Vlorë, vdes punëtori, ra nga skela

anazapta

Një punëtor ka humbur jetën sot në Vlorë, pasi ka rënë nga skela. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit. Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur. Ai ka rënë nga lartësia e skelës teksa punonte në rrugën transballkanike. Menjëherë, punëtorët e tjerë i kanë ardhur në ndihmë, duke e dërguar në spital. Por punëtori ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda dhe shembjeve në disa pjesë të trupit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *