SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje Dita! Këmbanat ka kohë që bien e gjëmojnë. Kush ka mendjen të kthjellët, të thellë e të gjerë, ngjitet lart e më lart, nga ka çarë errësirën mendimi e vepra e trimave me fletë. Kush ka mendjen e turbullt, të ngushtë e të cekët, përpëlitet e kalbet në kënetë. BE-ja, që në fazën e idesë, projektit e më pas zbatimit e ngritjes së saj, as ka qenë dhe as që mund të jetë në shërbim të popullit europian. U ndërtua për t’i shërbyer kapitalit të madh europian e atij do vazhdojë t’i shërbejë sa të ketë jetën. Sado ndryshime e strukturime në formë t’i bëhen, përmbajtja e saj mbetet e njëjtë. Bazamenti ekonomik, e si rezultat i saj dhe marrëdhëniet ekonomike ndërnjerëzore mbeten po ato. Pra, përderisa baza mbi të cilën është ngritur superstruktura e BE-së nuk ndryshon, asgjë s’ka për të ndryshuar. Anija e BE-së të cilës i janë hapur e do t’i hapen vrima të shumta, po në këto ujëra të turbullta do lundrojë. Me respekt, N.Y.

Po or Enver Hoxha i ri, ata nuk kane buke te hane………