Ndryshimet në ligjin për FA, tjetër përplasje Presidencë-Qeveri

redaktor

Një tjetër mosmarrëveshje mes institucionit të Presidentit dhe Qeverisë. Këtë herë shkak janë pikërisht ndryshimet në në ligjin “Për autoritetin dhe pushtetin e kontrollit e të drejtimit të Forcave të Armatosura”, në atë “Për gradat dhe karrierën”, si dhe në ligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës”.
Në një shkresë dërguar Kuvendit, Presidenti i Republikës thekson se është kundër nismave të ndërmarra nga ekzekutivi, ku thekson se i gjithë ndryshimi ligjor nuk është konsultuar me të, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Sipas Presidentit, qeveria nëpërmjet këtij ligji prish balancat e pushteteve, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor pasi sipas tij, gradat madhore tani më bëhen nga Kryeministri dhe jo më nga Kuvendi.

Share This Article
1 Comment
  • nje lajm I tille I dhene nga ” DITA” te ben te mendosh a kemi president apo eshte kush eshte president..!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *