Kreu i PS-së, Edi Rama, u është përgjigjur me një pyetje listave të nënshkruesve antiopozitarë që maxhoranca bën publike përditë. Përmes një postimi në Tuiter, Rama pyet nëse këta firmëtarë do të kërkojnë drejtësi për viktimat e 21 janarit, ngjarje që shënon së shpejti 2-vjetorin e saj.
“A mendoni që nënshkruesit e peticioneve antiopozitare do shprehen për të kërkuar drejtësi për 21 janarin?”, shkruan Rama.
Maxhoranca ka bërë prej ditësh publike listat me firmëtarët e peticionit, nëpërmjet të cilit i kërkohet kreut të PS-së votimi i tre ligjeve, si kusht për integrimin e vendit në BE.
Pak ditë më parë, Rama u shpreh se po bëhet presion i pashembullt për të detyruar punonjësit të nënshkruajnë peticionin. “Pas 23 qershorit do marrin fund peticionet e rrogëtarëve të shtetit kundër opozitës!”, tha ai.
Ndërkohë, numri i firmëtarëve të peticionit ka arritur në rreth 600. Ata janë të gjithë punonjës të administratës shtetërore.

Rama na e shpife. Nuk i rref njeriu te ata pseudo intelektuale, merru me hallet e verteta te popullit si shitja e pasusrise, pucistet qe strehoen tek ne, gerdeci, 21 janari, zgjedhjet qe ti vjedhin nen hunde dhe ti sben ze. Kujt i plasi per ata intelektual sikur si di populli kush jane ata? Ngri popullin more ate bej more i shitur te Berisha-Nano. Shqiperia digjet e shitet dhe zoti Edi Rama na ben prononcime rreth “intelektualeve”. Nje thirrje e Meros e ngriti juridikun ne kembe, po ti ca pret? CFARE DUHET TE NDODH NE KETE VEND ME SHUME SE CKA NDODHUR QE KJO OPOZITE E URUAR TE QUAJE KETE QEVERI TE JASHTELIGJSHME???? CFARE DUHET TE NDODH ME SHUME SE CKA NDODHUR????
O Laraske ti duhet te jesh shpend qe fluturon ne zyrat e shtetit..por do ja u ckuli Edi Rama puplat mbas dates 23 te gjithe zogjve qe ushqehen nga taksat tona dhe abuzojne me detyren ,institucionet dhe e perdhosin dita dites kete vend.
Ahaaa ti me duket se sdi te lexosh shqip se nuk ka mundesi? Nese nuk e kupton, po ta perifrazoj ate komentin tim qe ne fakt po te kesh nje inteligjence mesatare duhet ta kuptoje vet. Komenti im eshte kritik ndaj opozites se fjetur te Rames. Pra une them qe shqiperia nuk mund te pres deri me 23 qershor pas gjithe atyre tragjedive qe kane ndohdhur ne vedin tone. Pra une dua doreheqjen e kesaj qeverie. Nese do isha punonjese e shtetit nuk do te doja qe ky shtet ti iki perpara 23 qershorit apo jo? Pastaj nese per ty vedhja e zgjedhjeve, Gerdeci, 21 Janari, aferet korruptive nuk jane tragjedi kombetare, eshte muhabet tjeter. Nese per ty jane normale ato qe kane ndodhur ne Shqiperi, ti qofsh!!!!