Në Kili “tymosej” 1 shekull para Krishtit

anazapta

Banorët e hershëm të Atacamas në Kili kanë qenë konsumues të rregullt të nikotinës që para lindjes së Krishtit. Një studim i kryer mbi mumjet e qytetit të San Pedro de Atacama në Kili ka treguar që njerëzit në këtë rajon kanë pasur një zakon nikotine që të paktën nga 100 Pr.E.S. e deri në 1450 P.E.S. konsumi ishte në shkallë të gjerë dhe nuk përcaktohej nga statusi shoqëror.

Praktika e pirjes së duhanit dhe halucinogjeneve ishte e rrënjosur thellë në kulturën dhe mendimet e shumë shoqërive pre-hispanike. Në jug të Andeve Qendrore, ekzistojnë dhe burime bimore të përbërjeve halucinogjene: llojet që përmbajnë nikotinë dhe llojet që përmbajnë triptaminë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *