Koloneli Sokol Çunaj është emri i personit që përmendet me iniciale nga ish-kryeministri Berisha e më pas edhe nga media, si piloti që ka dëshmuar për avionë në Gjadër. I shokuar, zoti Çunaj mohon të ketë parë e dëshmuar për avionë që ngarkoheshin me drogë në Gjadër.
“Është gjithçka e manipuluar. Më vjen keq që këtë e bën ish-kryeministri im. Unë jam pilot gjuajtës-bombardues. Si parantezë, kam fluturuar rreth 15 tipe avionësh e helikopterësh, jam instruktor për të gjitha tipet dhe pilot testues. Jo vetëm që nuk kam dëshmuar, por nuk më ka pyetur askush dhe më vjen keq që këtë e thotë ai të cilit i kam shpëtuar jetën para disa vitesh. Po shuhej motori dhe e kam ulur në tokë shëndosh e mirë”, tregon Çunaj.
Koloneli shprehet i zhgënjyer për faktin se lirimin e tij nga ushtria e ka marrë vesh përmes medias dhe Facebook-ut të Berishës, pasi Ministria e Mbrojtjes nuk i ka komunikuar ende zyrtarisht asnjë vendim.
“Më i zhgënjyer në këtë moment jam nga Ministria e Mbrojtjes. Minimalisht duhet të isha thirrur e të pyetesha sepse kam bagazhin e duhur në këtë drejtim. As nuk jam pyetur e as nuk kam deklaruar asgjë për këtë komision. Përkundrazi, jam ndëshkuar nga Ministria e Mbrojtjes pasi jepet urdhri i lirimit për papërshtatshmëri me vendin e punës. Kjo, në një kohë kur në forcat ajrore janë 5 vende për kolonelë pilotë dhe unë jam i vetmi”, thotë Çunaj./tch

C mund ye presesh nga SALI BERISHA njeri qe sajon mundohet te perfshi sa me shum njerez ne sajesat e tij .K y njeri me keto gjera po na ul e fyen si KOMB .Shqiptaret ne shekuj vertet nuk mund te ken pat ato te mira qe kan pat kombet e tjera per shum faktore objektiv e subjektiv por te gjithe shqiptaret nga PERVEZA deri ne MITROVICE nga lindja ne perendim te ketij vendi kan pate nje veti tew ralle e te vecante kan pate FISNIKERIN e KRENARINE por ky SALI BERISHA se paska ndoshta nuk eshte shqiptare zoti ose ai me mire e di vete cfare eshte vetem SHQIPTARE nuk eshte.
Sokolin e njoh personalisht. Thotë të vërtetën. Saliu genjen për ate qe thotë. Gënjen dhe pikë! Sokol,-padite për shpifje zagarin?
hapi gjygj qe te besojne saliu se ne te besojme hapi gjygj
denoncoje pik kreminelin e spitalit 17 kasapin e Shqiperise
qe e beri kombin lesh e li nji cop katunar i Viçççit te gopit dolit
Po c’bere more Sokol djali , qe i shpetove jeten nje krimineli te poshter , qe nuk ka shok ne tere boten !! Ta kishe lene te ngordhte , se do te kishte shpetuar Shqiperia e cfilitur pre tij e vrasesve , hajduteve , zagareve te tij !!
Denonco Saliun per shpifje por dhe ato qe te kane hequr nga puna ,sepse thote populli nga i thati digjet dhe i njomi.
Qeveritaret tone me qe jane te rinj dhe pa experience drejtimi marrin vesh dicka(pa u thellu e konsultu)pezullim pushim shkurtim nga puna etj.Dhe per ty thote Sala me tha x o burra hiqe x por nuk ja dine vleren e x qe eshte e pa zevendsushme.Me fal une nuk te njoh dhe nuk kam haber nga aviacioni thjesht jam bujk.