Fier, i arrestuari për përdhunim, zbulohet edhe si hajdut

anazapta

Agjentët e policisë zbulojnë se i arrestuari për përdhunimin e një 17-vjeçareje në Patos është i dyshuar për një vjedhje banese të ndodhur në datën 5 maj të këtij viti. Burime zyrtare të policisë vendore njoftuan se Engjëll Beqajt iu gjetën gjurmët e gishtrinjve te shtëpia e bastisur e A. V., në lagjen “29 Marsi” të Patosit. Nga krahasimi i bërë u konstatua se 30-vjeçari është autori i krimit, ndërsa u ndalua më 1 qershor për krimin seksual me të miturën, e konsumuar më 21 maj të këtij viti.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *