Beteja për Europën e Re

redaktor

Çfarë ndodhi? Asgjë nuk ndodhi, ose të paktën asgjë për të cilën nuk ishim të paralajmëruar. Fashizmi, u konfirmua në mes të ditës në mes të Europës pikërisht në të njëjtin muaj që 69 vjet më parë ishte mposhtur me kosto të larta njerëzore.

Historia është e dënuar ta përsërisë vetveten, e ashtu si pas Luftës së Parë Botërore, ku kriza ekonomike i hapi rrugë partive të ekstremit të djathtë, në të njëjtën formë, dhe para disa ditësh, ndodhi  e njëjta gjë. Sigurisht siç e do dhe epoka post-moderne që po jetojmë, me më shumë ngjyra, logo, e pa forca ushtarake nëpër rrugë, por që pas këtyre zgjedhjeve nuk do ishte çudi që nga skutat e historisë të dilnin dhe ato,madje me të njëjtat uniforma.

Ekzagjerim? Kush i ka dëgjuar deklaratat e Mari le Pen për shfarosjen e emigrantëve nëpërmjet kimikateve apo ato të Lega Nord në Itali, duhet të kuptojë që dhe vetë Hitleri, i mbajti të fshehura kampet e përqendrimit. Kjo tregon në fakt e me fakte se sa larg kemi shkuar, kur deklarata të tilla jo vetëm nuk shkaktojnë trauma shoqërore, por pranohen, madje votohen duke i dhënë shumicën në vende si Franca, djepi i politikës emancipuese.

Zizek, Badiou, janë vetëm dy prej emrave që nëpërmjet angazhimit intelektual por jo vetëm e kishin paralajmëruar këtë fat të Europës, muaji i mjaltit me kapitalizmin liberal kish kohe që kish mbaruar.

Nuk ka shpëtim për politikat e politikanët liberal në kohë krize, ata duhet të zgjedhin, ose do shkojnë majtas ose do shkrihen nën dhunën fashiste e cila është më e qartë në qëllim e në organizim.

Ëndrra Europiane siç e njohim nuk ekziston më, e sa më shpejt ta mësojmë ne si të majtë, aq më shpejt mund të mobilizohemi. Sot nuk ka problem me shtetet ka problem me sistemet. Kapitalizmi liberal prodhon një krizë sistematike e ndërtohet mbi padrejtësinë sociale, ndërkohë që Socializmi i shekullit të shkuar është projekt plotësisht i dështuar, ndaj siç thotë Zizek, është e domosdoshme që në çfarëdo qëndrimi apo propozimi duhet të jemi tërësisht modern.

Sot në Europë ka dy probleme që bënë avancimin e partive fashiste, ekonomia dhe emigracioni. Këto në fakt janë një problem, sepse emigracioni prodhohet nga mungesa e alternativës dhe neo kolonializmi ekonomik në vendet më të varfra, por dhe recesioni ekonomik i Europës e nxjerr akoma më në dukje këtë problem. Gjithçka tjetër që nuk lidhet me diskutimin ekonomik, duhet përjashtuar nga forcat e majta si racizëm i pastër me të cilin siç tha dhe Kryeministri Rama nuk duhet bërë dialog por duhet përballur në të gjithë frontet.

Teza e Badiou që në Europë nuk ekziston beteja mes të majtës e të djathtës sepse praktikisht gjithë partitë e qendrës kanë shkarë djathtas u vërtetua katërcipërisht në këto zgjedhje. Europianët nuk kishin pse të zgjidhnin kopje kur mund të zgjidhnin origjinalin, kjo tregon dhe avancimin e partive të ekstremit të djathtë, e kjo shpjegon dhe pse kush kish mend në kokë nuk e analizon këtë si surprizë, por si një proces që kishte 20 vjet që piqej gradualisht.

Beteja e re “për Europën” sapo ka nisur. Të majtët Europianë kanë dy zgjidhje, ose do vazhdojnë të lozin “liberalët” e nën udhëheqjen apatike të Martin Schulz do lundrojnë sërish në një varkë plot me të çara ku duart e tyre nuk mjaftojnë për ti mbyllur, e ku përherë e më shumë do tolerojnë politikat e djathta për të kërkuar konsensusin e shumicës. Ose do zgjedhin rrugën e Tsipras, jo të atij si individ, por të përballjes me fashistët në të gjithë nivelet e në të gjithë fushat, duke i ngulur fort këmbët në vlerat që e kanë bërë bashkë Europën, solidaritetin, humanizmin e internacionalizmin.

Që prej të dielës së kaluar kë një vijë të qartë ndarëse mes kush është progresist e kush fashist në Europë, e askush nuk e ka më luksin të pedalojë në mes së asaj vije, tashmë të gjithë ato lidera e parti që e bënë një gjë të tillë u gremisën e bashkë me ta dhe teoritë e tyre liberale. Europianët folën qartë, tani i mbetet politikanëve të marrin një vendim se nga cila anë e historisë duan të rreshtohen.

Megjithatë këto zgjedhje nuk duhen parë si fatalitet, por si një mundësi për të “ngritur gërmadhash” një Europë të re, duke ndërtuar kësisoj një qasje të re sistemi ekonomik me bazë solidaritetin dhe jo kolonializmin siç kish ndodhur deri më tani, e është pikërisht nga ekonomia ku duhet të nisë gjithçka.

Antonio Gramshi në “letrat e burgut” thotë;- “Njerëzit në masë nuk i binden pasioneve por nevojave ekonomike. Politika është një pasion, atdheu është një pasion. Këto dy ide ekzigjente kanë në histori vetëm një funksion sipërfaqësor, në të vërtetë jeta e popujve në shekuj është ndikuar vetëm nga loja e rinovuar e çështjeve materiale. Ekonomia është gjithçka.”

Nisur nga kjo premisë,nëse duam që Europa të vazhdoj akoma na duhet një “vëllazëri kombesh” në ndarjen e të mirave materiale,ashtu si në 45, kur dhe pse Gjermania doli e humbur nga lufta, kurrfarë kufizimi ekonomik nuk u vendos, por përkundrazi u vendos rimëkëmbja ekonomike e këtij vendi “armik”. Kjo është fryma fituese që ngjall shpresën në Europën e re, jo penalizmi, kufizim, lënie jashtë kufijve Europian, por e kundërta, mbështetje, pranim dhe angazhim vëllazëror në ndërtimin e një koncepti të ri ekonomik.

Për këtë ajo që ndodhi këto zgjedhje në Greqi është shumë frymëzuese, dhe pse opinioni publik i traumatizuar nga hedhja e menjëhershme në greminë, kërkonte shpagim dhe armiq, Syriza u PËRBALL jashtë mendimit dominant e triumfoi. Përballja me fashizmin, si atëherë por dhe sot mbetet për popujt e emancipuar e vetmja rrugë.

Share This Article
4 Comments
  • FASHIZMI eshte shpata e mprehte qe i duhet KAPITALIZMIT per te nenshtruar popujt me TERROR!!!
    Votimi ne mase i partise FASHISTE ne France ,nuk tregon zgjidhje,por se ky sistem ka DESHTUAR me kohe,ndaj i duhet nje INXHEKSION MORFINE me FASHIZEM,per te mos i ndjere dhimbjet!!!
    Socializmi NUK KA DESHTUAR vete,por i rrethuar e i goditur,TRADHETUAR nga brenda e jashte,ai nuk gjeti forca per te vazhduar!!!
    Krahasoni po mundet TE MIRAT,QE SDHUMICA E POPULLIT KISHTE NE SOCIALIZEM dhe ne se ka ndonje te MIRE JETIKE tani ne KAPITALIZEM!!!
    Te tjerat kakohe per t’i zgjidhur!!!
    Ky Laerti mbahet per i MAJTE,por [perderisa eshte kunder SOCIALIZMIT dhe NUK JEP ASNJE SISTEM TJETER ALTERNATIV,ngelet vetem nje KALEMXHI i ketij sistemi te KALBUR e ANTI NJEREZOR!!!
    Shikoni se cfar ben Sali Berisha,qe 1 milion shqiptare e shporren nga sundimi!!!
    Ne dosjen e tij ka me dhjetra KRIME TE RENDA ,por SISTEMI KAPITALIST I RUAN NJEREZIT E VET KANCEROZE,NDAJ AI NE VEND QE TE PLASET NE BURG,i ben karshillek nje populli te tere!!!
    A do guxonte ky BANDIT te bente keshtu ne SOCIALIZEM???
    KURRE!!!

  • Që prej të dielës së kaluar kë një vijë të qartë ndarëse mes kush është progresist e kush fashist në Europë, e askush nuk e ka më luksin të pedalojë në mes së asaj vije, tashmë të gjithë ato lidera e parti që e bënë një gjë të tillë u gremisën e bashkë me ta dhe teoritë e tyre liberale. [artikulli]

    Dobet.

    Ne nje gje duhet pergezuar autori [te cilin e degjoj per here te I-re] se ka dhene perkatesine e tij politike [i majte] qartesisht e pa ekuivoke; e kjo shpjegon perceptimet e deshirat e tij. Rendom ne politike ka shprehje te tilla, ne lufte, kohe krizash apo ne votime; “s’ka rruge tjeter, zgjidhja eshte e thjeshte…kete-apo ate!” Kur jeta eshte e komplikuar, e njerezit jane komplekse. [dy koncepte qe duken te ngjashme, por ne detaje ndryshojne]

    Sikur te gjithe te mendojne si z. Kola, dhe mund te ishte keshtu. Por Partite Europiane, si Liberale si ato te ngjyrave te tjera, ne fillim kane problemet kombetare. Europa – per shume qe jetojne ne Europe – eshte nje koncept Ezoterik, qe as e shohim ne jeten e perditshme e as nuk na ben vone. Ndoshta ne vendet e vogla e ato qe kane hyre vone; ndoshta dhe ne Italine e bere cope-cope ku sllogani bombastik i zgjedhjeve eshte ” te ndryshojme Europen” [ku askush se pyet Italine e mbytur ne borxhe/papunesi/korrupsion, se ku/si ekziston] por jo kudo.

    Europa vjen ne kohen e politikes ekstreme dhe kur media ngre pyetje per fondet, zgjedhjet etj; e shume nga ne nuk e dine se ke kemi MEP, aq me pak na intereson. Europa si koncept nuk nisi per Bashkim Europian – kjo gjithmone, me persistence e me djallezi, jepet si projekt i tille largpames – por thjeshte si heqje tarifash per “qymyrin dhe celikun” Ne nje Bote ku Europa kishte fare pak ze, e mbrojtjen ja garantonte SHBA-ja, filluan ca perpjekje “per te bere dicka”. Ne shume vende Popullata nuk eshte pyetur, ne te tjerat jane manipuluar, ndryshuar e falsifikuar referendumet; Europa tashme eshte vete Problemi, jo pjeset e saj.

    Nje kaste Bureokratike, e cila ne 12 vitet e fundit nuk ka bere auditim akontosh te brendshme [nuk i firmos kush] kerkon kontribute per numra gjigante bureokratesh, perkthyesish, parlamentaresh e kominsioneresh, dhe stafet e tyre; dhe nuk jep llogari tek askush. Nje here ne vit, cdo vit, me kuc-e-me-mac, zhvendosen ne Strasburg [sepse e do tradita] per nje muaj, duke shpenzuar akoma me teper…e krejt pa shkak. Nuk eshte vetem z. Kola, qe bie ne gabime te tilla, vete SHBA-te, duke kujtuar se eshte me e lehte te merren me nje Organizem Kompakt, “keshillojne” se eshte me mire ne Europe sesa jashte saj. Si harrojne sa veshtire jane vendimet ne NATO?

    Nejse, Europa e ka treguar se eshte nje mamuth pa elasticitetin e duhur e pa mekanizmat reale te jete decizive ne kohe krizash; ne Qipro, Greqi, Hungari e etj, ne forma te ndryshme shikohet qarte se sa e pa-fuqishme eshte; disa te tjera i ka perkeqesuar, si ne Ukraine. Me vendet e Ballkanit se di ku e ka koken dhe as bishtin. Sigurisht ka zgjidhje te tjera pervec imperatives qe jep artikulli; autori niset nga premisa se o Europe o asgje tjeter. Duket e dhimbshme per te, te mendoje se para Europes, ka pasur shtete te vecanta, sic jane dhe do ngelen gjithmone. Meqe kete kend ai nuk e ve ne dyshim fare, atehere -ndoshta – i del detyre DITA-s te bie nje mendim te kundert me te nga dikush qe ka mendim me hapesira me te lira; e krejtesisht i pa-kushtezuar ne nje ngjarje a nje ide te vetme. ~50% e Popullsise Europiane jane dhe kane qene skeptike. Jo sot…e as 20 vjet me pare, keshtu eshte e verteta; vecse nuk i ka pyetur njeri. Dhe koncepti i Partive – sic paraqitet ketu – s’eshte si me pare; ato realisht nuk perfaqesojne popullaten ne forma masive; ka nje erozion te elektoratit dhe ideologjise tradicionale; sic dhe ka majft apolitike te cileve mesazhet majtas/ djathtas nuk u ndikojne fare.

    Kete rradhe pjesmarrja ne votime ka qene me e uleta qe nga 1979, ne Britani ~35% Poloni ~27% Sllovaki ~20% France ~40% etj. Kjo tregon nje mungese interesimi e zhgenjim me politikat tradicionale te brendshme si fillim, ku popullata e merzitur dhe e lodhur, nuk beson ne ndryshime substanciale a se zeri i saj do degjohet. Badiou, cili merret si benjamin i se majtes ne fillim do shpjeguar kush eshte; jo thjeshte nje i majte por i te majtes radikale; origjina e tij eshte Marksiste. Si filozof kerkon te verteten por ne politike kerkon aktivizem individual dhe revolucione potenciale. Te “mira per te gjithe nuk ka” sic dhe eshte e lehte te japesh receta zgjidhje duke treguar deshtimet, por ama ne finance e ekonomi keta zoterinj nuk e kane idene [a s’duan t’ja dine] se cdo orgazim gjigant kalon ne hemorragji parashe. Zizeku shkon po ne keto linja, si Teorist Social [ve/re -te gjithe keta zoterinj te nderuar jane teoriste te mbaruar!] e te mesuar me nje Rend te meparshem [lufta e ftohte] dhe te disorientuar tanime; kane filluar me teori dhe slogane ” qe mbeshtjellin gjithshka”

