Një 22-vjeçar me inicialet K. K., u shpall në kërkim nga policia vendore, pasi u denoncua se ka vjedhur dhe shitur një veturë. Denoncimi është bërë nga pronari i makinës “Ford Focus”, i cili dëshmoi se i ka lënë në përdorim shokut të tij nga fshati Sheqeras veturën në fjalë para pak muajsh dhe pasi është kthyer nga Greqia mësoi se mjeti që kishte lënë në ruajtje i është shitur. I dëmtuari pretendon se nuk po e gjen dot makinën, ndërsa i dyshuari është arratisur dhe nuk jep shpjegime për rrethanat.
