Pra nja 2 burra atje në Dibër kanë vrarë një vajzë shtatzanë për punë nderi. Duket një temë bajate, por nuk është. Duket sikur gjithçka është e qartë, por nuk është. Duket sikur nuk ka çfarë të thuhet, por ka shumë.
Sipas atyre që thuhen në shtyp gjasat janë që ta ketë vrarë vëllai, vetëm 2 vjet më i madh se ajo, por e ka marrë përsipër babai i moshuar, i cili, e ka shpallur faqe botës që është krenar si bijë-vrasës sepse ruajti nderin. Unë arij ta kuptoj vuajtjen e 2 burrave në një fshat të quajtur Sllatinë, turpin e sedrën e tyre, në një mikro-botë ku nuk kanë asgjë veç “nderit”. Por, nuk mund ta kuptoj degradimin njerëzor deri në pikën që të vrasësh vajzën dhe fëmijën për egon e fyer të burrit. Të vrasësh një njeri, që ke 21 vjet që e rrit, e ushqen e që e sheh përditë, e ke përditë në shtëpi, nuk është divan por qenie që merr frymë e që të sheh në sy, dhe ta vrasësh vetëm sepse e ke mundësinë ta bësh, nuk është më një krim i thjeshtë në familje. Është shumë më e rëndë. Është fillimi i shkatërrimit të bërthamës së fundit që na ka mbetur në shoqërinë tonë të degraduar.
Vrasja e vajzës me emrin fatkeq Fatmira më detyron t’i nis disa letra publike Presidentit, Kryeministrit, dhe s.b.-së.
Letër Nishanit
Ky krim duhet ndëshkuar maksimalisht. Dhe juve, z. President duhet të angazhoheni personalisht. Në Shqipëri ka plot krime, dhe ju me siguri nuk u bini dot ndesh të gjithave, ka krime financiare, vrasje në Bulevard, etj. Por, krimi i atyre 2 burrave na tregon që familja shqiptare nuk është më familje. Kushdo që ka një sopatë mund ta përdorë. Kushdo që ka një çifte, mund të shtjerë pa problem dhe të detyrojë të tjerët të mbysin lotët në heshtje.
Atëvrasësësit, amëvrasësit, motërvrasësit a vëllavrasësit, duhen ndëshkuar në mënyrë shembullore nga sistemi i drejtësisë. Vërtet, në dukje krimin në familje nuk ngjan i barazvlershëm me krimin politik të vrasjes së demonstruesve me duar në xhepa, por, krime si ky i Sllatinës kanë cënuar bërthamën e fundit të shpresës që të jemi një shoqëri normale, familjen.
Ju takon juve, që këtë kauzë ta bëni tuajën, jo vetëm se ka lidhje me drejtësinë dhe se është kauza e njerëzve më të pambrojtur të këtij vendi, vajzave të reja në fshatrat e humbur, që, të vrara nga vllai a i ati, nuk kanë më askënd e asgjë që t’i mbrojë, por, sepse kjo, është kauza e vërtetë e familjes.
Letër Ramës
Vajzat e periferisë mund të mbrohen vetëm me politika vizionare. Ju kam parë të kujdeseni për borxhet ndaj biznesit, dhe ndoshta bëni mirë. Në 1 milion votat me të cilat mburreni ka më shumë vota të gjeneruara nga bizneset se nga vajzat kandidate për t’u prerë kokat. Por në kandarin tim, shoqëria shqiptare matet me vajzat që dhunohen, në tuajin, mbase matet me lehtësirat për fasonët. Mua më duket se fasonët mund t’ia dalin edhe vetë problemeve të tyre, ndërsa vajzat e periferisë jo. Jashtë Tirane ka një realitet tjetër që vazhdimisht ju çon sinjale si në kohë të turkut, me koka të prera e shtatzana të masakruara. Problemi i vajzave të periferisë nuk zgjidhet me një ministër, as me një fond, as me një fjalim. Zgjidhet me një vizion të ri të shoqërisë me fokus periferinë, vizion dhe kulturor edhe ekonomik, edhe shtetar. Unë këtë nuk e shoh akoma. Nëse s’e bëni, do kërkoj dikë tjetër që ta bëjë.
Letër s.b.-së
Nga të gjitha kauzat, që keni marrë përsipër, pse nuk keni mbështetur kurrë një kauzë si kjo? E di që kjo kauzë nuk është politike, kërkon kohë dhe përkushtim, dhe po ia dolët, ka vetëm shpërblim moral. Por, harrova që shtatzanat e vrara nuk prodhojnë vota.

O gazeta DITA, ky shkrim botohet ne daten 1 qershor festen e femijeve, po sikur ky Kolloretoja ta bente shkrimin per nje krim te tille qe nje femije u vra akoma pa u lindur
ca lidhje ka o zeqo
shkrimi eshte i mire dhe shpreh sensibilitetin qytetar mbi nje politike qe po na vret edhe ne te gjallet edhe ata qe nuk kane ardhur akoma ne jete, edhe ata qe ishin rruges duke ardhur
ne fakt familja eshte qeliza e shoqerise,po u prish kjo qelize,dhe gjasat jane per po,e kote te mundohesh per te bere nje vend per te qene e per ta jetuar.Cfaredo mekati te beje femija e sidomos vajza,qe eshte e brishte dhe e pambrojtur,prindi e vellai duhet e duhet ta mbeshtesin e ti japin kuraje ne jeten qe eshte e veshtire qekur e ka nisur.Kesaj vajze i mungonte nena,shoqja,por duket i paska munguar e tere familja.E çfare eshte Nderi?E ku qenka cenuar Nderi ketu gjer ne piken e moskthimit prapa?Te vrasesh femijen qe t’a ka dhuruar perendia per te ushqyer skutat e prapambetura te te ashtuquajturit Nder e Namuz?!Po ka njeqind rrugezgjidhje perpara se te besh kete krim monstruoz.Mundet aborti,mundet ta çoje diku ne nje mik te larget e te lindte atje,mundet te kerkoje ndihme ne strukturat lokale;pse jo?
SHKRIM I MIRE ,ADRESUAR KEQ.
Ta kerkosh zgjidhjen e kesj tragjedije tek politika qe eshte pergjegjese e kesaj tragjedije eshte te gabosh adrese.
Lexoj dhe respektoj autorin e ketij shkrimi por sot do ish gjeja me e goditur qe gishtin ta tregonte nga komunitetet fetare qe kane ‘perdhunuar ‘Tiranen e harruar njerezit e zotit ne periferi.Aty fillon degjenerimi i shoqerise kur kerkohen te ‘shenjterohen’ godinat e tullat ne mes te kryeqytetit per tu lutur derrat me zonjat e para e te 17 mbedhjeta per te lare mekatet e kurbaneve vajza qe jane pre e ketij imaoraliteti.TE KERKOSH NISHANIT ZGJIDHJEN E TRAGJEDISE 24 VJET TE FAMILJES SHQIPETARE?
Koloreto, respekte.
edhe komunitetet fetare jane pergjegjese se ne frymen e bibles apo te kuranit duhet te edukojne miresi ne gjithe vendin.sa per aktoret kryesore te politikes leri te mjelin kopene popull dhe te shtojne pasurite e veta
Kjo eshte Shqiperia e mjere e politikaneve tane perverse, hipokrite e thellesisht antikombetar. Problemi qe ngrihe ne kete leter eshte pervelues mbase shume here me teper edhe se sa droga e Lazaratit apo klithmat e mjeranit Sali qe po i rrezikohen grabitjet dhe korrupsioni i ushtruar gjate ushtrimit te qeverrisjes se tij banditeske.
Shume dakord me frymen e ketij artikulli!
E kam theksuar shpeshhere qendrimin e eger te komentuesve ndaj femrave me fyerje e vulgaritete nga me te ndyrat, kjo dhune verbale eshte tregues qe keto njerez edhe ne jeten e perditshme te jene te dhunshem ndaj femrave.
Shkrimi shume sensibilizues,ashtu eshte ,nuk jetojme ne fiset afrikane ,nuk jetojme as ne vendet ku femra vritet me gure per shkak te mentalitetit qe na kujton mesjeten.
Por une kam nje thirrje qe ua drejtoj prinderve dhe vajzave te reja.
Te gjithe Jemi deshmitare qe gjate stines se veres e Aq sa moti eshte I ngrohte,jemi deshmitare te nje veshje skandaloze,pa dinjitet,te shume femrave!
Para nesh femra me rrypat e sytjenave jashte , llastikun e mbathjeve dukshem,gjokset po e po,
Sutjenet Jane veshje e brendeshme dhe nuk ka pse te Jene te dukeshme ne lekure,mbi shpatullat e zhveshura!
Nese ka femra qe nuk e dine,po ua tregoj se ne dyqane e ne treg shiten rripa transparente
Qe shume mire mund te zevendesojne rripat e sutjeneve ne ngjyra te ndryshme!
Sa turp e shemtire te ekspozosh rrobat e brendeshme e. Gjokset nga dekoltete e ekzagjeruara!
Ketyre vajzave u ka munguar edukimi I shendoshe nga ana e orinderve,sidomos I nenes,
Te cilat nuk I kane treguar se cfare eshte dinjiteti,etika ne veshje !
Sami Frasheri,ky rilindas I shquar I Kombit,theksonte : ” Nese Nena eshte me edukate e
Kulture,bashke me qumeshtin I jep femijes edukaten e kulturen “.
Prinderit,sidomos nenat,duhet te edukojne femijet,vecanerisht vajzat,te Jene te kujdeseshme ne jete! Ato duhet t’u thone se Te Deshirosh nuk do te thote Te Dashurosh!
Kete e them mbasi nje vajze e edukuar mire nuk mund te genjehet nga nje mashkull qe I thote “Sa e bukur je!”.Ajo nuk mund t’i dorezohet kurre nje mashkulli pa e njohur mire ate ajo nuk mund te pranoje te bashkejetoje me nje mashkull pa u fejuar me te!
Eshte e habiteshme se si nje pjese e vajzave,te nxitura edhe nga disa media,bashkejetojne e ne pas ndahen sepse”nuk Iu puqen karakteret!”
Ne cdo fjalor te shteteve te ndryshem eshte fjala Fejese!
Njeriu njihet ne Fejese e Jo te bashkejetoje. Te shfrytezohet si nje fshirese kembesh nga nje mashkull e me pas te braktiset!
por ndodh edhe keshtu
http://shtrigat.com/kur-femrat-perdorin-justifikimin-kam-te-dashur/