Gjosha: Optimiste për statusin

anazapta

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha beson se te merkuren shqiptaret do te marrin nje lajm te mire ne lidhje me integrimin; pasi komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule do te rekomandoje dhenien e statusit te vendit kandidat. Kete besim, ministrja Gjosha e mbeshtet tek puna e qeverise qe prej shtatorit 2013, por veçanërisht nga dhjetori deri me sot ne zbatim te prioriteteve te vendosura nga Brukseli.

Por rekomandimi i Komisionit Europian nuk zgjidh perfundimisht çeshtjen e statusit; pasi qeverise shqiptare i duhet te loboje per te siguruar voten pro te 28 vendeve anetare te Bashkimit Europian; veçanërisht voten e vendeve skeptike; prandaj gjate muajit qershor kryeministri dhe ministrat do te lobojne ne Paris, Londer, Amsterdam.

Sipas ministres Gjosha, sjellja e opozites me protesta e greva nuk kalon pa ndikim ne procesin e integrimit por ajo eshte e bindur se reformat e qeverise do te bindin BE per nje vendim pozitiv.

Neser do te zhvillohet ne Tirane takimi i trete i dialogut te nivelit te larte, ku komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule, do te publikoje raportin per Shqiperine dhe rekomandimin per statusin. Por vendimi perfundimtar per statusin do te merret ne 23 qershor, ne Keshillin Europian; nje vendimmarrje, qe duket se do te jete vështirë te lexohet deri ne momentet e fundit. / Vizion Plus

 

Share This Article
14 Comments
  • S’ka status edhe kete radhe, moj Gjosha, jooo! Kete e dini mire, por beni sikur…Le qe LSI nuk duhet t’i interesoje statusi, se me status dhe afrim ndaj rregullave te BE-se, nuk ka para pa hesap te fituara, nuk ka korrupsion, nuk ka bllok hesapesh. Paraja dhe korrupsioni fitohen lehte ne nje vend pa rregulla, pa mbikqyrje serioze, dhe me gjysma ligjesh qe nuk zbatohen.

    • Ca osht kjo mufke more!! Ministre integrimi??? Ca bohet more, ca bohet pash zotin? Boooo booo booo ne dore te kujt ka rene populli i shqiperise! Nuk jetoj atje dhe po e shohe per here te pare kete monster …. Skandal….!

  • ah mi gjoshe, paske pas fatin e Trashanit, njera me e trashe se tjetra po ju ra bingo te jeni ne xhiro ne momente historike. ironi cti thuash, ti themi femijeve qe na futen keto te dyja ne BE…o zot.

    • @optimisti

      Ti je paksa “optimist” në ato që shkruan, pasi nuk e di që ajo nuk ka hyrë rastësisht në xhiro, por është mbesa e shoqes së ngushtë të Monka Kokëmadhit, ndaj e ka bo ministre Skraparliri… Mos ki merak, se kështu si dolën zgjedhjet në Evropë, nuk ke për të pas fatin e keq t’u thuash fëmijëve që të ka futur në Evropë Gjoja-e-Trashë… 🙂

  • Le ta pranojme kete, ja…u mor statusi.

    Asnje nuk thote se cfare ndryshon per jeten e “Shqiptarit ne Toke!”

    Nga status ne antar duhen 10-12-14 vjet. Dhe nese jemi neser ne Eu, e kupton kush se nje shtet /vend pa infrastrukture, investime, rend e ligj; do dale zbuluar dhe demtohet nga antarsimi? Rregullat plotesues ne prodhim e eksporte, kushtet punitive per industrine dhe fermeret, vendimarrja distante e Brukselit; nje vend si Shq e zhysin ne krize me te thelle. Nuk do kete me as pavaresi monedhe/banke, e do ndjekim karrocen pa ditur c’te bejme. Pa shtuar se individet e shkolluar -juriste/ mjeke/ arsimtare – mjaft te dine mire nje gjuhe te huaj dhe cojne CV-ne ne shtete te tjera e lene vendin.

    Ceshtja e statusit eshte nje lluks i tepruar per nje Popullsi te Varfer, qe dhe nese e do…e kupton fare mire se nuk e meriton. Dhe po ja dhane, asgje nuk i ndryshon ne jeten e perditshme. Pse Politikanet Shqiptare vertiten ne kete pike permbi 20 vjet? Nuk ka panacea nga jashte; punet duhen bere ne vend…ne fillim, e duhen bere vete! T’ju vije dhe turp nga gjithe keto shpenzime, fjale pa vlera e kohe te kote; te harxhuar ne nje vend te varfer e me buxhet sh. te dobet ku borxhet nga Institucionet Nderkombetare po jepen si arritje (jane Borxhe!!!!) e e Statusi eshte bere Qellimi Primar i nje Shteti Dembel, te lidhur cdo ane nga korrupsioni, te verber ndaj problemeve jetike te popullates dhe Ekstremish Fodull ne raport me Problemet e mprehta me te cilat perballet Shoqeria Shqiptare.

  • Te marresh statusin me ilir floririn 700 karat me nje dore te vetme vetem me kete popullin tone liridashes ndodh…. lsi duhet te kishte dale jashte ligjit Qysh kur krietari u kap duke vjedh kurse tek ne Jo vetem qe nuk zhduket por fiton edhe 19 mandate, Ja pra pse nuk e kemi marre statusin se iliri eshte gjysma e saliut

    • Te gjithe kryetaret e partive duhet te kishin dale jashte ligjit! Partite le te ngeleshin. Me perjashtim te udheheqesit te Partise dhe Popullit, shokut Edi Rama, qe i jep mend jo vetem shqiptareve, por dhe Europes si te veproje me Ballkanin!

  • I shallah po na e japin statusin se keta te EU I kane inat keta te PS sepse jane bijte e atyre qe e shanin Europen kapitaliste nga 1944 e deri ne 1990 dhe ata e dine qe komunistet hipokrite nuk i duan por ne Eu duan te shkojne se i pelqen lluksi e mireqenia kapitaliste.

  • Kujdes !
    A ka ndonje shqiptare, te me shpjegoje se
    cfare d.m.th. Ministria e integrimit ?
    Me cfare meren nenpunesit e kesaje
    ministrie ? Po kjo ministriagjimnaziste,
    Me cfare problemesh meret ?
    Po Edi Rama, a e di qe ministri te tilla
    nuk kane pse te ekzistojne ?

    • Ore SALLAKJA. Ministri integrimi do te Thot: Femra duhet te dij te pershtatet ne pozicinet qe i kerkohen. E para per Saliun E kjo per Ilir floririn

  • Kë mashtron ti moj ministre bebe? Veten? Shqiptarët vërtet do ta marrin lajmin e mirë nga goja e Fyles, por ai lajm është vetëm një rekomandim. Nëse nuk e marrin edhe kur të vendosë Këshilli i Ministrave ai lajm s’vlen për asgjë.
    Në dhjetor, me një situatë politike tjetër, Gjermania, Anglia, Danimarka, Franca dhe Holanda nuk ishin dakord, ndërkohë që ministri i jashtëm holandez vuri veton. Po sot moj ti që-një-Zot-e-di-se-ç’bën-ministre, kur në Francë Fronti Kombëtar (antievropian i thekur) është parti e parë, kur në Danimarkë ka shkuar në 20% ekstremi i djathtë, kur në Gjermani e djathta ekstreme ka fituar vota në kurriz të socialdemokratëve dhe të së djathtës tradicionale, si dhe kur në Britani UKIP-i i Farrage është parti e parë, si mendon se do votojnë në këshill ministrat e jashtëm të këtyre vendeve? Kaq naive të jesh, sa të mos kuptosh edhe ç’thonë e ç’shkruajnë të tjerët? E shkreta ti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *