Rama në Gjirokastër: Rrënimi do të marrë fund, do të fillojë një jetë e re

anazapta

Kryeministri Edi Rama ishte sot për një vizitë në Gjirokastër. Rama shoqërohej nga ministrat Erion Veliaj dhe Mirela Kumbaro dhe nga Drejtori i Fondacionit Amerikano Shqiptar të Zhvillimit, Michael Granoff.

Gjatë vizitës, Rama u shpreh se Gjirokastra është një vlerë e madhe e qytetërimit europian dhe i përket trashëgimisë kulturore botërore. Ai theksoi se gjendja në të cilën ndodhen monumentet historike është njollë turpi për ata që qeverisën gjatë 8 viteve të fundit.

“Ky qytet është braktisur dhe rrënuar për vite të tëra. Ne do të fillojmë me një ndërhyrje masive në 29 rrugë të qytetit, do të vazhdojmë me lidhjen e qytetit me liqenin përmes një rruge të re, do të krijojmë kushte të reja në gjithë parkun e liqenit, sikundër po përgatitemi për një projekt të marrjes në dorë të gjithë monumenteve të kategorisë së parë”, theksoi Rama.

“Ky rrënim do të marrë fund, Gjirokastra një nga qytetet e rralla të Europës. Kjo pasuri e jashtëzakonshme  me zgjuarsi dhe investimet e duhura mund të kthehet në burim mirëqenieje. Varfëria dhe papunësia në Gjirokastër janë sot në nivele të patolerueshme. S’ka asnjë arsye që me punën e duhur dhe kohën e duhur të Gjirokastra të mos jetë një vend me punësim të plotë dhe pa asnjë të varfër”, theksoi Rama.

Share This Article
5 Comments
  • “Ky rrënim do të marrë fund, Gjirokastra një nga qytetet e rralla të Europës. Kjo pasuri e jashtëzakonshme me zgjuarsi dhe investimet e duhura mund të kthehet në burim mirëqenieje. Varfëria dhe papunësia në Gjirokastër janë sot në nivele të patolerueshme. S’ka asnjë arsye që me punën e duhur dhe kohën e duhur të Gjirokastra të mos jetë një vend me punësim të plotë dhe pa asnjë të varfër”, theksoi Rama.
    Me thuaj ndershmerisht Edi sa here te ka vajtur mendja per Gjirokastren gjat ketyre 10 muajve ? Po Erjonit, po Benit po Cacit ?
    PAROLE-PAROLE dhe PSEMATA qe pale PSEMATA.
    Ju nuk u gjetet pune komisionereve Tuaj (te PS-se) e jo ti gjeni pune popullit.
    Ne Gjirokaster s’ka fituar PS-ja por ka fituar Tavo Qeni dhe LSI-ja.
    Ik o Edvin se je bere me keq nga SALA me keto mashtrime.
    Lere rrehat Gjirokastren e gjorokastritet ne hallet e tyre, ne fukarallekun e tyre.
    Shko genje ndonje tjeter.
    Po te kujtoj se ky qytet ka nxjerre kolose te mendimit ekonomik, intelektual, artistik, politik, shkencor, etj. si dhe figura te pazevendesueshme kombetare e patriotike.
    Nese te presin, e bejne per kulture. Por, mesoje se te presin ata (Bimja me shoke) qe te shfrytezuan ty dhe PS-ne 10 vjet rresht dhe u bene BAJLOZA nga korrupsioni.
    U a fute njehere gjirokastriteve, t’e lumte. Ne e hengshin prape karemin tend, t’u beje mire atyre e hallall te qofte Ty.
    Ne Gjirokaster mos vije asnje parti e madhe (PD,PS,LSI, etj) per vota, me mire pa votuar.

  • Simon Bolivari, clirimtari i Amerikes Latine, lindi ne Vnezuele. Ai udhehoqi revolucionet qe fituan nga Spanja, pavaresine, per: Venezuelen, Kolumbine, Ekuadorin, Panamane, Perune e Bolivine. Ushtarak brilant, shtetar i madh dhe orator i vecante; qe do ilustrohej me kete adrese elokunete ne Angostura, 15 Shkurt, 1819, ne hapjen e Kongresit Kombetar te Venezueles. [me pershtatje]

    ***

    Gjirokastrite!

    Depozitoj ne duart tuaja komanden supreme te Argjirokastres. Lavdia dhe e ardhmja jane me ju. Ne kete moment une jam vecse nje qytetar i zakonshem por do ju sherbej deri ne vdekje. Gjirokastra ka nje grup Cunash qe kane treguar vlera ne udheheqje te saj, me talente, virtyte, experience dhe gjithshka qe duhet ta drejtojne ate. Keta qytetare kane perballuar rreziqe e papunesine, por sot e me pas; pas lidhjes se Liqenit me nje rruge te re [permes] so ndalojme rrenimin e do promovojme shpresen. Mjaft me me rrenimin, une jam sot ketu…qe ti japim fund dhe baracaletave me Gjirokastrite [Sorry- Mum] e te mos tolerojme me lypjen as mjerimin. Na kane akuzuar se ne flasim vec me TV-GAZETA-FB-e- Twiter, pra ja ku jam sot ketu. Me lini t’ju ndihmoj, ose me beni
    … Kurban.

    [gris kemishen/ hap gjoksin]

    Thone qe ngela avion-me-avion e studio-me-studio televizive; ka nga ata qe mendojne se kryeministri duhet dhe te pushoje e te ri-freskohet per neser; por si mundem une te fle?!! [z. Veliaj tund koken ne aprovim] Tani ka ardhur koha ta bejme Gjirokastren me Konkurs. Do sjell 3 studio Angleze e 2 Franceze, ta shohe z. Berisha si do behet ky qytet. Nje Opozite e papergjeshme ju la ne kete gjendje. Ne do ju kthejme Gjirokastritetin (sic) e do zhdukim drogen. Ta dine te gjithe se Rilindja nuk eshte nje fjale, por “Menyre Jetese” Ringjalluni me Mua. Historia do na Gjykoje. Kush me jep nje Allejuja. Alejuja brother … Aleluja.
    ====.

    Ka disa jave qe Kr-M yne po me kujton Chemical Ali [Ali Kimikun] qe pergenjeshtronte humbjet kur ne horizont degjohej zhurma e Tankeve Amerikane. Me indinjate thonte: po i dermojme armiqte. Z Rama, tanime meriton te quhet “Ed-Kozmetiku”. Me nje maxhorance absolute; me te cilen mund te kaloje nje parmende mes Parlamentit, akoma s’ka bere nje reforme thelbesore. “Cunat” po i sjell verdalle nje KLD! Nje Gjyqtar i pa-pergegjeshem i ben karshillek nje Pepublike. Kr-M thote “ FMN-ja nuk eshte si Sudja!” e Banka Boterore po na jep “lavderime per punen e mire!” Pasi mori persiper “ne tager te vet” te nderoje te gjitha “borxhet-Berisha” nen Emrin Tone!! Dhe ne fund…”tronditet, cuditet dhe nuk e beson” se Avionet qenkan ulur dhe me pare, ne Shqiperi. E akoma me keq, ka 800.000 qytetare qe jetojne me me pak se $2 ne dite!

    Ne situata te tilla ka vec dy rruge:

    1) ti shtrohesh punes, duke bere aq sa te lejojne mundesite e me shume Modesti, per popullaten me te varfer te Europes. Pra te fshihesh e te rrish ne zyre!

    2) ti rrish publikut ne ftyre dite-e-nate ne Media, e me pathos Deklarativ te premtosh gjera qe nuk i ben dot [se s’ke financat] duke harruar ato qe mund te behen.

    Nga nje Qeveri Barbare qe iku duke shperdoruar cdo aset kombetar, tani kaluam ne Kozmetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *