Tahiri inauguron Postën e Policisë Dropull: Monitorim dhe ndërhyrje për drogën

anazapta

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përuroi dje postën e policisë në Dropull të Gjirokastrës. Hapja e postës së re të policisë iu përgjigjet shqetësimeve të vazhdueshme të komunitetit në zonat minoritare, për pasigurinë dhe rrezikun që sipas tyre, iu kanoset nga keqbërësit. Sipas ministrit të Brendshëm, “hapja e postës së policisë në zonën e Dropullit garanton një standard të ri sigurie dhe është një shembull i bashkëpunimit me komunitetin”. Ai siguroi se edhe trupa e policisë, do të jetë në raport të drejtë me përqindjen e komunitetit minoritar në këtë zonë. Ministri i Brendshëm siguroi se shumë shpejt do të fillojë monitorimi nga ajri i territorit dhe në çdo zonë ku do evidentohet hashash, do të ndërhyjë policia. Duke komentuar ngjarjen në Progonat, Tahiri tha se ajo dëshmon që policia është në krye të detyrës dhe se do të ndërhyjë me çdo kosto në zonat ku do të evidentohen zona të mbjella me bimë narkotike. Në ceremoninë e përurimit të stacionit të ri të policisë merrnin pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, dhe deputetët e qarkut, Vangjel Tavo e Anastas Angjeli.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *