(Në vend të një replike miqësore)
Pas botimit , disa ditë më parë, të letrës që i dërgoja kryeredaktorit të gazetës DITA, për largimet nga puna, shkoqjen e strukturave dhe fillesën e kësaj epidemie që ende vazhdon edhe sot, një mik i hershëm, miqësisht më shkruante se, vërtet qyteti ynë i lindjes, Shkoda, kishte pasur para vitit 1991 plot 81 ndërmarrje, por shumica e tyre, edhe po të mos shkatërroheshin, nuk do i qëndronin dot ekonomisë së tregut. Ndaj, ndoshta, terapia e shpejtë, ajo që quhej schok-terapi, ka qenë e dobishme.
Kështu që, pa dashur, u riktheva në një kohë të hershme, e cila, edhe pse duket e largët, është ende edhe sot e plotfuqishme në jetën politike të vendit. Metastazat e zëna fill aso kohe janë ende të pranishme, të prekshme dhe, si duket, do të kenë të drejtën e qytetarisë edhe për një kohë të gjatë.
Teoria e schokut ekonomik dhe e “Çekut të Bardhë” janë dy nga gjetjet politike të PD-së, ashtu si ishin edhe shumë të tjera, në ankthin dhe makthin e marrjes së pushtetit.
Duhet të jesh tepër naiv të besosh se të githë ato ndërmarrje në Shqipëri, shumë nga të cilat ishin me një rendiment të ulët, do i qëndronin kohës. Në të vërtetë, ata hanin nga buxheti dhe nuk jepnin në buxhet. Ashtu, si kishte të tjera, disa nga të cilat mjaft moderne,të cilat i jepnin buxhetit dhe në kushtet e ekonomisë së tregut. Por, shuarja e disave dhe ri-ngritja e të tjerave, nuk duhej bërë si të kishte rënë murtaja, pra, sipas një parimi pëdëist, që u konsakrua më pas edhe nga socialistët e vijës së parë të pushtetit: zhduk, rrëno, shit për asgjë, zaptoje me forcën e armës apo të fisit, privatizoje pa paguar, tjetërsoje, dhe, për pak muaj u zhduk ajo që njerëzit kishin ngitur në dhjetëra e dhjeta vite. Ajo që ishte ngritur nuk ishte punë e Enver Hoxhës, ashtu si rruga e Kombit nuk është vepër e Sali Berishës, ashtu si të tjerat që mund të ndërtohen nuk do të mund të jenë punë e Edi Ramës. Hidrocentralet vërtet kishin emrin e Enverit, por i kishin ngritur të tjerët, rruga e Kombit u bë në qeverisjen e Berishës, por ajo i shërbej atij vetëm për ta vjedhur, e keqja që ka zënë rrënjët e veta është krejt e mundshme të ripërsëritet, nëse ajo nuk shkulet, fillimisht nga e përditshmja dhe më pas nga memoria.
Shkaku përse u trumbetua dhe më pas u zbatua, nga të dyja palët, por me një vrullëzim në vitin 1992 e më pas, terapia e schokut, nuk ka asnjë lidhje me dëshirën për të pasur një Shqipëri ndryshe. Idealistët ishin shumë të pakët. Zëri i tyre u mbyt nën zhurmën e rrëmujës. Jam ende i bindur plotësisht se figura të vyera si Petraq Kolevica, Xhevat Lloshi, Emin Musliu, Limos Dizdari,Natasha Lako, Ermelinda Meksi, Frederik Reshpja, që për një kohë të shkurtër u bënë zëra të ndjeshëm të artikulimit të politikës më njerëzore, e kanë dashur këtë vend më shumë se sa jetën e tyre, por , në mes të rrëmujës që po krijohej me shpejtësi, për të mbuluar atë që duhej më shumë, njerëzoren, ndikimi i tyre qëllimisht u bë i akët, për të kaluar në heshtje. Një komb i vogël, aq më tepër i ndarë,e ka jetike të jetë në thelbin e vet, nacionalist i ndërgjegjshëm,por ndjenjës kombëtare.
Qëllimi i vërtetë
Terapia e schokut u përdor për të qenë një perde e abuzimeve, shpërdorimeve, vjedhjeve, tashmë në përmasa të mëdha, nga duart e njerëzve të politikës, të cilët krijuan marramendshëm shpejt, perandoritë e tyre të politikës. Gjurmët e asaj që nisi në vitin 1992, dukshëm, i gjen sot në vilat luksoze, para të cilave vilat e ish-anëtarëve të byrosë politike, të duken si kasolle, dhe gjurmët e padukshme tek koncensionet, aksionet e fshehura nën emrat e grave, motrave, sidomos kunetërve,( a do të mund të ishte kaq i pasur kunati i Berishës, nëse nuk do të kishte këtë “dhunti”; po kunati fantazmagorik i Lul Bashës..)e më pas, në paratë e transferuara në Qipro dhe në parajsa të tjera fiskale. Kaq e pranishme është bërë kjo terapi, sa që në muajt e fundit të qeverisjes pas 23 qershorit 2013, qeveria e Berishës, sipas shembullit të tij, vuri gjithçka në shitje, rrumbullakosi pjesë të mëdha të pasurisë shtetërore, nxorri në shitje gjithë çfarë ishte për t’u shitur, me çmime qesharake, thuajse falas, mbi bazë të vendimeve thellësisht korruptive, dhe, tash, thuajse një vit pas fillimit të kësaj katrahure, ende e shijojnë parajsën që krijuan për vete e për njerëzit e tyre.
Terapia e schokut dëboi nga puna dhjetëra e mijëra njerëz njëherësh, ajo stimuloi dhunën, ndjenjën e frikës dhe njëkohësisht nënshtrimin. Sepse, njëra nga dhunimet më të rënda është ajo që lidhet me bukën e gojës. Njerëzve iu dha liria për të folur, pra, për të hapur gojën, dhe kjo ishte historikisht jetike; por nëse nuk flitnin atë që donin shefat, gojët mund të mbetnin të mbyllura dhe njerëzit të uritur.
Kjo lojë luhet edhe sot. Unë, personalisht, jam për besimin ndaj militantëve, ato janë e domosdoshmja e një partie politike, dhe, kurrë, nuk i ngatërroi me mitingashët. Janë dy kategori të ndryshme. Fransua Miteran, presidenti më i kulturuar i Francës për 14 vite, kur do të kandidohej nën siglën e Partisë Socialiste franceze, i kërkoi asaj që t’i jepte 200 militantë; dhe këto nuk ishin dosido, por që nga Zhak Atali dhe figura të rëndësishme të jetës në Francë. Një qeveri nuk mund të mbahet në se ajo nuk mbështet tek militantët e saj, ajo rrëzohet kur vendos si paterica mitingashët e saj. Militantët janë përgjithësisht njerëz të kulturuar, me bindje, seriozë dhe stoikë, ata krijojnë bindjet brenda vetes dhe i shpërndajnë tek të tjerët, qoftë edhe përmes shembullit. Edhe nëse partia e tyre humbet, ato mbeten aty; krejt ndryshe nga mitingashët, që synim kanë përmbysjen, rrënimin, rrëmujën dhe shpërblimin për atë që krijuan. Po të shikosh me vëmendje “elitën” që ngriti rreth vetes Berisha, sidomos pas vitit 1995, kur edhe largoi “mohikanët” e fundit progresistë brenda vetes, do të kesh qartësinë se pranë vetes mblodhi mitingashët, përmbysësit,edhe kur ata kishin hipur mbi tanke e bënin thirrje për thyerje kafkash.
Loja me ” bukën e gojës” solli ndryshimin e mentalitetit të shumë vetëve. Pak kush përmallohet tani për një parti politike si zgjidhje e ndërgjegjes, e mendimit dhe e perspektivës. Ata, zyrat e partisë, në shumë raste, janë bërë si zyrat e punës. Në qytetin tim të lindjes, në Shkodër,në ditët e pas 23 qershorit, njerëzit kërkonin me ngulm zyrat e LSI-së dhe përfaqësuesit e tyre, si një zgjidhje për hallin që kishin. Jam i bindur se ajo që qarkullon sot në këtë qytet të shquar për mendimin e saktë, se LSI po na i bën punët Lesh-e-Li, më shumë se të tjerët duhet të trazojë pikërisht këtë strukturë politike, e cila tani, me të drejtë apo jo, është zë vendosës në jetën politike.
Shpërdorimi si platformë
“Çeku i bardhë”, i cili për herë të parë u shpall nga i ndjeri Gramoz Pashko, fillimisht krijoi iluzionin se duhej vetëm të prisnim. Të tjerët mendonin ne. Kam parë duke qarë me ngashërime një kujdestare kopshti, pas zgjedhjeve të para pluraliste, në të cilat nuk fitoi PD-ja. Asaj ia kishin mbushur mendjen se dhjetëra e ndoshta qindra vaporë me mallra prisnin në portet italiane për të zbarkuar në Shqipëri gjithë të mirat e botës, me të vetmin kusht, fitoren pëdëiste. Por e kam parë duke qarë edhe më tej, kur pak ditë pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992, oborrit ku ishte ngritur kopshti dykatësh, i doli “pronari”, i cili ishte një mitingash nga bjeshkët, dhe të gjitha kujdestaret u flakën brenda dy orësh, pa marrë asgjë me vete.
Çeku i bardhë, nga një strategji politike për të fituar pushtetin u shndërrua shpejt në një strategji për të mbajtur pushtetin dhe njerëzit që e rrethonin atë me mitingjet e pafund të tyre.”Çeku i bardhë” u gur vlerësimi për ata që vinin në pushtet, mentalitet, sipas të cilit, shefi u jepte atyre ” të drejtën” për të siguruar për vete një çek të bardhë, i cili mbushej përmes korrupsionit, abuzimit, krijimit të një mafie të vogël rreth vetes, e cila do të ishte gurra që mbushej vazhdimisht me rrjedhjet nga pasuria e shtetit.
Po të shikosh me vëmendje përbërjen e fundit të qeverisë Berisha dhe njerëzve rreth tij do të vëresh, jo pa çudi, një fenomen që nuk ndodh askund tjetër. Kundërshtarët më të zëshëm të tij, që kishin dalë nga brenda kupolës, ishin kthyer në kupolë dhe ishin bërë njëkohësisht përfaqësuesit e saj. Neritan Ceka, Arben Imami dhe mocionistët e parë, me zell të madh i kërkonin shefit të institucionit të verifikimit të pastërtisë së figurave politike, Nasif Bezhani, që të verifikonte figurën e Sali Berishës, pasi, sipas tyre, ai ishte asgjë tjetër, veçse një agjent serb. Ata ngulnin këmbë për këtë verifikim, duke shkuar edhe më tej se, në PD kishin mbetur shumë figura të lidhura me ish sigurimin e shtetit, pa vrarë mendjen se sa prej tyre kishin në vetë strukturën që po krijonin dhe që do të shkrihej shumë shpejt. Kjo ishte akuza e parë e kësaj natyre që i bëhej Berishës, dhe jo nga opozitarët që po i shtypte me grusht te hekurt, por nga vetë lloji i tij. Genci Rruli do të ikte i shantazhuar nga PD-ja dhe thuajse i arrestuar prej saj, i cilësuar me një mijë e një eipitete, ku më e vogla ishte, i korruptuar. Ai u tregua i mençur, nuk foli shumë, qëndroi pak nën hije, por jo nën hijen e Berishës. Genc Pollo shkoi edhe më tej se të tjerët. Akuzat e tij ishin nga ato që mund të çonin në këmbë jo vetëm një parlament, por shtete të tëra. Gjithë të këqijat e botës hodhi ai mbi shefin e tij, ku deri pak kohësh kishte qenë zëdhënës. E kështu, herë më herët e herë më vonë, analistë të njohur, sidomos të afërt me Berishën deri një ditë, iu vërsulën atij shumë më ashpër se kundërshtarja e tij politike, PS. Arben Imami shkoi deri në infinit. Ai kërkoi zhdukjen e Berishës, duke qenë vetë në majë të një tanku dhe i sapo ardhur nga shteti grek.
Të gjithë në vathë
Çfarë ndodhi më pas? Asgjë e jashtëzakonshme…ata u kthyen të gjithë. Vërtet besuan ata se Berisha kishte ndryshuar apo se ato vetë kishin qenë të gabuar? Asnjëri prej tyre nuk doli në një konferencë shtypi dhe të thoshte se gabuam, ishte faji ynë, ato që ju thamë për Berishën nuk ishin të saktë. Amin!Ata u kthyen për një fakt të thjeshtë politik: Berisha u la detyrë nga një “çek të bardhë” në pushtetin e tyre. Ky ishte “çeku i bardhë” që ata kishin ëndërruar. Të moderuarit, europianët, kundërshtarët, reformatorët, prijësit, liderët, pardesybardhët…etj etj, si quheshin ata kur rebeloheshin, u kthyen pikërisht për hatër të këtij “Çeku të bardhë”.Genc Rulit iu la dorë e lirë edhe të firmoste në emër të qeverisë dhe të hidhte me një firmë të vetme në një kosh, ku vështirë të mos kishte hisen e tij, miliona euro investime në miniera që duheshin të ishin bërë me kohë. Ai nuk do të mund ta bënte këtë nëse nuk do të kishte “çekun e bardhë” nga Berisha. Genc Pollo, nga i cili pritej një mentalitet ndryshe, për pak kohë bëri atë që nuk kishte mundur ta bëjë, ose nuk kishte dashur ta bëjë, paraardhësi i tij socialist, Luan Skuqi: mbushi Shqipërinë me universitete private, liçensave e të cilave ishte e shtrenjtë. Pasojat tashmë dihen: shpesh herë edhe kungujt dalin më të pjekur se një tufë studentësh, që nganjëherë janë edhe italianë të njohur, e që marrin diplomat pa qenë asnjëherë në universitet. Ai nuk do të mund t’i jepte liçensat kaq lehtësisht, nëse nuk do të kishte pasur “çekun e bardhë” nga Berisha, pra lejen për të bërë këtë batërdi, e cila do i kushtojë kaq shtrenjtë një gjenerate e më shumë se kaq. Pa hyrë në detajet e kohëve të fundit si ministri i teknologjisë, ku fijet të çojnë drejt familjes biologjike të shefit të tij, sidomos ndaj kunetërve. Arben Imami bëri gjithçka që deshi në ministrinë e mbrojtjes, e kthej atë në ministrinë e zhvatjes. I akuzuari i parë nga stafi ministrial, ai do te ishte dashur të kishte rreth vetes, jo në parlament edhe shumë nga kolegët e tij. Njeriu i tankeve shiti gjithçka…leja i ishte dhënë pash më pash nga shefi…Kjo është një histori e paralajmëruar.
Edhe socialistët, në kohën e tyre, e përdorën teorinë permanente shqiptare të “Çekut të bardhë”. Mbledhjet e famshme të KLD së dikurshme paralajmëronin një ndërrim brezash dhe figurash në qeverisje, por, e gjitha ishte një furtunë e zakonshme politike, për të rinisur edhe një herë nga e para. Figura të njohura politike, përmes një debati zvarranik dhe përqeshës, u përleshën skajmërisht me shefin e tyre, Nano, i cili kishte në duart e tij gjithë një qeveri, por, thuajse të gjithë u rikthyen edhe një herë në qeveri, e disa prej tyre jo edhe aq lehtë, pa shpaguar fajin që kishin bërë me rebelimin e çuditshëm.
Thuajse 10 muaj nga krijimi i një qeverie të re, ku asnjëri prej ministrave socialistë nuk ka qenë më përpara i tillë, ndoshta të jep shpresën se mund të ketë një botë ndryshe qeverisje. Shfaqja bri tyre e disa figurave politike ministrore që nga koha e aleancës së PD me LSI e bën më të ndjeshme shkallën e brejtjes dhe të dyshimit. Qoftë edhe për një fakt të thjeshtë: disa prej tyre ishin aty, kur merreshin vendime monstruoze në dëm të vendit dhe kanë heshtur. Fakti që janë shkëputur nuk do të thotë se janë shkëputur edhe nga përgjegjësia, të paktën morale. Në se nuk e thonë me zë të lartë, njerëzit e mendojnë se, pas gjithë kësaj fasade të re, mund të ketë rishtas një shfaqje të vjetër.
Unë e besoj Edi Ramën kur thotë se ai e do vendin e tij. Shumë vite më parë, kur ai ishte mysafir në Augsburg, tek piktori i njohur Gjelosh Gjoka, e kam dëgjuar kredon e jetës së tij, dhe, megjithëse ishim të panjohur, i kam besuar.
Por kjo nuk është e gjitha. Njerëzit kanë një të “metë”: ata janë të lirë të mendojnë. Dhe qofsha i gabuar: zhgënjimi vjen fillimisht përmes mos ndëshkueshmërisë së atyre që bënë atë katrahurë për të cilën kryeministri flet në të enjtet parlamentare: humnerën ekonomike. Rrënimin e imazhit. Dhe, mes të tjerave ata bëjnë edhe një pyetje të thjeshtë: disa ditë më parë, Visho Ajazi bëri një ndërhyrje në favorin e qeverisë së sotme, me temën më të nxehtë: transportin e drogës. Pas kësaj deklarate, askush nga kampi qeverisës nuk flet më për mëkatet që ishin folur deri pak kohë më parë e deri për largimin e tij. Mos vallë deklarata e Ajazit ishte ” çeku i bardhë” i qëndrimit në pushtet? Atëherë historia do të përsëritej…mjerisht.
Bedri Islami

S’na mbetet gje tjeter vetem “prisni , lutjuni Zotit dhe shpresoni” !
I nderuari gazetar,
Je i nderuar si gazetar prandaj mos kerko me teper se kaqe e aqe me teper te ‘zbulosh’ ‘terapine e shokut pas 25 vjetesh qe sipas rregullave te natyres e perendise ka vdekur nje brez ose 1 milion shqipetare ajka e shoqerise.
Terapine e shokut nuk e ‘zbuluan’ as axhaminjte e Dhjet Arit qe i kemi ne krye sot e kesaj dite e qe ngelen KUNGUJ e as ‘profesoret’ qe permend zotrote nga Meksat Tek Muslinjte.
Pse e çensuron vehten e nuk thua qe tere kjo baderdi ashtu si dhe ne krrizen qe jeton Bota erdhi nga AMERIQIJA e biberajve qe kane 24 vjet qe na ‘asistojne’ e ‘konsultojne’ shkaterrimin nepermjet 30 vjeòareve me origjine serbe Fazlliq-ka qi-Xeni e pandelinjte e bythkat e tjera pe Korçe u bejne fresk me politiqi?
JE NE GJENDJE TE PERMENDESH NJE EMER QE KETO 24 VJET TE JETE AUTOR I NJE REFORME NE EKONOMI?PSE 24 VJET NUK ESHTE FOLUR PER BUKEN POR POLITIKEN?
O Bedri !
Vepra ekonomike me e share dhe “jo rentabel” para 1990-tes ishte Kombinati Metalurgjik ! Atij i visheshin te gjitha epitetet e paaftesise ekonomike ! Po sot ? Kombinati Metalurgjik , bashke me Hidrocentralet , jo vetem na qenkan rentabel , por dhe konkurues ne tregun kapitalist qe nuk te fal !
Atehere cfare duhet te themi per objektet ekonomike qe ishin thuajse te gjitha rentabel edhe ne ate kohe te ekonomise se izoluar ?
Shkaterrimi i ekonomise ishte veper e qarqeve antishqiptare , ndoshta te udhehequra edhe nga Amerika (mos e harrojme Rajersonin e Beogradit ) ! Ajo u be me qellim heqjen e shanceve per sovranitet , me qellim varesine totale edhe per buken e gojes te shqiptareve dhe Shqiperise , si garanci se moooosss …… nuk shkonin mire punet dhe spiunet na rrezoheshin ose thyenin qafen ! Udheheqja e re e ardhur rastesisht dhe populli bashke me te te mos kishin asnje alternative ekonomike , ashtu sic nuk e kane sot , pervec gjunjezimit total politik per lemosha !
Po keshtu u veprua edhe per ushtrine ! U carmatos Shqiperia , nderkohe qe dhe Maqedonia blente helikoptere dhe tanke ! Vende te Europes qendrore dhe lindore , megjithese anetare te NATO-s akoma kane nje pjese te mire armatim jo te NATO-s ! Shqiperia ? JO !
Pra Shqiperise i thyen dy SHTYLLAT e shtepise qe mbanin catine ne rast “shiu” dhe “furtune” dhe kjo eshte veper antishqiptare dhe antikombetare !
Ato qe thua ti grabitje dhe vjedhje , ishin thjesht mekanizma per te realizuar qellimet e mesiperme ! Ishin nje genjeshter e madhe , ishin “LOJA” ! Ashtu sic kane hapur llaf se Saliu beri 1997-ten per te hapur armet sepse ishte perpara Lufta ne Kosove ! Kjo eshte nje genjeshter e madhe ! Por e verteta eshte se Saliu shkaterroi Shqiperine ne 1997 pikerisht qe ajo mos t’i gjendej ne krahe Kosoves ne ditet e zeza !
Prandaj ju lutem mos i sherbeni disinformimit real te opinionit ! Ne gjithe boten vjedhin pushtetaret dhe grabisin , por nuk kane nevoje te shkaterrojne ekonomine e vendit te tyre , pervecse kur kane qellime te caktuara !
Je i madh Z.Bedri Islami! Pena jote eshte pushke.por lutem te te behet Top! Ti e ke perpiluar akt-akuzen e ketij malokut dhe vathes se tij,por do te lutem ben qe te lexohet ne salle te gjyqit. E vetmja mundesi qe ke eshte te shkruash te tille artikuj edhe me tej duke nxjerre edhe ndonje flete te zverdhur nga “Arshivat” Mbase e degjove pardje qe tha se une jam ” Arshiva ” Po mire eshte qe tja tregojme mire sirtaret e “Arshives”
terapia shok nuk ishte ide e demokrateve por fara e keqe e UDB dhe Asfalise per te degraduar ekonomine se te tjerat vinin vete pastaj. Rentabel nje fabrike nuk e ben tekonologjia (edhe ne perendim nuk nderrohet si fustani grate) por sipermarrje private. Per te mos thene qe kishte shume uzina dhe fabrika moderne te pajisura me tekonologji te kohes te blere me valute – nga autotraktori, Tirana etj me rradhe. Ne vend qe te jepeshin me qera tek sipermarres vendas apo te huaj, u lan te ndryshkeshin dhe perfundonin skrap. E keqja e Berishes nuk matet…
I nderuar autor, Bedri Islami! Me duhet te korrigjoj dy detaje qe ndoshta ty nuk te duken te rendesishem. Une them se po, pasi ky shkrim do te lexohet dhe listohet ne kerkimet ne google…. Minister i arsimit socialist para vitit 2005 ose ndryshe paardhesi Genc Poll-s, nuk ishte Luan Skuqi por Luan MEMUSHI. Luan Skuqi ka qene deputet i Partise Demokratike ne legjislaturen e kaluar (dhe me heretdeputet i Kavajes). Nderkaq, kur flet per mbledhjet e famshme te KLD te socialisteve…..cfare KLD-je thua more Bedriiiiii K(eshilli) i L(arte) i D(rejtesise) mos e ngaterro quhej KPD KOMITETI PERGJITHSHEM DREJTUES i Partise Socialiste. Ja keshtu e ngaterroni historine, me dashje apo pa dashje. Me te kujdesshem dhe ju redaktoret e faqes se analizave , gazeta merret si reference. Respekte!
terapia e shock-ut(shock therapy)ishte nje udhezim ekonomik i Washington Consensus(Dash-Fmn-BB),te cilat ia sugjeruan vendeve Lindore me qellim kthesen e fort drejt kapitalizmit.Nuk solli efektet e deshiruara dhe mund te quhet nje manover e gabuar dhe e deshtuar ne dem te ekonomive te ketyre vendeve.Natyrisht qe Gramoz Pashkot,Rulat e Meksat ishin kukullat e lojes,se ky ishte nje udhezim i W.Consensus dhe duhej bere siç u be,pavaresisht se vendi yne e vuajti dhe po e vuan kete terapi shokuese.Mendjet intelektuale qe sugjeruan kete teori ekonomike jane Milton Friedman dhe Von Hayek,mentoret e shkolles se Chikagos e vendi qe e aplikoi i pari ishte Kili,nje regjim diktatorial nen Pinoçetin.Nje vend i madh
Degjoni ketu o dallkauke ,kopuke e turma pa tru (sipas imzot Fan S.Nolit), po te paraqitet ndonjehere Salih R. Berisha , qofte edhe si deshmitar ne ndonje prokurori a gjykate shqiptare ,une behem arap!
Me frikamane e pordhamane si Edi Rama ,pale me hajdute e Jago si Ilir Meta, zahmet se shkulet nga politika Salahudini!
Edhe sikur tete vjet te jete ne opozite ,Salahudini, do ta mbaje kete vend peng te botes se krimit e korrupsionit me “miliarderet” shqiptare qe para njezet vjetesh ishin ashkushi!
Degjoni mire ketu,… pas permbysjes se regjimit “jashtezakonisht te tmerrshem komunist” para te cillit Hitleri duket porsi nje cilimi, na doli nje “doc i sateme” (sipas Arshi Pipes) i cilli rezulton te jete Salihi i te quajtures Parti Demokratike.
Vellezer e motra shqiptare qe rroni ne Shiperi, mos u beni me pjese e partive politike masshtruese
ceku i bardhe ishte endra ose me mire te themi droga me te cilen do te viheshin ne gjume miliona shqiptar ne menyre qe te mos i kunderviheshin procesit te skllaverimit qe po fillonte. per te filluar nje epoke te re duhej nj genjeshter e madhe. nuk ishte nje zbulim i madh i nje mendje gjeniale, ishte genjeshtra qe do te mundesonte hedhjen ne meshire te fatit te miliona njerzve.
Mos ja vini te gjitha Pashkos,se Pashko qe nja tre muaj zev.i Ylli Bufit ne qeverine e koalicionit 1991 dhe nuk pati me poste.E sikterisen si agjent komunist!Mund te kete perseritur fjalet e Rajersonit,por nuk ishte ai qew zbatoi terapine e shokut.Frymezuesi,lincuesi dhe perfituesi qe dhe eshte ai,Sali malok vucidoli.
Ne vitin 1987 u inaguarua kompleksi gjigand i rritjes se derrit e shpendeve ne rrethin X,ku une isha pjese e Adm.se asaj kohe.Ne vitin 1992,nisi transformimi i ek.nepermjet shkaterrimit,ne emer te demokracise qe ende nuk vjen.Po te ishte kryer transformimi nepermjet terapise kuruese e jo kanceroze,sot ai kompleks do te kishte ne pune jo 800 veta,por 1000 a me shume,e ne do te konsumonim ushqime bijo te fresketa etj etj.E ngrita zerin ne ate kohe,kundra kesaj terapie si ek.me pervoje qe isha, e si shperblim me kercenim nga deputeti,si dhe nje zyrtare i larte qe sot ndodhet ne majen e piramides se Bankes,i cili ishte i deleguar i Qendres,mua me larguan nga puna shpejt,se ne vendin e ekonomistit duhej te ishte nje punetore i komunales…………..,per te cilin kisha respekt se me kishte bere varrin e babaes.
nuk e lexova se ishte shume gjate ::::po ti bishe me shkurt ::ishte me mire ::: ne shqiperi nuk ka ekonomista ::ka vetem hajduta dhe cobane :::rama meta ekonimist ::berisha basha ::nuk dine me hapur nje vend pune :::jane njerez qe ne kohen e enverit ::ja sillte babi dhe mami qumeshtin me recel tek koka ::jane te qullet nuk e nxjerin mizen nga qulli :::rama ne France ishte i humbur :::si kalama ::::oh zot e bene shqiperine pallate piselliqe dhe i mbushen xhepat ::::nuk kane asnje plan per te hapur pune ::::se kane disa ekonomista pioniere ::::isha ne sllovenie ::ne kroacie dhe i pashe kane ndryshuar se qeveria nuk eshte korrupsion ::::rama meta basha berisha e kane mendjen me bere pallate per vete dhe famijen e tyre :::: se cajne per popullin a do vdesi apo ja ::ky shoku flet per chock ekonimik ::cfare chocku kush ta beje ::::i hedhin leket nga dritarja :::se jane cobane ::::pa mend :::