Dy efektivë të Policisë Rrugore parandaluan një grabitje në kryeqytet

redaktor

Pasditen e djeshme 2 efektivë të Policisë Rrugore parandaluan një grabitje në kryeqytet, kur një ri tentoi t’i merrte një gruaje varësen e floririt që mbante në qafë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Unaza e Re në Tiranë, ku i riu ka tentuar të grabiste me dhunë varësen e një gruaje. Grabitësi ka pikasur efektivët e policisë Rrugore dhe është larguar menjëherë, por nuk ka arritur t’u shpëtojë efektivëve, të cilët e kanë prangosur vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes. Nga Policia e Tiranës mësohet se fatmirësisht gruaja nuk ka pësuar lëndime, teksa i arrestuari u dërgua në ambientet e policisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *