A ka gisht në fushatën e trazirave në Shqipëri dhe Kosovë shërbimi sekret serb?

anazapta

Për këdo që ndjek sadopak zhvillimet e fundit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ai nuk do të mund të befasohej më shumë se nga gjithë ajo që të afrojnë ditët e fundit.

Për çudi, sikur të ketë të njëjtin sinjal, ngjarjet e këtushme po ngjajnë edhe më tej me atë që ndodh në Kosovë, për të mos shkuar më tej, me kohën që është gjetur për të bërë përsheshin politik në viset dhe partitë shqiptare në Maqedoni.

Duket si një paradoks politik, por në të vërtetë shumë ngjarje janë më të thjeshta se sa duken dhe njëkohësisht edhe më të dhimbshme.

Në Tiranë, thuajse çdo ditë, nëpër afërsitë e shkollave, por edhe në ndërtesën e RTSH, vendosen imitime të lëndëve plasëse, herë si një pako e zakonshme, e mbështjellë me një gazetë çfarëdo; herë si një çantë e harruar, ku është i dukshëm një telefon celular mbi to, që të jep gjithë idenë e një shpërthimi që mund të plasë pas pak; policia ndalon me lëndë plasëse disa të rinj nga zona e tritolit, Fushë-Krujë, të cilët kanë me vete edhe flamurin e mitingut të ardhshëm të opozitës, ndërkohë që kjo e fundit paralajmëron për bllokimin e institucioneve.

Zërat “militantë” të PD-së, pasi heshtën në një miting të radhës, disa ditë më parë, duket se tashmë janë futur edhe një herë në linjën e “futjes së turmave në Parlament” etj, linjë e cila, si edhe më parë, ka vetëm një tendencë, anarkinë dhe rrëmujën.

Rifillimi i fushatës është tërësisht i komanduar dhe qëllimi është heqja e frikës nga shteti. Fushata e re me “alarme bombash”, synon ta bëjë shtetin të prekshëm, të zakonshëm, të vdekshëm dhe mbi të gjitha, të poshtërueshëm. Aktorët e fushatës mund të jenë të shumtë, por janë të gjithë me angazhim politik. Ata mund të jenë gardistë të liruar, policë të transferuar, trafikantë droge të prekur nga aksionet anti-drogë, pse jo dhe njerëz të frustruar nga përpjekjet për një disiplinë shtetërore në shoqëri, por komanda e fillimit të fushatës është politike.

Këto ditë u botua një lajm i çuditshëm, me burim shërbimet sekrete serbe, të cilat, pa asnjë lloj droje pohojnë se sot “janë më të fortë se kurrë” në Kosovë dhe në viset shqiptare, qysh nga viti 1999, që ishte edhe viti i dëbimit të tyre.

Në momentin e parë, kur ndjek gjithë këtë zallamahi, mendimi i parë të shkon në pyetjen më normale në botë: Kush përfiton prej saj? Dhe, pa dashur të ndjehem si paranojak: Kush qëndron pas saj?

A ka lidhje ajo që po ndodh aktualisht në gjithë viset shqiptare me investimin shumëvjeçar të shërbimit sekret serb, apo është thjeshtë dëshira e disa njerëzve për të ardhur edhe një herë në pushtet, që përmes hijes së pushtetit të mund të fshehin krimet që kanë bërë? Është e vështirë të besosh se mes së parës dhe së dytës nuk ka lidhje, që herë-herë bëhet më e qartë dhe herë duket sikur ka qëndruar në hije.

Jam i bindur se ata që vendosin tritolet-lojë janë, si zakonisht, mashat e një zjarri të madh që kërkojnë të ndezin. Ata janë bërë pjesë të një skenari për destabilizimin e jetës në një vend, që edhe pa këtë, ka problemet e tij të mëdha. Por, përtej tyre, asgjë nuk është e paqëllimshme.

Le të marrim rastin “Doshi”. Nuk dyshoj se njeriu që e ka më seriozisht këtë, është vetë ai. Por, të duket e çuditshme, kur i gjithë shtabi politik më i lartë i opozitës e ka ditur prej më shumë se tre muajve se po përgatitet një gjë e tillë, ka heshtur dhe ka pritur të ndodhë një vrasje, e cila, megjithëse e supozuar, do u kishte vlejtur shumë më tepër se kjo e sotmja.

Shembuj ka mjaft. Azem Hajdari i vlejti Berishës më shumë i vrarë se sa i gjallë. Kur ishte në jetë ai, Hajdari, qëndronte nën petkun e të gjitha të zezave, kur nuk ishte në jetë ai u bë mishërimi i demokracisë. Tom Doshi, sa ishte pa qenë objekt i politikës, ishte njëri të anatemuarit e opozitës, sa u bë objekt i një çështje të nxehtë, u bë sinomim i opozitës i rrëzimit të shefit të parlamentit nga pushteti.

Rasti “Doshi”, në përkitjen e tij të pazakontë në Kosovë, ku edhe atje problemi nuk ishte i panjohur, por njihej që prej dy vitesh, nuk është një rastësi dhe ajo nuk ka lidhje thjesht e vetëm me zgjedhjet vendore. Ato janë pjesa e dukshme e asaj që ndjehet; e padukshmja është më e thellë se e gjithë kjo.

E vërteta është se shteti serb, përmes lidhjeve të reja dhe të vjetra financiare, është bërë pjesë e ekonomisë në Kosovë dhe në Shqipëri; por, po ashtu, është e vërtetë se, qoftë në Kosovë, qoftë në Tiranë, ka një rigjallërim të atyre që kanë qenë të lidhur jo vetëm shpirtërisht me shërbimin e fshehtë serb.

Ndoshta, edhe largimi i papritur i shefit të shërbimit të inteligjencës së Kosovës, ka lidhje me trysninë që struktura të njohura kanë ushtruar mbi punën e tij, megjithëse ajo nuk ka shkëlqyer.

Kohët e fundit, saktësisht në fillimin e muajit janar, figura të strukturave të fshehta të shërbimit sekret serb kanë vizituar Kosovën, e disa prej tyre edhe Tiranën. Ndonjëri prej tyre ka qenë i shoqëruar edhe me njerëz të botës së biznesit dhe janë paraqitur si të tillë. Në Kosovë është shkuar edhe më tej: gjërat kanë qenë më hapur, sepse edhe rrjeti i tyre është më i shtrirë.

Sipas burimeve të njohura të shërbimeve inteligjente, është bërë e njohur se ky shërbim ka njerëzit e tij në të gjitha forcat politike, në qeveri dhe në botën e biznesit në Kosovë. Tani ky është një sekret publik. Problemi i vetëm është në se ky gjallërim jo i beftë dhe jo i rastësishëm, ka ndikimin e shtrirjen e vet edhe në Shqipëri. Gjërat që po ndodhin, të shtyjnë drejt këtij përfundimi.

Në Shqipëri, por edhe në Kosovë, ne kemi një shërbim të specializuar të inteligjencës, e po ashtu një shërbim të tillë kemi edhe në Forcat e Armatosura. Për vetë natyrën e tyre të punës ata deri tani nuk kanë dhënë asnjë sinjal për ndikimin e shërbimit të fshehtë serb në të gjithë atë që po ndodh në të dy vendet.

Është fakt, i cili nuk do asnjë argument për të qenë i pranuar se, mes gjithë asaj që po ndodh dhe deklaratës së shërbimit të fshehtë serb ka një lidhje, e cila, edhe në mos qoftë e drejtpërdrejtë, është e pranishme.

E drejta e cilësdo opozitë në botë është të protestojë sa të mundet e ku të mundet, të dalë në rrugë dhe të tundë flamurët, të thërrasë dhe të lëshojë zërat për një qeverisje të re. Por e drejta e saj mbaron kur në jetën e njerëzve fillon e futet ndjenja e rrezikut, e krijimit të një mjedisi ku gjithçka mund të ndodhë, edhe nga një pako e vendosur si rastësisht buzë rruge.

Deri tani askush nga opozita nuk është distancuar nga kjo maskaradë, e cila do të lërë gjurmët e saj në psiqikën e fëmijëve. Por, mjerisht, e keqja, ende nuk ka shkuar në fundin e saj. Ajo është ende në përmasën e rritjes. Dhe, duam apo nuk duam duke qenë si dy enë komunikative, ajo që ndodh tek ne, është e pranishme edhe në Kosovë, dhe anasjelltas.

 

 

Share This Article
33 Comments
  • Berisha po tallet me mazhorancen,i frikson ata qe jan te korruptuar.Dhe dihet se kush..Eshte kjo arsyeja qe Rama nuk vepron dot,se nuk denon me burg ai,por gjykatat e koruptuara nen pushtetin e SALIUT.MJER SHQIPERIA ne ç’duar ka rene.

  • Se ne cfare duarsh ka rene Shqiperia sa semundja vuri poshte Enver Hoxhen e deri ditet e sotme , mjafton te shikosh gjendjen ekonomiko sociale , vrrullet e zhvillimit dhe optimizmin e njerezve te ketij vendi .

  • Shqiptaret e mencur dhete urte qe e duruan kriminelin sali hale berisha, besoj qe tani do te tregohen te matur dhe te duruar derisa gomari president dhe gjithe hordhia e horrave qe krimineli i ruajti per keto dite te keqija per te dhe familjen e tij te inkriminuar dhe te korruptuar, te mbarojne mandatet dhe te ikin nga postet e pamerituara…atehere do ti hapet rruga dhe deshires mbarepopullore per venfosjen e drejtesise duke filluar ne kryekriminelin Sali hale Berisha.

    • Megjithatë socialistët nuk po mësohen të bëjnë një gjë thelbësore,-nuk po i presin kokën gjarpërit!? Me sa shoh e ndjej nuk dinë t’i presin as kokën as bishtin!? Pavendosmeria e socialistëve do ta vrasë revolucionin e 23 qershorit me llomotitje ! Pederastia politike nuk është politikë!?

      • Nuk mendoj Pëllumb se Rama ka komplesitete apo firkë nga keputja e kokës së këtij gjarpëri ( biles mendoj se eshte i vetmi qe mund ta bej), por ky gjarpër ( qe e njeh vendin ku vepron) përveç strukturave vertikale qe ka krijuar brenda dhe jashte me gjarprinje te tjere ( dhe ndoshta me helmues se ky i joni) ka krijuar dhe struktura horizontale te cilat jane edhe me te rrezikshme. Ky gjarper ka magjepsur dhe shume njerez te pafajshem ( u ka hedhur trute e gomarit), i ka helmuar gjakun dhe kjo terapia e te lenit te lire te flase, pikerisht eshte qe ti dali helmi njerezve, te dobesohen lidhjet qe ka, te degjenerohet edhe perballe evropianeve dhe pastaj te shkoje ne sater. Sa kohe do te duhet, kjo varet ne, populli. Respekt te veçant per komentet.

    • Kriminelet dhe mafiozet jane ne pushtet.Ata trafikojne kanabis me avion,gomone,makina,anije etj.Keta sot sjellin shovenistin me te urryer shqiptare,kriminelin me duar te pergjakura,Peshkopin serb Irinej.Keta mafioz sjellin Fazliqin,qe ju e urreni,per te ndertuar autostrada elektrike shqiptare.Ju shpellaret rondokop dhe trushperlare beni tregti me motrat tuaja ne Serbine shoveniste te Millosheviqit.Ju sot me voten tuaj qeverisni Kolumbine e vogel ballkanike qe eshte kampione e krimit europian.Ju qe sot me politiken antipunesim,mbushni burgjet greke dhe italiane etj.me kriminel dhe trafikues droge.Ja,ky eshte Ramo pederi, qe per nje vit qeverisje s`ka cka tregon per suksese ekonomike,por per ngritjen e Kishes qe ngjalli Krishrin,por mjerisht s`dihet se ku vajti,pasi shpellaret ortodoks te Kishes se tyre e mbuluan me marrezite dhe krimet qe bene ne ish Jugosllavi dhe Camerine e shantazhuar teresisht.

  • Megjithatë socialistët nuk po mësohen të bëjnë një gjë thelbësore,-nuk po i presin kokën gjarpërit!? Me sa shoh e ndjej nuk dinë t’i presin as kokën as bishtin!? Pavendosmeria e socialistëve do ta vrasë revolucionin e 23 qershorit me llomotitje ! Pederastia politike nuk është politikë!?

  • Artikull pak si fantastiko shkencor. Ne se ka arshive Berisha ku eshte kjo?
    Eshte arshive fizike apo virtuale pa asnje vlere ligjore dhe eshte vetem ne
    mendje te ketij ” djalli “. Qe tallet me kete popull e kete vend nuk ka njeri qe
    nuk e di, qe ka para e pushtet dhe kjo dihet se punoi gjate per kete. Por ta
    kete frike nje qeveri e tere mbas pothuaj nje viti kjo nuk ka sens.

  • Patjeter qe arshiva egziston. Rama nuk ka per te bere asgje sepse ne krye te parlamentit eshte gjysma e qeverise, eshte krye hajduti Ilir Meta qe beri pazar me Saliun para 23 Qershorit.
    Shikoni si sillet Edi Rama tamam sikur ishte ne opozite. E degjuat si i tha ne parlament Saliut? Fole sa te duash i tha. Shqiperia eshte totalisht ne doren e kriminelave me pushtet, miliardere
    Nje Milion votat do kthehen shume shpejt ne nje pacavure. Fatkeqsia e shqiperise eshte shqiptaria.

  • Nga leximi kuptova se Bedri Islami I di emrat e te gjithe atyre per te cilet ben aludime. Perse nuk I jepni ato emra Z Islami? Kujt I ruheni? ketu kaarritur puna, Jete apo Vdekjeper Shqiperine! Kush eshte patriot I vertete duhet te dali haptas. Dhe eshte koha t’i happen petet lakrorit jo me aludime por me emra te vertete.

  • Eeehhheeee shko pak me tutje zoti Bedri , pak me tutje ! Si ka mundesi qe asnje , po kur them asnje , nga shtetet “haleate” nuk i ka thene ndonjehere “plaç” ketij njeriu ?
    Si ka mundesi qe instrumenti “i zgjedhjeve” qe mund te sherbente per zhdukjen e ketyre lloj njerezve (pasi Berishovici eshte vetem nje , por ka te tjere sa te duash ) , nuk kritikohet nga “haleatet” tane “demokratike” , dhe mos t’iu lihet dy drejtuesve te partive te zgjedhin deputetet , por ti lihet popullit ?

    Si ka mundesi ? Si ka mundesi ? PO e ka nje mundesi ! Shqiperia eshte e pushtuar ! Edhe me eger se sa nen çizmen e gjermanit nazist ! Shpresat per Shqiperine qendrojne vetem tek populli i saj ! Dhente Zoti dhe te jete sa me afer kur ky popull te marre vendim !

  • Nji mal me pislliqe ka ne memorjen e ketij lugati vrasesi hajduti tradhtari legeni nji Mal i larte e din se ky ndyresire ka punu per vete dhe kodoshet e tij ku krijoi nji Pasurim Marremendesh qe nuk ka bir kurve ta hetoj ket karrakatine me ere Cjapi.
    Ku i shkeli kemba ketij rrugaçi vetem vdekje mbolli ku i shkoi trupi kesaj kolere vetem urrejtje mbiu ku hengrri buke ky Armik shkatarroi me themel pa piken e dyshimit.
    Vjen ora dhe minuti qe ky shpellar do i pagui te gjitha krimet vrasjet tradhtite vjedhjet shkatarrimet dhe te gjitha mekatet qe i beri nji Populli pa hesap.Vjen sahati qe do groposet perfundimisht ku as varr nuk do kete per ket gazep qe fal det e tok greqise pa limit
    Vjen momenti kur Shqiptaret e vuajtur tja fusin koken ne litar kesaj fundrrine me soj e oborr
    ka mbledh rreth vetes nji Grup Grupin Lemeria me ne krye veten e vet dhe uluret e bertet si i marre sikur ka dale nga Hekurat e Pavionit 17.te psikiatrise ky gogol e pis njeri qe masakroi me vite e vite nji Komb .
    Burg vetem burgu ja ndreq samarin ketij kreminli e qenefi
    vetem burgu eshte ilaçi i ketij Tradhtari e vrasesi hajni e vampiri
    Burg burg burg burg burg per ju o digjenerata burg burg per ju o shkatrrimtare te qellimshem burg burg burg per ju o vrases e masakruse te nji shteti ku e bete paçavure nji milet.

  • berisha e banda e tij kriminele e tradhetare jane ne sherbim te serbise e rusise ,turp per ate pjese te kosoves qe e ndjek kete tradhetar dhe nuk po kuptojne se cfare ju ka bere .

  • dhe edi rama thote po e bejme cdo gje per tu futur ne europe :::korrupsioni eshte deri ne deren tende edi rama :::meta berisha jane te korruptuar dhe ti me disa ministra pioniere nuk ^po beni asgje :::turp te keni te gjithe :::berisha basha rama meta duhet te perfundojne ne burg ::::: se e kane bere albanine si kolombia e veiteve 70 :::80 se tani ka ndryshuar edhe kolombia :::plehrat ::

  • Duke besuar ne vertetesine e fakteve qe permenden ne materialin e Bedri Islamit,shtroj pyetjen : ..cila eshte rruga qe duhet ndjekur per ta vene Sali Berishen,kete kerme te politikes shqiptare,para pergjegjesise ligjore..”?Nuk duhet mbetur tek fjalet.Nuk mjafton kjo.Eshte koha qe FAJESINE ta percaktoje LIGJI.Po te jete dfajtor shpjere ne rruge ligjore prapa hekurave;po te mos jete fajtor mos u merni me bla…bla…bla.

  • i lexoi me deshire shkrimet tuaja z. Bedri, jami njofte ne qytetin tone te lindjes permes punes, por dhe per realitetin e informacionit qe sakte e te qarte qe keni per Sali Serbin vecanerisht. Sala qe diten e pare qe u pa nga Serbet qe foli perpara Studenteve u shenjestru nga punonjes te ambasades Jugosllave ne Tirane e me porosi nga Beogradi permes vjehrres se tije u informu e u urdheru ti bashkohej levizjes studentore. Ramiz Alia nuk e dinte qe Sala ishte njeri i UDB, dhe nuk e dergoi Ramizi Salen ti bashkohej levizjes, por shefi i kunder zbulimit i ambasades Jugosllave ne Tirane ishe ai qe e dergoi me udhezimet me te hollsishme per veprim e me sigurine e plote qe do mbeshtetej nga njerez te tjere brenda levizjes. Deri tani ju nuk e permendni Ratko Gjokoviq nje Shqiptare me nenen Malazeze-Serbe, shok i ngushte i Arkanit e pjesmarres ne vrasjen e Isuf Gervalles ne Gjermani njeri nga 4 njerezit me kriminel e me te rrezikshem ne Jugosllavi ama ne doren e shtetit qe i drejtonte. Ai ka hy ne shqiperi pothujse cdo dite, ne vitet 92-97 megjithese ishte i kerkum nga interpoli e emri i tij ishte ne piken e kalimit te Hanit te Hotit i pari ne listen e Zeze, e vizen e merrte ne Ministrin e Brendeshme ne Tirane. Sali Berisha duhet te pyetet e japi llogari per shume keso detajesh qe ka ne arshiven e tij. Une e kam deklaru disa here se jam i gatshem tja faktoj shume nga ato detaje te arshives se tij,qe nga vrasjet ne Shkoder,Kontraten e Naftes takimet me njerez te Kosit ne familjen e tij, Udhezimet nga shefi i kunder zbulimit ne ambasade e lidhet me djalin e motres tije Vrakacor me familjen e Lirijes. Saliu nuk njifte as baxhanakun, por ne dasmen e Baxhanakut ne fakt Sala nuk mori pjese sepse ishin disa agjente kryesore te Kosit qe njiheshin e munde te kompromentohej. por per vizite ishte e me njerin sosh u taku ne prezencen e ngusht familjare.

  • Nje politikan i larte i shtetit shqiptare perpara tribunes se kuvendit te shqiperise ka thene : “… Sali efendi , ty , pasi ta lidhen koken te thane te futes ne bllok…si dhe shume ngjarje te tjera qe kane tronditur, Europen , Ballkani dhe Kombin shqiptare brenda dhe jashte kufijeve te shtetit shqiptare qe jane te lidhur me aktivitetin e Saliut, vertetojne me se miri se Sali Berisha eshte nga ata qe e ka ngren nje luge supe, por nuk dime se kur do ta vjelli , a ka lindur apo jo ai burre shteti qe ta dergoje kete moster perpara drejtesise bashke me afijete tij qe per 23 vjetenuk bene gje tjeter qe nenave dhe motrave tona te mos u thahet loti ne sy , shqiptarin ta hedhi ne lute kunder shqiptarit… e te tjera si keto qe me se mire se sa une i dine gjithe shqiptaret

  • Te lumte dora i nderuar! Ti po ja argumenton akt-akuzen ketij njeriu te shitur koke e kembe. Te faleminderit Bedri Islami! Ska lokal ne shqiperi te mos flitet per Juve,gjithmon per mire.Ti hap arshiven tende se salihu e ka groposur ne Dajt ne nje shishe,kur u iku me vrap neper bore si i harruar.Rrespekte Bedri islami!

  • z Bedri per te gjitha keto qe shkruan jane mese te sakta , por per se nuk i thua gjerat haptas se te gjitha keto qe ka bere ky katran jane ne dijeni te plote amerikane dhe me bekimin e tyre jane bere te gjitha keto masakra ne shqiperi , prandaj aleati yne strategjik ne na do si njerka djalin kurse serbin dhe vendet e tjera qe kan bere terrore ne shqiperi i done si nena djalin , prandaj eshte e kote qe meremi se per se e theu sali krimineli embargon e nafetes kundra milloshevicit pa pelqimin e amerikanve apo per pasojat qe kan ndollur ne shqiperi te pakten keto 23 vjet , te gjitha keto pasoja qe na kan ardhur keto vite demokraci nen hunden e ambasadorve te shba , qe stimulojne agjenturat dhe spiunet e rregjimeve fashiste dhe po na sundojne keto 23 vjet rasti me konkret eshte gerdeci dhe 21 janari dhe zgjedhjet e tiranes ku jane te perfshir direkt shba ne keto pasoja qe i ndollen shqiperise pa folur per korrupsjoni ekonomik qe po i behet shqiperise dhe shqiptareve me firmen e njohur bektel te famshem te rruges se kacakve te kombit , pra aleatyi yne te na e preklamojen banditat tane si te qeverise dhe te pertive tona qe amerika eshte aleati yne strategjik , ky po na e fut sa krahi dhe ne nuk po e kuptojme sa me pare te ndahemi nga ky alet i pa bese aqe me mir per ne , do te vije dita qe do te flasin njerzit por eshte teper vone se perse shqiperia eshte nxjer ne ulle kryq nga ata qe ju besuam se ishin demokracia kur ishim nen rregjimin e hoxhes , dhe na kan dale me keq se pushtusit italjan .

  • EDHE KY ARTIKULL ESHTE PJESE E STRATEGJISE SE PERCARJES TE SERBISE

    NUK MUND TE THUASH “SALIU ESHTE E KEQJA” DHE PO IKU AI U ZGJIDH PROBLEMI
    PIRAMIDAT U ZBATUAN NGA OFICERAT QE TE GJITHE AGJENT TE SIGURIMIT
    SHEMSIE KADRIA ATA HE EKONOMIKE NE BEOGRAD 1989-1990
    EDHE SALIU ,SI SHOKET, ISHTE PJESE E KESAJ LOJE

    QE TE KETE KONFLIKT DUHEN DY PALE KUNDERSHTARE APO JO??????!!!!!!

    AUTORI I KETIJ SHKRIMI ESHTE AGJENT UDB-je PER VETE NDRYSHE NUK SPJEGOHET NJEANSHMERIA DASHAKEQE E TIJ
    KESHTU MENDON SE “SHPETON” VETEN (KRAHUN QE PERAQESON)
    KESHTU ESHTE PUNA E “SPIUNIT” HA NJE HERE CORBE TE PRISHUR DHE VJELL GJITHE JETEN

    SHQIPETARET DUHET TE ZGJOHEN NGA GJUMI

    TURQIA ESHTE VELLAI YNE I MADH DHE NADO PA HILE

    PO NGELEM NE MESHIREN E EUROPIANEVE DO TE NA “SHESIN” TEK SERBI DHE GREKU SIC KANE BERE KETO 100 VITE..

    • O ty te paska lene truri komplet ! Zgjohu o njeri , po je njeri , jemi ne shekullin 21 , jo ne 1400-ten . Turku ka qene , eshte dhe do te jete si serbi dhe greku . Eshte ca kilometra larg sot , dhe prape nuk i ka lene poshtersite ne kurriz te shqiptareve , se po te ishte afer si keta qelbesirat , prape nga 20.000 njerez ne nate do te therte , burra , gra , femije si atehere .

  • Keto komente dhe vete artikulli mund te cilesohen pa frike si komanteve te njerezve te luajtur nga fiqiri.duket se keni braktis spitalin .Pini ilacet s eka filluar vapa.u

  • ne nivelit e larta te politikes nuk eshte asgje fantastiko&shkencore por jane gjera me reale qe mund te egzistojne . si eshte e mundur qe nga te gjithe shtetet qe dolen nga diktatura ne jemi te fundit dhe akoma vazhdojme me demokraci te brishte, qe dote thote se akoma nuk na e kane hequr lakun nga fyti. megjithate te vetmen gje qe politikanet tane kane eshte se nuk kane turp,nuk felliqen sepse jane mesuar te jene BYTHLEPIRSA te tjereve dhe kjo i mban ne pushtet, servilizmi, dhe shume poshtersi te tjera qe jo vetem i dine ata, por idime edhe ne
    AH,SHQIPERI, E MJERA SHQIPERI
    KU KE RENE ME KRY NE HI
    TI KE QENE NJE ZONJE E RENDE
    BURRAT E DHEUT, TE THIRRSHIN NENE.
    edhe ata gjithmone po te tjeret i komanduan….

  • Trishtim,trishtim i thelle,sa me shume kaloin kohet me i thelle behet trishtimi.Po kur do zeme mende ne si popull ti veme para pergjejsise keta spiuna mbetutina te kombit shqiptare.Me trishtim te thelle e them,qe shqipetia dhe shqiptaret qe u ka rene ne gjake sali shpelari,te cohen dhe ti vrasin femijet,gjaku me gjake,ndryshe te rine dhe te fryne syte.Deri do plumb

  • O injorante ala nuk e kuptoni se ata bejn sikur po ngatrrohen ne mes njeri tjetrit,po mos harroni se vjedhin bashk more qyqar.Shkoni e merrnu me ndonje pune se nuk i kuptoni vesh kto gjera more torollake.

  • ZOTI ISLAMI TE PERGEZOJ PER TE GJITHA SHKRIMET QE KE BERE JE NJE GAZETAR TRIM DHE I DREJTPERDREJT SIKUR TI SHKRUAJE ME PERPARA KETO DO ISHTE ME MIRE ME GJITHATE EDHE NJE HERE URIME DHE VAZHDO SE TE LEXOJME ME KENAQSI

  • Pikerisht kjo Arkive nuk e fut ne burg Saliun.Ai eshte i mbrojtur nga cdo drejtim.Pse prokuroria nuk thirr ne pyetje gazetarin per “shpifje”?Jane me dhjetra gazetare qe japin fakte te tilla dhe duhet ose Saliu ne gjyq ose gazetaret

  • Cudija nuk eshte cka tôt ky se kjo eshte perfolur shume keto vite,po cudija eshte pse patriote te ku e mban kete si opozitare kishe,jug la dine aq mire rrenjte? Duhen 2 krahe per nje jetepolitike,edhe sic sujet krahut politique tone po i pelqen ky berisha si opozitar.pse eshte pyetja ma intéressant:pse,me gjithe dijenin qe kishe ilir méta per berishen-sic e verte ton deklarata e luan rames-,ky shkoj e ju bashku.ku shkoj e pse shkoj ilir méta ne beograd dikur?sherbimet e serbise qenin e ngordhur e laine per nje qen ma te ri?

  • Lexon kto bema te ktij tradhtari te madh qe nuk kan te mbaruar e zemerimit e indinjates ja ze vendin nje trishtim i hidhur qe ben zemren te qaj ! Nje barsalet e realitetit politik dikur thoshte ! “kush e cliroi Shqiperin ?” …pergjigja “Enver Hoxha me tradhtaret” ! Ashtu esht ne fakt :Patriotet u vran ne luft,Enver Hoxha vdiq dhe ngelen tradhtaret qe vec u shtuan dhe shkateruan Shqiprin ! Me gjith luften qe beri dhe i faturoj vetes krime ,internime ,burgje, izolim e varferi perseri na la ne dor agjentesh ,tradhtaresh e kriminelesh qe urejn Shqiperin e shqiptaret dhe duan vetem pushtetin per tu pasuruar e per te pasuruar armiq ! Cudi esht si egzistojm akoma kur jemi shteti qe e udheheqin vec tradhtaret e mashtrusit ! Kta ,ja len stafeten njeri tjetrit dhe tallen me ne ! Nuk esht e mundur me kaq fakte te lesh te lir neper Shqiperi e ne parlamentin e saj te cirret kte tradhtar te damkosur !Tradhetia esht kthyer ne moral !Shqiptaret nuk e duan atdheun e tyre dhe kte e kan kuptuar miq e armiq !Shqiperis i kan vdekur burrat e kan mbetur ata pederastet qe flet Zaimi i nderuar ! U ben shum miku im dhe ne kazanin e madh te corbes tradhtis e kan futur e gjith udheheqja lugen !Nuk ka patriot ma se edhe po u gjend dikush ndonjeher blihet shpejt !Pushteti ka humbur vlerat e perparimit kombetar dhe esht zevendesuar me ate personal e familiar ! Sa koh do jemi stratigjikisht ne interesa te “luanit” aq koh dhe do e kemi kte emer qe na esht ber turp ma tani qe e mbajm ! Ky armik shkateroi gjithcka ngritem e tani na la “lakuriq”ne meshir te “miqve” !
    Bedri qofsh i nderuar per cka na thua ,per cka na kujton ,per cka na ben te na vij turp qe pranojm te udhehiqemi nga tradhtar te qelbur qe mendojn vetem veten e tyre dhe kan hyr ne shebim te tradhtis !Avash avash po behemi te gjith pederast te politikes e do na qeshin ter bota por edhe brezat qe do vijn !………

  • Pergjithesisht kjo eshte nje teme e trajtuar apo e shume trajtuar edhe me pare. Faktet dhe ngjarjet jane te njhohura dhe lidhja e tyre ne kete shkrim nuk eshte bere mbi bazen e te dhenave te nxjerra nga puna operative, por mbi bazen e lidhjeve periferike, nga njehere pa lidhje fare.
    Me habit guximi i autorit jo per faktin se ka shkruar shkrimin ( guxim do te ishte ta shkruante nje vit me pare ), por per faktin se keto teza qe trajtohen ne kete shkrim jane ceshtjet te cilat mund te trajtohen vetem nga njohes shume te mire te zbulimeve e kunderzbulimit te cilet nuk mungojne dhe, mesa dalloj nga shkrimi, autori eshte larg realitetit duke e kthyer shkrimin ne nje fiction.
    Heqim pjesen emocionale ku te krijohet idea qe po goditet gjytyrymi, pjese tjeter nuk thote asgje. Nuk mund te flitet per cdo gje.
    Nuk mund te kete specialist per gjithshka.
    I rekomandoj autorit te vazhdoje te shkruaje shkrime me teme ushtarake, atje ku eshte me I forte. Ne mos gaboj ka qene oficer ushtrie.

    • i nderuar preza

      nuk kisha plan te komentoja por menyra se si shkruani me ndryshoi mendim dhe po te jap pak leksion falas

      Bedri Islami eshte pasuri kombetare dhe nuk eshte vendi dhe koha por dhe ju si person nuk meritoni te zgjatem ne kete argumentim.

      Bordi serb (dhe grek) jane futur aq thelle ne vatrat e shqiptareve sa mbas disa dekadash brezat do pyesin: a kish ndonje shqipfoles me gjak shqiptari ??

      Dhe une do ti thoja se shqiperia eshte mbushur me mutsihone dhe deri tani kam njohur dy shqiptare atdhetare :Bedri Islami dhe Flora Osmani ku kjo e fundit eshte personi i vetem ne shqiperi qe i tha ballaz Lul Bashkijes :je vrases

      Dhe une qofsha i gabuar por nje spiun serb nuk do kishte shkruar me keq se Preza…

  • Preza,of icer ushtrije,me shume dijeni edhe jug nuk veproj kunder te keqes?cka sujet me i thane pos bashkpunetor ne Krim!

  • Bedri e respektoj mendimin tend dhe punen per te grumbulluar ne nje shkrim pudhesite e qoftelargut.Cdo shqiptar kudo ku jeton e njeh si figure te uryer.Vendosa qe te dielen te shkoj ne kishe dhe me nje qiri ne dore ti lutem zotit ta lexoje dhe mbaje artikullin per diten e gjykimit.
    Ai deputeti I ps me dy K e percaktoi se Saliun do ta gjykoje zoti.
    eshte deputet me peshe ne mos gabohem arqitekt I qeverise me dy krena ska gje se jane te dyja te majta,nje shikon pak venger nga e djathta ndersa tjetra kullot syte ne xhepat e shqiptareve.Por qe te jemi deshmitare ne gjyqin e Saliut duhet te shkojme tek zoti para tij.Mbase rama na jep ndonje bilet falas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *