Në aksin rrugor Miras-Bilisht, pranë fshatit Fitore, nga një aksident kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona. Si pasojë e aksidentit, doli nga rruga mjeti autoveturë tip “Suzuki”, me targa greke NBK 5647, me drejtues shtetasin Edison Topi, 31 vjeç, banues në fshatin Vidohovë. Ky mjet po transportonte për në spitalin e Bilishtit, infermieren e fshatit Vidohovë me inicialet L.M, 46 vjeçe, së bashku me trupin e të ndjerit Bajram Kaso, 75 vjeç, i cili kishte ndërruar jetë përpara se mjeti të dilte nga rruga.
