SHËNIM: Një “ujk” pas dere

anazapta

Autorit të përrallës së famshme të kecave me ujkun, që në një tjetër version në vend të kecave janë tre derrkucë, nuk i ka shkuar mendja se vite e vite më vonë, ndokush do frymëzohet për të bërë rolin e ujkut, pa patur frikë se do përvëlohet në ujë të nxehtë. Kështu ka ndodhur së fundi me disa persona që kanë  trokitur në derën e një familjeje në Tiranë duke u hequr si punonjës të Çez-it. Dhe një plake që ka qenë pas dere, nuk i ka shkuar mendja të bëjë atë që bën kecat, duke kërkuar nga trokitësit në derë që të tregojnë këmbët, domethënë ndonjë shenjë dalluese që ata nuk janë ujqër. Dhe e ka pësuar. Ujqërit e kanë “ngrënë”…duke ia grabitur paratë. Kështu, përralla e famshme, është kthyer kokëposhtë në moralin e fabulës që bart, ku njerëz të ndryshëm kanë nisur të frymëzohen për të qenë ujqër me tepër se keca. Por kjo që po ndodh, aktivizimi i ujqërve, do bëjë që patjetër shumë njerëz të shndërrohen në keca, me nuhatje e inteligjencë të fortë si ata.  “Nxirre këmbën të ta shohim”, do bëhet fjalia-kyç e komunikimit ndërnjerëzor, nga shkalla e frikës dhe e mosbesimit që pas një zëri apo fytyre njeriu ndodhet një ujk!  / E.H.                   

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Ne kete filem vizatimor ky ujku me ben per te qeshur … zi nga zeri i dublantit … deri tek e qeshura … si ta them … qeshin kecat , dhe ujku qesh nga pas si pune e budallait kot !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *