat. Dhe kjo është më e tmerrshme se sa paligjshmëria! Mjaft të vihet re kjo tek godina e shembur dje në Golem: një ra, por qindra janë ngritur! Ajo që ra, është paligjshmëria; ajo që u mbajt ngritur, qindrafish më e madhe, është ligjshmëria e ta paligjshmes. / E. H.

Skam asnje koment.
Plazhi duresit shemtira, grykesia, injornaca, papergjegjshmeria, antiatdhetarizmi flene ne nje vend.
Te tilla ndertime jane pasqyre e karakterit tone si popull. RREMUJE, PA VIZION, MENDJESHKURTER ETJ.
Po Vangjush Dako si ndihet ne keto momente kure behet fjale pikerisht per durresin…..eh kjo pune kerkon zgjidhje por dhe Ed Rama se ben dot!!!!!!! 100 % te gjithe k/ bashkjaket duhet ti shikojme pas hekurave…po kushe ka b…le ta bej kete???????? Momentalisht eshte mbyll syte mos fol……shqiperia tani pas 23 viteve katrahure Berishjane nuke behet dot pa dhimbje, cdo gje e mire qe qeveria kerkon ta beje… Berishes i duket regres.
Po vete kreu i INUK-ut Artan Lame ka kontribuar ne betonizimin e Golemit apo tani si rilindes eshte bere “çun i mire” e na ben moral e na jep mend.
Artan Lame nuk eshte kreu i INUK.Ke informacion te gabuar ti Info analitike.Por, me sa sa duket ju nuk e keni te pelqyer,nda dhe flisni ashtu per te.
Shperthimi ishte shume amator, kur shperthime ne raste te tilla, duhet te behen me shperthim brenda nderteses, qe te mos dalin copa guresh e tullash jashte.
Nje ekspert i di shume mire si behet instalimi i dinamitit, jo me brima nga jashte kollonave, por brimat behen brenda kollonave dhe shperthimi, nuk ben demtime te ambientit perreth.
Dua tju sqaroj , se objekti qe u prish dje nga INUK nuk eshte ne golem por ne Komunen Rrashbullit. Ne Komunen e Golemit nuk ka ndertime te tilla.
Kater ndertime pa leje tek ura Dajlanit dy prej tyre Hotele e Restorante dhe dy te tjerat ndertesa per dhenije me qera.Te kater ndertimet ne parcele qe plani urbaistik ka te miratuar ndertesa mbi 5 kat.Dy vendime ka marre KRRTe Bashkise Durres per prishje te tyre dhe nuk i ka ekzekutuar ISH Policija ndertimit Durres pas ketyre vendimeve eshte nxjerre uredheri i ish Dr.Policise Ndertimit Tirane dhe nuk i ka ekzekutuar perseri ish policia ndertimit Durres.Per dy ndertesat 3 dhe kater kate ndertime pa leje qe jane te perfshira ne zonen e mbrojtur ka marre vendim per ti prishur per vec Bashkise Durres edhe KRRTRSH Tirane dhe perseri ish policija ndertimit nuk i ka prishur.Qe kur eshte ngritur INUK Tirane eshte njoftuar per keto ndertime pa leje qe megjithse jane marre vendimet per ti prishur vazhdojne te mos prishen deri kur do te vazhdoje ?!!!Ligji zbatohet pa standarte te dyfishta presim se kur do ta zbatoje edhe per keto ndertime paleje INUK ligjin.Deri tani INUK po nderhyn ne menyra te shkeputura sa ne nje zone ne nje tjeter bregdetare pa mbaruar p.sh. bregdetin e Durresit shvendoset ne nje zone tjeter.Nuk kuptojme ne se ka nje plan te percaktuar per te pastruar vijen e bregdetit ne te gjithe zonen bregdetare nga ndertimet paleje dhe kur do te perfundoje kjo per seicilen zone.
Ka nje ligj,qe nuk lejon ndertime 100 m larg bregut,Merrni buldozerat dhe tanket e ushtrise(nqs,ka metur pa shitur nga Imam aktori)dhe i hyni bregdetit bydevi.Late perlat e natyres shqiptare ne dore te katunareve te komunave te rrashbullit,golemit,kavajes,qerretit,rrethgrethit,goses,Luzit Karpenit,Ja varet katunareve melcine ne qafe.Kryemalokut Vicidol i dhate Shqipnine ne dore,qe si rregull opingat me balte duhej ti hiqte ne Tropoje,kurse ne Tirane duhej te futej me vize.Nuk e vume ne timonjer ke varka e bllokut,as ke qoshja e oxhakut te Enver Hoxhes.
Katrahure që nuk ka burrë nëne t`i japë një zgjidhje??? Futi tritolin nga fillimi ne fund e per 2 muaj e ke plazhin e virgjer prape. Po kush ta beje thuaj se ata kane bizneset e tyre aty