Kombëtarja e De Biasit shfaq, probleme në çdo repart

redaktor

Miqësorja me Rumaninë në Zvicër ishte një test i rëndësishëm për kuqezinjtë në kuadër të ndërtimit të një grupi cilësor për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2016, që do të nisin në shtator. Kjo humbje minimale (1-0) në pamje të parë mund të duket krejt normale, sepse erdhi ndaj një kundërshtari që luajti deri në fazën play-off të Botërorit, por nëse analizon lojën e kuqezinjve kuptohet qartë se De Biasi ka ende shumë gjëra për të rregulluar deri në përplasjen e parë eliminatore me Portugalinë, sepse forma e Etrit Berishës nuk mund t’i mbulojë problemet në fazën mbrojtëse.

Më 4 qershor kuqezinjtë do të kenë provën e radhës ndaj Hungarisë, ndaj të cilës De Biasi pritet të bëjë disa ndryshime, pasi përtej emrave që do të hedhë në fushë, kuqezinjtë duhet të japin më shumë siguri në fazën mbrojtëse, por edhe të ketë më shumë forcë dhe fantazi në repartin e avancuar.

Share This Article
4 Comments
  • Shtypi shqiptar, por edhe ai profesional, përndryshe sportiv, në mënyrë të cuditshme i nënvleftësojnë ndeshjet miqësore të kombëtares sonë, deri në përgojim si veprimtari të parëndësishme dhe sa për statistika! Por ato, në fakt, janë absolutisht të domosdoshme, për ta parë gjendjen e ekipit kombëtar, në prag të ndeshjeve zyrtare dhe për ta përgatitur sa më mirë atë.
    Çfarë tregoi miqësorja me Rumaninë? Se kemi një ekip kombëtar në përgjithësi të lodhur, pa freski fizike, kuptohet, me përjashtime. Por, ama tregoi se kemi një portier në formë të jashtëzakonshme, sic është Berisha; ituam një lojtar sulmi me staturën e Bogdanit, Cikalleshin, i cili tregoi një gjendje fizike solide dhe mentalitet profesionisti. Fituam Gashin, që i hyri rregullsisë në formacion. Kishim dy anësorët e mbrojtjes, Agolli dhe Lila, në krye të detyrës. E, po ashtu Rama, ndonëse nuk ka luajtur shumë me ekipin e tij, ishte në gjendje premtuese fiziko-psikologjike! Pra, u bënë 6 lojtarë standard të ekipit të parë, të cilët janë mirë. Kishte edhe të tjerë që luajtën jo keq, si Lenjani, por që ndeshja në Hungari do t`i nxjerrë më në pah dhe ajo në San Marino do të japë fizionominë e ekipit kombëtar, pavarësht nga dëmtimet e shumta.
    Tashmë, ekipi kombëtar, e ka bazen kuantitative dhe kualitative plus qendërmbrojtësin Loret Sadiku të Helsinborgut. Mendoj se traineri De Biazi, duhet t`i kushtojë vëmendje ekipit kombëtar gjatë përgatitjeve pë sezonin e ri zyrtar, në katër drejtime. 1) Qarkullimit të topit, sidomos në zona të ngushta, qoftë edhe duke e humbur atë, por rikuperuar me cdo kusht. 2) Mënjanimit me cdo kusht të egos së lojtarëve, deri tek ata titullarë, që preferojnë ta dërgojnë topin në shkallët e stadiumit se sa t`ia pasojnë shokut që është i lirë para portës kundërshtare. 3) Disiplinës taktike, e cila duhet të jetë e rreptë dhe, lojtari që e shkel atë, të ndërrohet menjëherë, duke i shkuar mentalitetit ose devizës: “më mirë një ndeshje e humbur, se sa një ekip i humbur, domethënë i shthurur taktikisht, nga se do të bëjë seicili në kokën e tij!Te disiplina taktike duhet ta kërkojmë edhe “dënimin” që marrim në momentet më kulminante të lojës sonë, ose në minutat e fundit! Ju siguroj se nuk jemi të mallkuar, as të paaftë, por të padisiplinuar! 4) Gjuajtjeve nga distanca, të cilat neve i kemi harruar, ndonëse kemi lojtarë të aftë si Meha, Kace, Agolli e ndonjë tjetër, pa folur pastaj për “muret”, lojën pa top, marrjen e goditjeve të dënimit sa më afër portës kundërshtare.
    Unë, si një mbështetës i kombëtares shqiptare, i uroj asaj suksese, kurse Federatës Shqiptare të Futbollit dhe stafit, u sugjeroj sa më shumë ndeshje miqësore, të kombëtares dhe atyre të moshave, sepse vetëm kështu sigurohet kompaktiviteti, natyralizimi, zhdërvjelltësia dhe siguria..

  • DE BIAZI FATKEQESISHT NUK E KA TE KONCEPTUAR DREJT,SAKTE FORMACIONIN DHE SKEMEN PERFUNDIMTARE MBI TE CILEN TE BEJE KALKULIMET PER TU PERBALLUR NE NDESHJET ELEMINATORE DHE KJO ESHTE………..A L A R M A N T E !!

  • Me ate loje qe shfaqi kombetarja shqiptare me Rumanine, nuk meritojme te luajme as ne eliminatore.
    Ka ardhur koha qe qeveria te marre ne dore, nje strategji me investime afatgjata, ne futboll, investime qe te na japin mbas nje 10 vjecari, frytet e deshiruara.
    Nuk eshte turp te terhiqemi per nje periudhe tranzicioni, turp eshte te vazhdojme me breke neper kembe, futboll idjotesk.

  • Me gjithe keto vite ne krye te kombetares dhe De Biazi akoma nuk e ka idene se cili eshte formacioni i tij baze. Pervec portierit nuk kemi asgje tjeter. Mbrojtje qesharake. Mesfushe pa organizator dhe komplekt e pasakte ne pasime apo krosa. Sulmi nuk egziston si repart fare. Nqs gazeta Dita ka gazetar sportiv i sygjeroj qe me 4 qershor te numeroje numrin e pasave qe ne i japim kundershtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *