Ngjan me pedofilizëm politik kjo që po bën PD, që prej dy ditësh, zgjedh Laurën, rininë, hiret dhe nurin e saj, për të sfumuar një çështje kaq burrërore siç është droga, trafiku i përfolur i saj dhe faktet e dala së fundi që ky trafik është bërë në periudhën e fundit të qeverisjes së Berishës me po atë lehtësi e sportivitet që një amvisë gatuan petulla shtëpie. Dhe siç ai plaku gojëçapraz tek ‘14 vjeç dhëndër’ që pyet Gjinon se ç`ka Vangjeli që nuk del nga shtëpia, pas lajmit se Marigoja ka mbetur shtatzënë, shumë njerëz pyesin se ç`ka Berisha që nuk flet e Luli po ashtu?!
Po Ben Imami nga ka humbur?! Të tillë meshkuj, nëse ndjejnë që gëzojnë dhe statusin e burrit, po të atij që burrnia i buron prej nderit e ndershmërisë, nuk duhet ta privonin zëdhënësen e tyre nga pushimi në fundjavë për të lexuar deklarata shtypi si krijime të sforcuara poetësh provincialë ngjashëm me vargjet e Berishës në të ritë e tij, por t`i dilnin vetë për zot situatës. Zbythja e tyre këto dy ditë ngjan me ato aktet makabre të mburrojës me gra e fëmijë në vijën e parë të frontit.
Ndoshta në “tunelet e nëndhshme” të PD-së, që për paradoks janë në katin e 14-të, po gatuhet tashmë skema e një kundërsulmi, ku hidhen piketa, bëhen përllogaritje, shënohet diçka me laps që më pas fshihet me gomë; mendohet se si e qysh, në ajër ndihen psherrëtima pa fund ndjesish të sikletshme e patjetër skërrmitje dhëmbësh. Mund të jetë afërsisht e njëjta situatë si pas daljes së rezultatit në kutinë e fundit të njësisë numër 5 në zgjedhjet lokale të 2011, ku u pa se Basha kishte humbur, që më pas të hartohej skema e bërjes fitues me çdo mënyrë e me çdo kusht. Por ja që kryeprokuror nuk është Ristani, siç ishte atëherë në krye të KQZ-së. Dhe, a mos ndoshta tani në PD psherrëtihet me dhimbje: Ah të ish Ristani kryeprokuror!

Siduket Bashes nuk i kane mbritur udhezimet e nevojshme nga Beogradi, prandaj edhe mbisundon heshtja. Sa per Lauren, ajo eshte bere si ato paçavuret qe nuk u hidhen me syte, edhe pse hiret e saj si femer jane per tu marre ne konsiderate. Sidoqofte Luli eshte duke enderruar kot. Pret te bien “flori” nga qielli si ne perralla.
PSE duhet me patjeter qe zedhensja te jet e e re e bukur .. Nuk e kuptoj. Apo jemi ne shqiperi.
ky bajge as per roje w-c nuk ban se po te ishte prokuror do sillte te gjitha drogen e kolumbise me nendetese me djalin e baba salushit nga vuçidoli
Ky Arben Riskari, ben vetemper paketim brisqe rroje “ASTOR” “BIG” etj
Une mendoj qe dhe llalla nuk eshte larg Ristanit, por po punon me i kamuflum se Ristani, qofsha i gabum por kjo pune ka dukje edhe sot se i ngjet Ristanit edhe Llalla. U bane 4 -5 muj qe jane dorzu dosjet e asnje veprim!
LLalla,po te jete burre, o te beje punen ,ose te lere vendin dikujt tjeter, qe i dhimbeset sadopak ky vend, qe nuk po ngre koke prej 20 vjetesh nga vicidolsi. e te mos fshihet pas gishtit.
Ky Ristani, nje zog gomari , asgje me teper !
Andi ke shume te drejte ! Llalla i con ne Gjykate dhe ia shkel syrin duke i dhene te kuptoje
qe Llala i procedon , gjykata i liron ! Eshte loje e Berishovicit ! Para se te linte kolltukun e
K/ministrit , Berishovici i rregulloi te gjitha kycet ,drejtesi, prokurori , gjykate ,presidenfe qe
te mos i hyje ”gjemb” ne kembe !
Nje gjykates province te mos i pelqente Berishes,do fillonte poterja nga Gramshi ne Bruksel,deri sa ta hiqte.Kush duhet ta mesoje kete bilbilush n2m?