(Monolog i Sali Berishës përpara gjumit të mbrëmjes)
Poshtë Edvin Rama
Poshtë edhe Iliri
Rroftë Jozefina
Rroftë Strazimimiri.
Rroftë e qoftë hashashi
Që prodhon Fushë-Kruja
Poshtë Amerika
Poshtë Arvizuja.
Poshtë kjo shumicë
Poshtë socialistët
Rrofshin të papunët
Rrofshin dhe grevistët.
Poshtë gjithë e majta
Mimi ogurzeza
Të na rrojë Nertila
Tilla Qafëzeza.
Poshtë Enver Hoxha
Se qe një hafije
Që më bëri mua
Sekretar partie.
Poshtë Ditmir Bushati
Poshtë Bamir syfeti
Të më rrojë Basha
Basha edhe deti.
Poshtë ish-partizanët
Që kanë mbetur gjallë
Rrofshin gjithë ballistët
Që kanë bërë pallë.
Poshtë Sajmir Tahiri
Poshtë ai legen
Poshtë dhe statusi
Që prej Ramës vjen
Poshtë edhe ushtria
Që futëm në NATO
Të na rrojë Divjaka
Edhe Riformato.
Të më rrojë Basha
Që s’më heq timonin
Të na rrojë droga
Bashkë me avionin.
Dhamë det në jug
Për të hedhur lumin
Siç dha Ahmet Zogu
Dikur Shën Naumin.
Rrofshin idealet
Që kishin ballistët
Rrofshin gjithë hajdutët
Rrofshin gjithë xhepistët.
Rroftë sërish statuti
Që kaq shumë e deshën
Poshtë shqiptarët
Që shollet me veshën.
