Korçë, bie nga gomari, i moshuari thyen shtyllën kurrizore

redaktor

Një i moshuar përfundoi në spital me dëmtime të rënda pasi pësoi një aksident teksa udhëtonte me kafshën e tij. B. G., 62 vjeç, banues në fshatin Strelcë, ka qenë duke udhëtuar me gomar për në banesë, teksa është rrëzuar duke dëmtuar rruazat e qafës. Pas ndihmës së parë, i plagosuri u transportua për në spitalin e Tiranës. Gjatë marrjes në pyetje i dëmtuari ka pohuar aksidentin, duke përjashtuar pistën e një krimi të mundshëm dhe ngjarja është cilësuar si aksidentale nga hetimet e kryera.

Share This Article
2 Comments
  • Ç’farë marke e kishe gomarin o katundar strelce? Të markës “sali”, “bode”,”halim”,”bmw jozi” apo “ristan”? Ju kemi thënë që mos blini e mos udhetoni vetëm me këto marka,po ku merni vesh ju ?

  • Gomarit, pas gjithe propagandes mediatike, i eshte mbushur mendja te rilinde e ti beje opozite fshatarit te shkrete qe e mban me buke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *