Durrës, me drogë e armë në makinë, pranga Vokshit e Tushës

anazapta

Lëviznin me drogë dhe armë në makinë, arrestohen dy të rinj të dyshuar. Policia e qytetit bregdetar njoftoi se ka ndaluar Jurgen Tusha, 18 vjeç dhe Rogert Vokshi, 26 vjeç, të dy banues në Xhafzotaj të Shijakut. Në lagjen nr. 14 Durrës, gjatë kontrollit në automjetin tip “Fiat Punto”, me targa AC768BC të Tushës, u gjetën dhe sekuestruan 231 gramë hashash, si dhe një pistoletë me mbishkrimin “EKOL TUNA”  8 mm, pa leje. Materialet iu kaluan Prokurorisë për dy akuza, drogë dhe armëmbajtje pa leje.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *