Një seancë e pasuksesshme për bashkëkombasin tonë në Greqi, rezultoi ajo e djeshmja, pasi Gjykata e Apelit në Dodokanezë vendosi të rihapë dosjen për një shqiptar që akuzohet për përdhunimin e një shtetaseje holandeze. Rasti është rishikuar në janar 2006 nga Juria e Gjykatës së Rodosit, ku shumica e liroi nga akuzat, por një apel nga Prokuroria duket se ka rikthyer gjithçka për rigjykim. Prokurori Jorgo Ekonomu kishte kërkuar burgosjen maksimale për 34-vjeçarin shqiptar, të cilin e akuzon se natën e 5 gushtit 2003 në Archangel, përdhunoi turisten 26-vjeçare nga Holanda. Gjatë seancave shqiptari insistonte se të dy kishin pirë alkool në një pub dhe kryen marrëdhënie seksuale me dëshirë.