    Shiko si ne artikull. “Koha post-moderne” e “kapitalizmi liberal” “fundi i historise” e keshtu me rradhe. Historia as nuk filloi me ne e as nuk mbaron ketu, aq me pak me nje Rend Shoqeror, kur dihet se kemi pasur Perandori qe kane zgjatur dhe 1500 vjet. Ne fakt keta “mendimtare” [dhe te tille jane, nuk e mohon dot njeri, derisa puna vjen tek Financat] shkojne thelle, e deri tek Kanti; qe kerkoi nje Urdher Trans-nacional; duke krijuar nje Shoqeri Globale. Dicka qe praktika e perjashton dhe precedentet historike e kundershtojne; nese ka globalizem ne komerc nuk do te thote qe jemi te gjithe “globale” dhe do bashkohemi ne organizma, apo nje te tille, ku te gjithe mendojme/veprojme njesoj; sepse disa koncepte filozofike [universale – sipas tyre] thote qe ne ate forme [ne leter] gjerat do jene me mire.

    Nje naivitet i tille, s’po injoron kufinjte por cdo ndryshim aktual dhe potencial ne popullata e kombe te cilave sa me thelle tu hysh, do kuptosh se ” keto te drejta/detyrime universale” i interpretojne sipas menyrave te veta. Si deduksionet si vullneti per te bere dicka, fillojne nga baza. Pa marre te mireqene nje deshire [a komande] dhe filluar nga Organizimi me i larte [ne kete rast- Europa] por nga njesite perberese; ne momentin ku fillon sforcimi, pasojne Carjet. Asnjehere nuk ka “nje qellim te vetem” e aty mbaron gjithshka, jo! Fillon keshtu e gradualisht merren me shume te drejta, me shume, e deri sa njesia baze [kombet/ shtetet] fillojne dhe kerkojne te drejta e veta, duke thene: Nuk e vume firmen per kete. Ose Politikanet e asaj kohe na kane genjyer, duke na futur ne nje projekt qe as na duhet e as e duam.

    “Nuk ka vllazeri kombesh”…e as Europe brenda apo jashte; thjesht ka interesa Ekonomike dhe mireqenie individuale.

  • Kriza ekonomike ?!…Nuk e besoj, sepse nuk ka patur krize ekonomike ne Europe keto vite ! Kriza ishte financiare,kriza ishte bankare dhe zonja ‘hekurt’ Merkel per te shpetuar korifenjte e parase vendosi t’i shterngoje rripin dynjase…Epo dhe gomari si gomar kur i ve shume mbi samar nis e hedh vickla sa te rrezoje barren…
    Dhe keshtu fukarralleku e gjeti mbeshtetjen tek ekstremistet qe krahas premtimeve ekstremiste ofronin dhe ndihma ushqimore apo caze evrocka…Vendet e punes u shkurtuan,pagat u ulen,pensionet u ulen, cmimet u rriten…u shtuan dhe hajdutet dhe u shtuan dhe punet ne te zeze…Kush po vjedh?! Kush po punon ne te zeze dhe per shume pak ?! Refugjatet,emigrantet…
    Dhe o burra ekstremistet se u gjet dhe nje ‘armik’…

    Megjithate, po te shikoni statistikat e ketyre viteve , miliardereve europiane u jane shtuar emra te rinj ne lista qe jane pasuruar tej mase ne kete krize ‘te tyren’ dhe eshte rritur niveli i varferise me shume se kurdohere…

    Tani ekstremistet jane ‘fashiste’ a ‘naziste’ nuk dallojne fort…por statistikat e konsumit dallojne fukarrallekun…

    Zgjidhja per mua ?! Koalicion i te djathtes dhe te majtes ,pa Shulz e pa Junker, por me teknokratet me te mire te dy kaheve per te gjetur ‘mesin e arte’ te zgjidhjes se problemeve sociale te europianeve per t’u prere rrugen ekstremisteve qe perdorin zgjidhje ‘ekstreme’…

  • nje zgjidhje e arte do te ishte te kthehemi ne shtepi te tere secili me monedhen e vet dhe qeverine e vete. paguajme boll taksa bashkiake dhe ato qeveritare dhe nuk na del te paguajme edhe taksa per BE-ne. sa per extremistet e djathte nuk jane fashiste por thjesht njerez qe nuk duan me funksionimin e BE-se. fundja perse duhet BE dhe per cfare eshte e domosdoshme??????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *