Kosovari Mentor Zhdrella bashkohet me Partizanin

redaktor

Mentor Zhdrella është goditja e radhës e Partizanit në merkato. Futbollisti kosovar ka preferuar skuadrën kryeqytetase para Skënderbeut, edhe pse javët e fundit është folur gjatë për transferimin e mundshëm të 25-vjeçarit në radhët e kampionëve të Shqipërisë. Pas një takimi me presidentin e të kuqve, Gazmend Demi, Zhdrella vendosi t’i bashkohej formacionit të Shpëtim Duros, që me sa duket do të pësojë ndryshime të mëdha. Sezonin e fundit katër herë fituesi i çmimit lojtari më i mirë i kampionatit kosovar është aktivizuar me Dritën e Gjilanit, por pa mundur të fitojë trofe.
Blerja më e re e Partizanit është grumbulluar dhe aktivizuar nga trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, në dy miqësoret e fundit me Turqinë dhe Senegalin. Sipas zyrës së shtypit, prezantimi i Zhdrellës do të bëhet ditët në vazhdim.
Mentor Zhdrella konsiderohet një nga futbollistët më cilësorë që ka nxjerrë futbolli kosovar. Në moshën 18-vjeçare u bë pjesë e Hysit, skuadër me të cilën luajti për 5 sezone e gjysmë, ndërsa gjatë merkatos dimërore, pas falimentimit të Hysit iu bashkua Dritës së Gjilanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *