Themeluesit të Kishës Ortodokse Shqiptare 100 e ca vjet më parë, Fan Nolit, i cili më 22 mars 1908 në Sallën e Kalorësve të Nderit në Boston, mbajti liturgjinë e parë në gjuhën shqipe, disa miq dhe adhurues të tij shqiptarë i kishin dërguar një ftesë të merrte pjesë në shenjtërimin e Katedrales madhështore ortodokse që u bë dje në Tiranë. Dhe për ata që nuk e dinë se si është themeluar kisha e parë ortodokse, po e tregojmë këtu. Më 1907, në Hudson të Masaçusetsit kishte vdekur një djalë i ri shqiptar dhe prifti vendor grek nuk kishte pranuar të kryente shërbesën fetare në ceremoninë e funeralit, me justifikimin se djaloshi ishte një shqiptar nacionalist dhe si i tillë ‘automatikisht i shkishëruar’. Meqë asnjë prift tjetër ortodoks nuk u gjend aty rrotull, i vdekuri u varros pa shërbesë fetare. Incidenti ngjalli indinjatën midis shqiptarëve të Masaçusetsit, të cilët mbajtën një tubim ku vendosën të kishin një prift të urdhëruar shqiptar. Ata ftuan Fan S. Nolin të merrte përsipër këtë mision dhe ai nuk ngurroi ta pranonte atë. Platoni, kryepeshkopi rus i Nju Jorkut, e dorëzoi Nolin prift më 8 mars 1908, kur ai ishte 26 vjeç…
Kanë kaluar 106 vjet qysh atëherë. Të kthehemi tek realiteti i sotëm. Nolit i ‘dërguan’ një ftesë për Katedralen e re dhe, për çudinë e të gjithëve, ai erdhi! Nuk kishte si të mos vinte themeluesi i kësaj kishe në një ngjarje kaq të rëndësishme. Erdhi në formën e portreteve që mbanin në duar disa besimtarë shqiptarë ortodoksë. Mirëpo këtu fillon dhe ana tragji-komike e historisë së ceremonisë së djeshme. Fan Noli nuk u lejua të hynte në Katedrale dhe të ishte pjesëmarrës në atë ceremoni madhështore. Ai, themeluesi i kësaj kishe, ai, që meshoi i pari në gjuhën shqipe dhe një nga arkitektët më të mëdhenj të shqipes, priste të dëgjonte dje një meshë shembullore në gjuhën e bukur shqipe, madje dhe në gjuhën standarde. Por nuk mundi. Ata që mbanin portretet e tij në duar, jo vetëm nuk u lejuan të hynin në Katedrale, por u shoqëruan në një nga komisariatet e policisë së kryeqytetit shqiptar. Dhe ceremoniali vazhdoi normalisht. U meshua në greqisht. Madje për t’i vënë vulën disa të rinj serbë shpalosën flamurin e tyre kombëtar para Katedrales dhe bë fotografi sa u desh qejfi duke i gjetur punë Kreshnik Spahiut të Aleancës Kuq e Zi. Janë a s’janë incidente këto, është ende e diskutueshme. Një pjesë thonë se po, një pjesë thonë jo. Por fakti është fakt: Ceremonia u krye me injorimin total të Fan Nolit, në ceremoni nuk u meshua shqip, ndërsa ata që deshën të fusnin Nolin në ceremoni përfunduan në komisariatin e policisë. Eh, sikur të ishte Noli gjallë çfarë do të mendonte? Është e pamundur ta imagjinosh që ai shqiptar i madh të mos vdiste për së dyti nga hidhërimi nga ato që do të shihte. Po më përpara do të shkruante me siguri një nga ato poezitë e tij të mrekullueshme elegjiake dhe therëse që vetëm ai dinte t’i bënte dhe që ne i njohim të gjithë. Unë po bëj një hamendësim dhe po them se Noli, para se të shkruante vetë ndonjë poezi të re, do të mjaftohej duke cituar nja katër vargje të Petro Nini Luarasit, i cili ka shkruar:
Edhe Krishti ndë na thëntë:
Unë jam grek, eni pas meje!
Do t’i themi: Pa mblidh mentë,
Se shqiptari s’vjen pas teje!

Tani qeveria eshte e mbushur me patriote. Ndaj edhe gazeta juaj nuk merret me kaq gje te vogel sa ajo qe ndodhi ne mes te Tiranes. Noli tha “shoke kemi nemes tene, shume armiq e tradhetore….” dhe iku duke perseritur shprehjen e Konices ” Shqipetare ju kam dhjere, nuk me kuptuat nje here”.
Urime miku im Xhevdet Shehu, eshte e vertete qe po xhiron bosh ende’ rrota e historise sone tragji-komike, dhe hec e mos thuaj qe s’ka patur te drejte Noli i yne qe shkroi anarkite:
1.Anarkia fetare : katër fe´ të ndryshme, që nuk kan zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.
2.Anarkia sociale : këtu nuk ka as klasë bejlerësh as klas bujqësh, as klasë borgjezie, ku bujku është më bej se beu dhe beu më bujk se bujku.
3.Anarkia morale : Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita-ditës si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre´ e pakufi, këtu i padituri i di të gjitha, dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.
4.Anarkia patriotike : këtu brenda nji dite si me magji tradhëtari bëhet patriot dhe patrioti tradhëtar…,
5.Anarkia e idealeve : këtu idealet e shtrembëra e të errëta përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla, më elegante e më të ndritëshme të Oksidentit/Perëndimit. Kolltukofagët këta krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë ne lëngim…
Te lumte shkrim teper korrekt
Te reflektojne Politikanet Shqiptar
Po te ishte gjalle Noli do ja kishte mbathur per se dyti nga Shqiperia me po te njejten shprehje qe perdori edhe atehere.
Noli do qante teksa shikon qe shqiptari vret, perdhunon, grabit, shkaterron shqiptarin.
E keqja e shqiperise eshte SHQIPTARIZMI
Xhota? I ke thënë të gjitha ato që duhej te thuheshin mjaft bukur . Edhe fan noli te ishte gjallë do të thoshte fjalët tuaja në këtë esse!? Të gjithave çfarë ke thënë ju ke vënë një “vulë ari” të përbërë nga 4 vargjet e strofes lapidar të Petro Nin Luarasit! Përshëndetje xhota!
Xhevdet shehu është djali ynë dhe që ta dini ju komentues të nderuar fshati ynë ka nxjerë vetëm shqiptarë e shqiptarizëm!
Mirë e ke re Hekal por ama mos harro se shkollën këtu në myzeqe e kini bërë? Ne ja u mësuam juve shqiptarizmin re? Apo harruat që kazaja jonë ju përfshinte? Mburruni re mburruni se e kini hak por na vini ne përpara pastaj veten tuaj? More vesh re?
O myzeqe figura? Hekali pi ujë Vjose e vjosa është jona o figurë? Edhe ullinjtë e mallakastrës fidana vlore janë ? U bëtë ju myzeqarët nashti trima e doni të na dilni përpara!? Vëndin e parë për të gjitha e kemi ne lebrit dhe fute njëheré e mirë ne kokë nashti. Për moçalishte jini te paret ju myzeqarët,për të tjerat jemi na? Kuptove gjë o figurë?
Xhevdet shehu është djali ynë dhe që ta dini ju komentues të nderuar fshati ynë ka nxjerë vetëm shqiptarë e shqiptarizëm!
Lexon shkrimin dhe edhe nje here kujtohesh ku jeton. Te shtrengon zemra dhe te vjen keq qe ke lindur shqiptar. Po aq sa shkrimi i Xhevdetit, thike per zorzopet e politikes ishte edhe komenti i Mehmet Metaj.
Do kisha nje lutje: Shqiptar te mençur trima qe duan Shqiperine ka, por duhet te jene me te organizuar dhe aktive dhe te mos presim dite te tille per te shkruar dhe per te folur. Dhe kaq dhe jemi shume te vonuar.
Shkruani me shpesh ne kete dritare puthuajse te vetme te medias shqiptare. Fatkeqesi e madhe per Shqiperine qe ka kaq shume fukarallek- maskarallek dhe gazetarucet jane te lire te shkruajne cdo gje qe jane te urdheruar te shkruajne.
Nje kryegrek mblodhi gjithe djajt e botes-,Aleancen e zeze-,per cfarosjen e popullit shqiptar,mu ne Tirane,mu ne mes te Tiranes,ku i falen goxha shesh dhe vetem nje grua gjeti fuqi te protestoje.Dita e djeshme u be e zeze nga rrasot e zeza te aleances sllavo-greke kunder Shqiperise.Ky ishte triumfi i Janollatosit.Ate qe nuk e bene dot gjate luftes ballkanike,jo pse s`deshen,por pse nuk i la Austria,e bene sot.E ngulen murtajen e zeze,mu ne zemer te Tiranes,perdhosen altarin e kombit,mu tek monumenti Skenderbeut.Kush do t`a hedhe ne ere ate karabina katedrale pushtimi,ka 1miljon $ne dore.
Fan Noli –Mes botes njerezore dhe hyjnore
Nga Raimonda Moisiu
Ndërsa kthejmë kokën përgjatë viteve, në perëndimin e tyre, dallon gjurmët e arta të kujtesës së një kombi. Janë gjurmë që gjithmonë do të kujtohen si shprehi e ndodhisë në etapa të ndryshme dhe e ekzistencës së tyre, për t’u përqendruar në erudicionin e një prej figurave që është çmuar shumë prej shqiptarëve dhe amerikanëve, si një figurë aktive e letrave shqipe, Rilindjes Kombetare, çështjes kombëtare dhe të të drejtave të shqiptarëve jo vetëm në trojet etnike shqiptare, por edhe në Amerikë e kudo në botë, Fan Stilian Noli. Ndërsa vitet rrjedhin, aq më shumë rritet edhe ndërgjegjësimi kombëtar për t’u kthyer pas ideve, erudicionit, veprave, penës, së këtij kolosi të letrave shqipe, për të eksploruar në vlerën e tyre. Vepra e Nolit të madh është shumëdimensionale, e krijuar në përkushtimin dhe vëmendjen, nw poezi, prozë, publicistikë, fe, muzikë, përkthime të shkrimtarëve të shquar të botës, pastaj si pamfletist, esseist, historian midis tributit të një lideri popullor dhe shpirtëror, midis lavdisë e modestisë që e karakterizonte, gjithmonë sipas kontributit që ai kishte ndërtuar në thënien biblike që shprehte shpesh: “Një popull pa vizion zhduket”. Poliadriku dhe eruditi Fan Noli nuk u përqwndrua vetëm te një pjesë e veçantë e historisë së kombit shqiptar, por ai adaptoi atë pjesë integrale të vlerave dhe historinë e kulturave të tjera, pikërisht asaj amerikane, ku ai jetoi dhe veproi deri ditën që vdiq Dhe, hodhi një bazë të shëndoshë të rizbulimit të identitetit kombëtar dhe të ruajtjes së tij nga asimilimi kulturor, pas disa shekujsh shtypjeje. Muaji mars tashmë është bërë një muaj i vecantë për të përkujtuar, poliadrikun dhe erduditin, Nolin e madh, dhe krahas tij nw sjellim në kujtesë një sërë figurash të shquara të letrave shqipe, atdhetarizmit e patriotizmit, si Konica, Pipa, Zef Oroshi, Rexhep Baba Bardhi, Qerim Panariti, Antoni Athanas, Kristaq Trebicka, Petraq Turtulli, Sotir Peci, At Arthur Liolini, Bill Kamenica, Thanas Laskaj etj. Përgjatë gjithë kësaj kohë, forca e kujtesës, e vizionit, e mendjes dhe e penës së njerëzve të letrave shqipe, nëpërmjet aktiviteteve në dedikim të vlerave kombëtare e historike, sikurse kanë bërë ata vetë dhe pararendësit e tyre. Ata besojnë në parimin bazë e jetësor se vepra dhe kontributi i Nolit flasin shumë, si një domosdoshmëri që vlen edhe në ditët e sotme, ka aftësi universale për të evokuar të kaluarën ngadhnjyese me njerëzoren. Ndërgjegjësimi kombëtar i njerëzve të letrave shqipe lëviz drejt vizionit të së ardhmes drejt atij vizioni që predikonte Noli i madh, në ruajtjen e traditës, gjuhës, kulturës, identitetin e tyre, për të treguar se jemi një komb me botë, shpirt e mendim të lirë, ecim, jetojmë, tregojmë me pënën e krijimtarinë, organizimin e aktiviteteve me taban kombëtar e historik, se jemi aty, në tokën e mundësisë e demokracisë, dhe kjo është një arësye që ata e përkujtojnë 45-vjetorin e përjetësisë së Nolit tonë të madh. Është ndjesia më e fuqishme e krenarisë kombëtare, është aftësia e e talentit dhe penës së shkrimtarëve, ndjesitë që poetët e prozatorët i koordinojnë me ndjesitë e pararendësve të tyre, si gjënë më të bukur e të shtrenjtë të përjetësimit të vlerave kombëtare dhe identitetit kombëtar ashtu si pati bërë dikur ky uragan i shqiptarisë në Amerikë.
Noli…nuk besoj të ketë patur ndonjë armik personal.
Ai ka qënë njeri i letrave dhe i humanizmit të thellë njerëzor, në ato përmasa, sa që nga burrë shteti u bë prift. Të bëhet prift dikush, do të thotë të jetë idealist patjetër, njeri që jeton mes botës njerëzore dhe asaj hyjnore, pra, njeri tolerant, i dhimbsur për njerëzit, i gjëndur për ta,- dhe, Noli, e pati të thjeshtë krejt të vishte rason e zezë. Me dhënjen e meshës së parë në gjuhën shqipe dhe shkëputjen e orthodoksisë shqiptare nga ajo greke janë dëshmi të një kthese historike në historinë e Rilindjes Kombëtare. Noli ynë i Madh ka qënë Kryeredaktori i gazetës më të vjetër shqipe, “Dielli”, President Nderi i Shoqatës Pan Shqiptare “Vatra”, u diplomua në Universitetin e Hawardit, botues i “Adriatic Revieë”, “Republika” dhe Përfaqësuesi i Lidhjes së Kombeve, Ministër i Punëve të Jashtëme, Kryeministër i Shqipërisë, filozof, botues dhe përkthyes i shumë veprave letrare e fetare, dhe i vlerësuar nga kritika e kohës amerikanë, në vecanti nga Presidenti Linden B. Xhonson.Një deklaratë brilante e Fan Nolit i kapërceu me të shpejtë kufijtë e mijëvjeçarit kur jetoi. Ai tha se populli shqiptar, me një shumicë dërmuese myslimane, zgjodhi në krye një prift orthodoks, sic vdiq ai.
E ku ka kompliment më të bukur, se ky mesazh i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare që mund t’i bëjë dikush popullit të tij se sa ky? Sidomos sot, kur ngado gëlojnë përplasjet fetare?
Fan Noli i ka kapërcyer kufijtë e kulturës së intelektualëve të kohës, shqiptarë dhe jo shqiptarë. Ai është parë si një personalitet i shquar për tributet e një lideri shteti që ai i atribuoi vetes me restaurimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve mbas disa shekuj të pushtimit otoman. Jo vetëm si kishtar, historian, studiues, shkrimtar, esseist, pamfletist por edhe si një burrë shteti -bëri që atdheu i tij të njihej në arenën ndërkombëtare, duke e shquar Nolin si një arkitekt i zgjimit e dinjitetit kombëtar, besimit dhe pika e bashkimit të shqiptarëve, sidomos në Amerikë. Brilantet e tija të veprave origjinale dhe të përkthyera, janë deri më sot, të pakritikueshme nga askush.
Si poeteshë dhe publiciste, si një adhuruese e patjetërsueshme e Nolit të Madh, do të vëreja një shëmbull të mrekullueshëm për mua, për ne , njerëzit e letrave dhe për ata që aspirojnë galaktikën e letërsisë. Në qoftë se ne i themi “çifut” dikujt që është kurnac dhe që i tërheq gjithmonë kërraba nga vetja, Noli i madh ka qënë “çifut” i fjalës së përkorë. Ai ka qënë kur shkruante , si një punonjës i arit apo i zembrekëve të orëve. Aq poezi sa na ka lënë Noli, janë, që të gjitha, të derdhura në flori, ku nuk ke kurajon të heqësh apo të redaktosh, qoftë edhe një rrokje.
Mirëpo, Noli, Konica, Mjeda, Migjeni, Fishta, etj, kanë lënë trashëgiminë e tyre që ne jemi të detyruar t’i referohemi, si zotërues të tyre. Pra, duhet të përkulemi me nderim përditë te “Professor Noli” në përzgjedhjen dhe koncizitetin e fjalëve.Tregojnë se Noli, vetëm për të gjetur fjalën e bukur shqipe “gërdallë” , i ka shkruar letër një shoku të tij të fëmijërisë, që nga Amerika, ndërsa po përkthente Cervantesin. Dhe…kush na qe më në fund “gërdalla”? E kush tjetër, përveçse Rosinantit.Apo, tjetër. Pas luftës, kur i dërguan Nolit vepra të tjera të Shekspirit të botuara në atdheun e tij, ai, – si i përgëzoi për punën e lavdëruar me gjeniun anglez, i këshilloi nga ana tjetër duke u thënë se; ” por, shqipja ka fjalë të tjera më të bukurua, more djema”.
Noli , në tërë parametrat ka qënë modern.
Kur udhëhoqi revolucionin e njëzetekatrës, i tërë Ballkani ishte monarki, pra, në një mënyrë arkaike e të drejtuarit. Noli, krejt ndryshe, organizoi republikë vëndin e qeverisur prej tij, dhe, për më tepër, ai kërkoi të lidhej me pushtetin komunist të Rusisë së Leninit, duke vepruar me një diplomaci marramendëse. Fundja Lenini qe ai që denoncoi traktatin e fshehtë të Londrës për copëtimin e vëndit tonë, por, nga ana tjetër, në atë kohë, komunizmi sovjetik u bë aspiratë e shumë popujve, shteti qe i madh, dhe nuk ishte aspak keq të kishte edhe simpatinë e kësaj fuqie që po rritej me bum të paparë. Dhe, rrëfanën e kishte…. Noli ishte aq energjik, humanist e reformator, diplomat, njohës i shumë gjuhëve të huaja, historisë e kulturës së popujve të ndryshëm, dhe mbrojtës i flaktë i cështjes kombëtare dhe i të drejtave të patjetërsueshme të kombit shqiptar, kur fati i Shqipërisë ishte në një rrezik të madh për t’i ndarë përsëri kufijtë, ai takohet me Presidentin e SHBA-së të asaj kohe, Wilson, duke i kërkuar mbështetjen e padiskutueshme të tij dhe falë saj Noli ynë i Madh do të ndalonte masakrën tjetër që donin të bënin shtetet europiane me kufijtë e Shqiperisë. Duke e vlerësuar ndihmën e Presidentit Wilson dhe mbështetjen e patriotëve të vjetër dhe komunitetit shqiptar në Amerikë, përvecse zërit të tij të fuqishëm kombëtar, në Konferencën e Parisit më 1919, ai do ndërgjësonte zgjimin e kombit, me vargjet “Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë…” Aktualiteti dhe mesazhi i këtyre vargjeve vazhdon edhe për të sotmen për zgjidhjen e cështjes kombëtare si një apel që i bëhet botës dhe Europës për më shumë vëmëndje ndaj kombit shqiptar dhe Kosovës, njohjen e Pavarsisë së saj ndërkombëtarisht. Pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e kombeve Fan Noli e vlerëson si një arritje nga më të mëdhatë e shpirtërore të kombit e cështjes shqiptarë.
Kur e përzunë forca të financuara nga armiku shekullor i shqiptarëve, shteti sërb, Nolin, këtë figurë poliedrike dhe që krahasohej me kokat më të ndritura të kohës, e zëvendësoi një njeri tjetër. Ai , për fat , që nuk e kishte as kulturën, as edukatën, as bagazhin , as elegancën e të qeverisurit dhe as qytetarinë e tij , por ishte një fshatar i zgjuar dhe manovrator nga Brurgajeti i Matit, pretendenti se vinte nga familja mbretërore e Topiajve, Ahmet Zogu.
Noli I madh u detyrua të ndahej fizikisht nga populli i tij.
Atij nuk I mbeti tjetër, veçse atë pjesë të jetës që i kish mbetur, të vishej prift. Pikërisht në Amerikë.
Ai e dinte se kush do të bëhej Amerika.
Falë kishës së tij, shqiptarët e Amerikës ishin dhe janë të bashkuar më shumë se në asnjë vënd tjetër të botës.
Nën shëmbullin e Nolit të madh i mbajnë bashkuar shqiptarët sa e sa klerikë të nderuar si At Arthur Liolini e shumë te tjerë.
Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Zonje e nderuar Moisiu!
Noli ngelet njeriu i letrave per ne ate kohe si zheniu i tyre,por politika esht si puna e asaj femres qe zgjedh shum burra per tu kenaqur,sepse nje burre nuk kenaq dot?Imzot Noli duhet ta vazhdonte ate qe ai nisi,kur shqiperine e dinte se kush ishin ata qe kishin zgjedhur per ta udhehequr mbas rezimit te Ahmet Zagollit!!
Pa gjerat nuk lihen ne mes,ku ideali i tij ish te shikonte nj e Shqiperi te civilizuar,ashtu sic ish edhe vet ai,nje shqiperi teresisht te integruar ne kete kontinent e jo Te perfaqsojn interesat Amerikane e jo ato Europiane!!
Prifterinjte e mbledhur ne shenjtrimin e kishes me Kryepeshkopin e Kishes se Kostandinopojes tregoj se Shqiperia esht e drejtohet nga nje Europianist e jo Ashtu si vleresohet nga Islamo-komuniste ne kete blog !!
Ne Arvanitasit e vjetr e ketij vendi cilesojme e vleresojme miqesine e gjith Vendeve qe moren pjese ne kete shenjterim dhe e quajm se miqte e vjetr,nuk e kan haruar Arberine,por kan qen ktu e bekuan kete kishe si te shenjte!!!
“… Perendi,o Perendi!
bota thot,se ti kur dashke,ben si do e ben si di:
Pse na le ne dore te djallit,
Qe na shtyp,na pertyp,neper noflla te cakallit?!
(Ali Asllani)
…………………………………………….
NE KATEDRALEN E RE!….
Dreqerit jan lidhur ne valle,
Kryedreqi tund shamine,
Thon’ do bejme dasem te madhe
Se martojme Shqiperine!
Ne ket dasem s’qen te ftuar,
Engjejt tane,nga do jane…
Noli madh qenka harruar!
Noli mbet me koke menjane…
Zoti s’vjen,gjithnje i zene…
Spaska nge as Perendia,.
” Ne kembe time”, paskej thene:
– Le t’u vije Perrupia!…
Mblidhen Lugetrit dasmore,
( Tejpertej nje vaj bilbili)
Me dy tre heje ne dore
ra se sy vet Xhebrahili…
Si kjo dasem s’eshte pare,
Vetem nusja rri e truar,
kurbanet ne gjak lare,
krismat s’kane te mbaruar!
Dhenderi,soji lubise
ha e ha e s’djen te ngopur,
Gojen si grop’ e Sejdise,
Nje Bajloz qe patem njohur!
Nusen e kerkon me paje,
Jug – Veri,me fusha,male…
“S’ tundem “, thote,ketej or daje,
” Se e kam te blere me pare!”
Ke te djele do e martojne,
Shqipen lare me uje Drini?!
Fol, o Zot, se me s’durohet
tok me dreqin dhe i biri!
Se me zi nuk ka ku shkon,
Kombi i kerrusur nder halle,
Nuk e di ne me degjon:
Djajte u lidhen prap ne valle!…
Djajte u lidhen prap ne valle,
kryedreqi tund shamine…
Thon’ do bejm’ dasem te madhe
Se martokan Shqiperine…!
Po zihen hekali,myzeqeja dhe vlora kush të marë xhevdet shehun!? Xhevdet shehu është pronë e luftar pajës dhe pikë!
O sherri,xhevdet shehu e ka origjinën nga Qyteza e fan nolit dhe me vonë të parët e tij u vendosën në Luaras të kolonjës? Është kështu si them unë e jo si thua ti ? Dy pika.
Pelivanit i duhet dhënë një çmim për keto vjersha kaq te bukura ku bashkohet dashuria,ironia,trimeria dhe shqiptaria!? Nderime pelo!
Nga luarasi,gjyshi i xhevdetit erdhi në Hekal dhe ja ku u vulos me tre pika? Por gjyshi i xhevdetit e bleu tokën ne hekal dhe nuk vuri tabelën “asht e xanun”!? Ishte burrë i mënçur ai ?
Pelivanit i duhet dhënë një çmim për keto vjersha kaq te bukura ku bashkohet dashuria,ironia,trimeria dhe shqiptaria!? Nderime pelo!
Ok Pullumb! Shtoma dhe nje kafe tek ajo lista…