Për të disatën ditë radhazi 28 ish-punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës të tunelit të Kalimashit, kanë protestuar përpara institucionit të Prefektit, ku kanë kërkuar rikthimin e tyre në vendet e punës, ose në të kundërtën ata do të bëjnë vetëgjyqësi. Njëri prej tyre thotë se vendimi i qeverisë është shkatërrues për ta, duke qenë se nga përjashtimi ata nuk përfitojnë as nga reforma si ushtarakë. Ata paralajmërojnë se protestat do të jenë të përditshme, deri në zgjidhjen e problemit të tyre. Tashmë tuneli i Kalimashit ka një grup prej 22 ekspertësh.
