Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e djeshme në zonën e plazhit në Durrës, ku një makinë ka përplasur një këmbësor 76-vjeçar. Mjeti tip “Range Rover”, me targa AA200ID, që drejtohej nga Saimir Kurti, ka aksidentuar për vdekje në afërsi të sektorit “Apolonia”, Gazi Zaçi, 76 vjeç, banues në këtë qytet. I moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e mjetit për të marrë detaje lidhur me aksidentin.
