Si një shoqëri me gjykime ekstreme të tipit bardh e zi, ne shenjtërojmë e shejtanizojmë me një lehtësi të papërballueshme çdo gjë dhe çdokënd. Për shembull, një fat të tillë e ka patur Sali Berisha dora vetë, që në fillimet e demokracisë u konsiderua shenjt e pak vite më pas djalli vetë, për t`u rikthyer sërish si shenjt e për t`u larguar po si djall. Tek të shenjtët janë përfshirë dhe ish- të përndjekurit politikë. Ka qenë e deri diku e është ende tabu që të tentosh të shohësh mes tyre dhe ndonjë që nuk e meriton këtë vlerësim të lartë. Sepse vuajtja e tyre ka luajtur një rol shenjtërues. Por një preçedent sa historik aq dhe aktual, e rrëzon tezën sipas së cilës vuajtja është baraz me të drejtën; ata janë hebrenjtë.
Në Luftën e Dytë Botërore, ata pësuan një prej fateve më të trishta në histori, gjë që bëri të shenjtërohen deri diku. Por pak vite më pas, ata vetë do shndërroheshin në shkaktarë të një prej tragjedive që dhe sot vazhdon: ajo e popullit palestinez. E duke iu rikthyer rastit tonë, askush nuk e vë në dyshim dhunën e sistemit komunist aplikuar në emër të luftës së klasave, duke viktimizuar sa e sa fate njerëzore, duke prodhuar sa e sa tragjedi individuale e familjare. Ajo që vlen për t`u diskutuar në këtë rast, është filli moral që shoqëroi fatin e ish-të përndjekurve në kushte lirie. Është keqardhëse ta thuash se jo të gjithë e ruajtën shenjtërinë e tyre më pas, duke u kompromentuar rëndë në akte abuzivizmi moral e praktik.
Dhe në krye, qëndron pozicioni i tyre karshi një figure si Sali Berisha, një komunist sui generis, për të cilin çuditërisht nuk kanë patur atë ndjeshmërinë e thellë shoqëruar me reagime të ashpra ndaj çdo gjëje komunistoide. Një pjesë, siç thotë populli, u bënë bythë brekë me të; një pjesë tjetër as që ua ndjeu fare që një komunist po merrte flamurin e demokracisë; ndërsa një pjesë tjetër më e vogël u shfaq skeptike dhe deri diku mospajtuese me këtë figurë. Dhe pyetja shtrohet: po sikur vetë Ramiz Alia të kishte ndërruar lëkurë politike në kapërcyell të `90, a thua vallë do ndiqej po i njëjti model sjelljeje si me Berishën?!
Të përndjekurit politik, më parë se të hidhen në beteja me armën e urisë për të marrë dëmshpërblimet financiare të burgut, duhet të rishenjtërohen moralisht duke kërkuar më së pari që t`i tregojnë vendin Sali Berishës. Duhet ta kishin bërë që në fillim. Siç shoqëria u detyrohet shumë atyre, edhe ata i detyrohen shoqërisë për t`i thënë ndal së keqes. Ata nuk kanë patur asnjë arsye logjike për të qenë pranë së majtës, për t`i bërë fresk asaj ose për të bërë pakte me të. Dhe në emër të këtij morali, aq më pak duhet që Sali Berisha të përkëdhelej prej tyre. Ata kurrë nuk duhet të harrojnë se në kohën kur u dilte tamli i nanës prej vuajtjeve në burgje e internime, Sali Berisha shkëlqente si një yll i të kuqve zbritur nga mali. Ata sot, janë viktima të kësaj harrese.

U zuri syte ‘lemosha’ qyqareve !
I ka genjyer Berisha sa eshte shqepur ! Cave me grada,cave me para,cave me prona…por ama u vinte dhe nje kusht : Kur te fishkellente Berisha te mblidheshin ne rresht per ‘hyzmetllek’ !…Ca e bene e ca s’e bene. Ca dolen te fituar e ca te humbur, si moralisht si parelisht ! Ja, nuk eshte skandal qe ai Miraka s’ka marre asnje cent (?!)… pot coc tjeter ka perfituar, se vullnetarizmi ka vdekur edhe mes vetit.
Une kam patur shume respekt per ta, jam perulur me dhimbje,pasi ne fije te perit kam shpetuar dhe vet…por te tallen ca me dinjitetin e tyre…eshte me shume se ndeshkimi ne at’kohe! Influenca e tyre ne shoqeri eshte venitur ne mos eshte mocalosur e kuterbon sejmenllek e jo kapadaillek per qendrueshmerine e at’hershme dhe perthyerjen e tanishme…U ka rene ‘bursa’ e influences dhe respektit, pasi e kane perdorur vend e pa vend,per interesa te te tjereve dhe jo te tyret…Politikanet e kane shfrytezuar mrekullisht dhimbjen e tyre kolektivisht dhe jo individualisht,pasi eshte me e kollajshme bindja e turmes sesa e individit,dhe pastaj percarja mes veti si ne brgjet komuniste ku spiunoheshin mes veti dhe ‘sundoheshin’ me kollaj.
Ish te persekutuarit le te merren me politike,pasi ne te kundert do te thote se s’merren me jeten, por kjo jo domosdoshmerisht nenkupton me partite politike…Megjithate, njeriu eshte plotesisht i lire dhe per kete eshte plotesisht pergjegjes,thosh Sartre…
Shoku E.H.,
S.Berisha nuk është më kryeministër.A ke dijeni për këtë fakt?
Kurrë nuk n’a u dha një tabllo e qartë e arsyeve të persekutimit te ketyre njerëzve!? Të ndeshkuarit e ndergjegjes meritojnë respekt,ndersa ata qe u futen ne burgje si bashkepuntore te fashizmit (jo familjaret e tyre) ose agjentë te agjenturave te huaja nuk ka pse te shenjterohen dhe as te ç’shenjterohen. Fjalen e kam gjithnje per pergjegjesit direkt jo per familjarët e tyre? Të dytët kane vuajtur pa te drejte pasojat e denimit të të pareve! Per bashkepuntoret direkt te fashizmit dhe te agjenturave te huaja as kam pasur dhe as do te kem ndonjehere respekt!? Per familjarët e tyre po?