Reforma në arsimin parauniversitar, ndryshimet e strukturës zbatohen në shtator

redaktor

Shqipëria dhe Kosova do të kenë të njëjtën strukturë për zhvillimin e arsimit parauniversitar, si për shkollat e arsimit bazë të detyruar, ashtu edhe për gjimnazet. Autoritete e arsimit bëjnë me dije se ndryshimet sa i takon strukturës në arsimin parauniversitar do të fillojnë të ndihen që në nisje të vitit të ri mësimor 2014-2015. Kështu, duke nisur nga viti i ri shkollor që inicion në shtator, sistemi arsimor parauniversitar në vendin tonë do të njehsohet me strukturën 5+ 4+3, duke pilotuar në shumë shkolla shqiptare sistemin aktual arsimor që zbatohet në Kosovë, i cili është implementuar nga sistemi gjerman. Me ndryshimin e strukturës, duke rikthyer këtë skemë synohet që të reduktohet ngarkesa mësimore, si dhe të sigurohet një proces mësimor më cilësor. Sipas parashikimeve të bëra, klasat parapërgatitore do të jenë pjesë e sistemit të arsimit të detyruar. “Shqipëria kalon në një sistem si Kosova, 5+4+3, me një fokus të veçantë për klasat parapërgatitore, që përkon me klasat për moshat 5-6 vjeç, për t’a futur edhe këtë kategori në pjesën e sistemit të detyruar parauniversitar”, konfirmon Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Sipas saj ky ndryshim bëhet me qëllim uljen e ngarkesës mësimore për nxënësit dhe mësuesit, ndërkohë që do zhvillohet paralelisht edhe me reformën e teksteve mësimore që do të përdoren gjatë vitit të ri mësimor. Zbatimi i skemës së re që do të nisë në shtator fillimisht do të pilotohet në disa shkolla të Shqipërisë, për ta përdorur më lehtë shtatorin tjetër dhe për ta shtrirë më pas në të gjitha shkollat e arsimit të detyruar dhe ati të mesëm në të gjithë vendin. “Do ketë më pak ngarkesë të tepërt për nxënësin dhe më pak burokraci për mësuesin, si dhe shumë ndërveprim midis nxënësve dhe mësuesve”, ka shtuar më tej ministrja Nikolla.
Lajmin e plotë e lexoni sot në “DITA”, print

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *