Jetën dhe personalitetin e femrës shqiptare e ka mbrojtur çdo shqiptar dhe sidomos figura të larta të kombit. I tillë ka qenë dhe Eqerem Bej Vlora. Ja një rast i rrallë, shkurt. Në një lagje me emër në Vlorë, një grua që burri kishte shumë vjet i vdekur ngeli shtatzënë. Ajo këmbëngulte se fëmijën e kishte me burrin e saj. Sipas asaj burri vinte natën në shtëpi. Po turpi i lagjes?! Përfaqësues të saj dhe idhëtarë të Eqeremit kërkonin sqarim. Shtet nuk kishte. Shkuan te Eqerem Vlora dhe i treguan ngjarjen dhe shpjegimin. Si t’ia bëjmë? Beu inteligjent e euridit ju tha: “Mos u shqetësoni, janë aksidente që edhe ndodhin.” Eqeremi i madh kuptoi gjithçka. – Po ti nuk na jep zgjidhje?! – pyetën ata. – Jo, s’ka zgjidhje, ajo duhet ta ketë fëmijën me burrin e vet. Idhëtarët e beut ikën të mërzitur. Beu nuk deshi të humbte dhe propozoi një zgjidhje. – Nesër, – tha beu i madh, – do të zbulojmë varrin. Ai përdori mitin me anë të sallierit në kapërcimin e varrit nga kali. Funksionoi?!
Në prani të tyre varri u lye me vajgur dhe u dogj. Burri i vdekur nuk ngrihej më nga varri. “Gruaja shtatzënë fëmijën e kishte me burrin e saj. Të plotë këtë ngjarje mund ta japë gazeta Dita në numrat e saj të ardhshëm.
I dashur lexues. Po të lexoni tre vëllimet e Eqerem Bej Vlorës, aty do keni edhe atdheun, edhe dashurinë, edhe moralin, edhe tradhtinë, edhe politikën. Është i drejtë mendimi i znj.Valentina Duka që ky libër duhet të jetë pjesë në kapitujt e historisë së Shqipërisë. Vrasja e vajzës në fshatin Sllatinë të Dibrës është e patolerueshme. Këto gjëma të shoqërisë shqiptare na bëjnë për t’i vënë gishtin trurit. Ne nuk jemi në Indi dhe as në Pakistan për të trajtuar fëmijët tanë kështu, tmerr! Kryetarët e shoqatave për mbrojtjen e grave dhe të drejtave të tyre duhet të japin dorëheqjen. Sa më shpejt. Bile dhe psikologët. Mjekët dhe mamitë e fshatit Sllatinë duhet të shkojnë te pandehur. Kryeministri që tani pret një fëmijë nga gruaja e tij, tani duhet të jetë pa gjumë.
Nuk kemi aq shumë vajza të tepërta dhe gra shtatzëna që të na i vrasin në çdo cep të vendit. Letrën që z.Koloreto Cukali i dërgon presidentit dhe Sali Berishës, e ka të humbur. Ato koka nuk kanë atë lloj truri për të tilla letra. Kanë misione të tjera ata, trupa dhe gjymtyrë, jo të mbrojnë femrën shqiptare i dashur Cukali.
Letër e nënshkruar
Vasil Puci, Durrës

I nderuari zoti Vasil Puci, mbasi lexova letren tende, i bej pyetje vehtes dhe shoqerise shqiptare, ja ku i kemi njerezit e urte dhe te mencur, qe na japin shprese, perse nuk arrijme ti shohim dhe kuptojme ne kohen e duhur, por zgjedhim, sharlatanet sherrmedhenjte dhe bastardet, te na udheheqin?!!!.
Me respekt zoti Puci.
Nuk perputhet emri me formimin Tuaj te respektuar,jemi te te njetit mendim….!
Horrat e bulevardit kemi ne udheheqjet tona te degjeneruara nder vite e qe vete i sjellim ne pushtet………!
“Nuk kemi aq shumë vajza të tepërta dhe gra shtatzëna që të na i vrasin në çdo cep të vendit.”
te lumte z. Puci
—
Krime ka kudo; por tek ne “dhuna dhe sensi i pronesise ndaj femres” eshte ne permasa alarmante.