Një shtetas italian 55-vjeçar është marrë nën akuzë në gjendje të lirë, sepse i ka lënë në ruajtje një borxhliut të tij makinë të vjedhur në vendin fqinj. Policia bëri me dije se i dyshuari R. P., është kallëzuar penalisht nga A. B., 31 vjeç, banues në Durrës, që ka dëshmuar se duke qenë se italiani i detyrohej 3000 euro që prej vitit 2012, i ka lënë në ruajtje automjetin e markës “IVEKO”, me targa të huaja EH523 EH, që nga verifikimet e kryera ka rezultuar i denoncuar si i vjedhur në Itali. Ndaj të dyshuarit u ngrit akuza e trafikut.
