Rëndësia e zgjedhjeve të 25 majit 2014: U zhvilluan në 10 vjetorin e zgjerimit të vitit 2004, që bashkoi Europën Perëndimore me atë Lindore pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Pritej një mesazh i ri për integrimin e mëtejshëm. Ndodhi e kundërta: thellim i nacionalizmave, dalja në shesh e mospajtimeve për çështje themelore. Mesazh jo inkurajues për popujt që aspirojnë integrimin evropian. Veçse me nacionalizma e radikalizmi nëpër këmbë” nuk mund as të pretendosh për ndonjë rol udhëheqës në çështjet botërore,apo që të bëhesh “laborator” i çështjeve të integrimit dhe të ardhmes së botës globale. Pra, mendohej që zgjedhjet do ta bashkonin më tej Europën, në të vërtetë u bë edhe më e dukshme e kundërta,thellimi i krizës në marrëdhëniet midis vendeve anëtare të BE-së.
Këto zgjedhje kishin një rëndësi të veçantë veçanërisht për ne shqiptarët që presim pas dy javësh vendimin e BE-së për të na dhënë statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Urojmë dhe shpresojmë të mos ketë një shtyrje tjetër si ajo e dhjetorit 2013! Sepse me parlamentin e ri kushtet kanë për t’u bërë më të ndërlikuara dhe më të rrepta për zgjerimin. Mbi të gjitha vendeve aspirante do t’u kërkohet që të tregojnë “rezultate të forta, të qëndrueshme dhe të pakthyeshme”(Stefan Fule, Balkans in Europe Policy Blog, 2014,05,23) Një kusht të tillë nuk e plotësojnë sot as 28 vendet anëtare të BE-së. Realisht do të flitet për zgjerim, por do të zbatohet refuzim me parullën: Të ruajmë këtë që kemi! Pas kësaj do të humbiste vlerën pyetja:Kur dhe si do të integrohet Shqipëria në BE? Mbase një euroskepticizëm i tillë do të na ndihmonte t’i kushtonim vëmendjen maksimale zhvillimit të brendshëm në interes të shqiptarëve dhe jo që të na pëlqejë burokracia e Brukselit!
Rezultatet e zgjedhjeve: 30% e vendeve në PE u zunë nga partitë që janë kundër projektit të Europës së Bashkuar. (6% më shumë se në zgjedhjet e kaluara) Dhe bastionet kryesore të euroskeptikëve, (të atyre individëve a partive politike që shohin me dyshim të theksuar integrimin në BE, që e identifikojnë me humbje të vendimmarrjes lokale, të identitetit dhe të traditave kombëtare,) janë në Britani, Francë dhe Gjermani, (pra jo në demokracitë e brishta periferike). Me gjithë dallimet jo të pakta partitë ekstremiste kanë si emërues të përbashkët: nacionalizmin, populizmin, ksenofobinë dhe racizmin e shprehur sidomos në urrejtjen ndaj emigrantëve të huaj.
Të gjitha këto janë në thelbin e tyre antidemokratike dhe drejtohen kundër thelbit të Europës së bashkuar, që siç thuhet në Traktatin e Lisbonës (2009), bazohet mbi respektin ndaj dinjitetit njerëzor, të lirisë, demokracisë, barazisë, shtetit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave të njeriut, përfshi të drejtat e pakicave. Shtrohen çështjet: a u zgjidh kriza e përfaqësimit me këto zgjedhje? A u mbush hendeku midis ligjeve në letër që miraton Brukseli dhe zbatimit të tyre në jetën e 28 vendeve anëtare? A mund të ketë një Europë të bashkuar jashtë kritereve dhe vlerave që sulmohen nga radikalët dhe euroskeptikët? Çështje që duan përgjigje dhe që nuk zgjidhen duke frenuar integrimin apo edhe më keq duke e zhbërë atë.
Disa karakteristika: Pjesëmarrje e ulët dhe interesim i ulët i të rinjve. Shkaqet: 1. Papunësia e lartë në radhët e të rinjve. Ka pak programe për të rinjtë; 2. të rinjtë evropianë janë shumë pak të angazhuar në pozicionet vendimmarrëse (Vetëm 7,45 % e anëtarëve aktualë të parlamentit evropian janë nën moshën 40 vjeç, sipas Future LabEurope); 3. Programet dhe aktivitetet e tipit Europe “Debat për të diskutuar të rinjtë me politikanë e specialistë” janë tepër formalë; 4. Sfidat e reja me të cilat është duke u përballuar BE sikur kalohen në heshtje, pa prezantuar perspektivat e reja, pozitive dhe negative. Diçka është kalbur në Europë – shkruan Alan Posener (“Die Welt”, 2014,05,30)
Prirjet politike: 1. Zgjedhjet, thonë të dhënat, u fituan nga e djathta dhe për të djathtët “tradicionalë”, kjo qenka tregues shumë i mirë për të ardhmen e Europës. Në këtë rast kjo e djathtë qenka një kombinim i parimeve konservatore me fuqinë e veprimit të emocionit nacionalist. Madje paska qenë “shigjeta e nisur nga nacionalizmi drejt parimeve konservatore” (Stimul del të jetë nacionalizmi që synon ta kthejë Europën prapa. Kështu qytetërimi perëndimor me këto zgjedhje paska korrigjuar vetveten! Pas krizave,problemeve të orientimit drejt ekonomisë sociale të tregut dhe shtetit social, (që gjoja paska bërë gabim nën peshën e së majtës) tani rikthen sytë dhe vëmendjen drejt politikave të djathta! Po kjo është për mirë a për keq? Kjo në thelb është çështja e së ardhmes së Europës.
2. Si asnjëherë më parë në këto zgjedhje fituan ekstremet, të djathtë e të majtë. Madje ky quhet tipari dhe shqetësimi kryesor i zgjedhjeve të 25 majit 2014. (Ngushëllimi: nuk janë si ato që shkojnë drejt nazizmit!) Pse ndodhi kjo? Së pari,nga lodhja prej politikave të majta,posaçërisht nga ekonomia e shteti social. Gabimisht Europa u quajt sociale!; së dyti, lodhja edhe nga lëkundjet dhe gjysmëpolitikat e qendrës së djathtë. Qendrat shpallen të vjetëruara, po kështu dhe shpresat te forca ekuilibruese e klasës së mesme! Realisht Europa po radikalizohet, po triumfojnë të djathtët radikalë dhe parti që janë antieuropë e bashkuar.
Prirja e fitores së politikave nacionaliste që bien ndesh me idenë krijimit të Shteteve të Bashkuara të Europës. Radikalët mund të zenë mbi 135 vende në PE. Kjo është një rritje prej mbi 6% në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Tipar i këtyre forcave është se ato lozin me frikën nga rritja e zgjerimit dhe e emigracionit, si dhe nga stereotipi i zgjedhjeve. Qëllimi, tashmë, është bërë i hapur dhe agresiv: së pari, të minojnë bashkimin nga brenda; së dyti, ta braktisin BE-në. Fatmirësisht që tani për tani nuk janë një bllok i bashkuar.
3. Tani Europa gjoja qenka përsëri në shinat e politikave të mirëfillta të djathta, pra liberale e neoliberale, që nënkuptojnë: 1. Rritje ekonomike për hir të rritjes së fitimeve si qëllim prioritar; 2. Rritjen e rolit të individit dhe të familjes; 3. Mënjanim të presionit të shtetit mbi ekonominë dhe të shoqërisë mbi individin; 4. Votë kundër burokracisë së Brukselit në interes të parlamenteve e shteteve nacionale; 5. Përqasja me parimin e lirisë së sjelljes së kombeve me parimet e tregut të lirë duke i thënë jo si internacionalizmit të majtë, ashtu dhe globalizmit pa identitet kombëtar.
Në të vërtetë, këto e mbyllin Europën si ndaj zgjerimit, ashtu dhe ndaj thellimit të integrimit europian për të kaluar në një bashkim të popujve europianë dhe jo për të mbetur në nivelin e integrimit kryesisht ekonomik. Me zhvillime këtilla të politikave të djathta shumë shpejt do të fitojnë prirjet centrifugale që do ta shpërbëjnë BE-në. Në këtë vështrim rezultati i zgjedhjeve të 25 majit ishte negativ dhe do lexuar me kujdes. Pritet mënyra e leximit nga Socialdemokratët dhe të Djathtët e qendrës që përbëjnë shumicën. Por nëse duan që Europa të mbijetojë duhet t’i kushtojnë shumë më tepër vëmendje atij 30 për qindshit që përdoret nga populistët dhe ekstremistët e tjerë. Të kthejë te parlamentet kombëtare, rajonale e lokale disa nga kompetencat tepër të veçanta (si taksimi, shërbimet sociale … e deri te forma e kastravecëve dhe sasia e rrymës që përdorin llampat etj. Në të tilla çështje Brukseli nuk duhet të përfshihet. Socializmi real dështoi pikërisht nga centralizimi i tepruar).
Gjithsesi, është fakt se evropianët nuk janë për thellim të integrimit, as për krijim të një Europe federale të bazuar mbi shembullin gjerman, zviceran apo të SHBA-ve. (Junker, Shulc etj, dy nga kandidaturat për kreun e Komisionit Europian janë për një rrugë të tillë). Megjithatë tani për tani themelore është përqendrimi i vëmendjes: Së pari, nga siguria që duhet të ofrojë një politikë e jashtme aktive e BE-së; së dyti, nga rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës; së treti, një politikë energjetike të përbashkët e moderne; së katërti, nga lufta për më shumë demokraci duke çrrënjosur prirjet burokratike të Brukselit. Ndërkaq, rezultatet fundit për në PE, thotë Vladimiro Zagrebelsky nuk na lejojnë luksin të merremi vetëm me politikat ekonomike, sa do të rëndësishme qofshin ato për qytetarët, shtetet dhe bashkësinë europiane.
E ardhmja e Europës së Bashkuar është komplekse dhe nuk reduktohet, as te një treg i përbashkët, as te një monedhë e përbashkët e politikash të njësuara fiskale dhe as te një union bankar. Nën ndikimin alarmues të krizës globale (2008) vëmendjen e tërhoqi rreziku i falimentimit ekonomik dhe u harrua, gjithsesi u nënvleftësua rreziku i braktisjes së vlerave që përbëjnë themelin e Bashkimit, rrezikun e falimentimit të demokracisë. Erozioni elektoral dhe politik, që u evidentua edhe më qartë me këto zgjedhje, nuk duhet të lejohen që ta gërryejnë Europën. Fraktura është e natyrës politike, sociale, morale dhe kulturore. Nevoja e sintezave ideore liberal-demokratike dhe social-demokrate. Një Europë e lirë dhe sociale. Projekte të gërshetuara të një Europe të qytetarëve, e gatshme për t’u ndeshur me kurajo kundër ekstremizmit që sulmon zgjerimin dhe thellimin e integrimit.
Rreshtimet politike dhe çështjet konkrete të ditës:
Debatet,sipas Wall Street Journal po thellojnë mosmarrëveshjet rreth çështjes: sa pushtet duhet përqendruar në duart e Brukselit. (Sipas Traktatit të Lisbonës-2009 në përcaktimin e drejtuesve të BE-së duhen mbajtur parasysh rezultatet e zgjedhjeve për në PE). Realisht kreu i Komisionit Europian si minimum duhet të ketë mbështetjen e liderëve të 15 vendeve nga 28 dhe pastaj votat e 376 eurodeputetëve. Seanca e parë më 1 qershor 2014 në të cilën do të zgjidhet Presidenti i PE-së dhe zëvendësit e tij. Thuhet se nga mesi i qershorit do të zgjidhet krye komisionari, por nuk konfirmohet.
Problem tjeter: A do të munden të djathtët radikalë të shndërrohen në një forcë reale e diktuese në PE? Vështirë që të arrijnë të formojnë një fuqi të pavarur edhe pse morën më shumë vota. Po nesër, ç’prirje do të veprojë? “Fronti Nacional” me në krye Mari Le Pen llogarit: Partinë e lirisë(Austri),”Interesin Flamand” (Belgjikë), Partinë e Lirisë (Hollandë). Vështirë afrimi me Partinë e të pavarurve (Britani), me “Finët e vërtetë” dhe “Demokratët suedezë”(Suedi) “Partinë popullore” (Danimarkë). Radikalët deri sa do të kenë grupet e tyre llogarisin të marrin nga 1-3 milion euro, të kenë kryesimin e disa komisioneve dhe të paraqitin raporte. Ky do të jetë një instrument i fuqishëm ndikimi mbi politikën dhe legjislacionin evropian.
Kundër “Gejevropës së mostrave”: Parullat dhe idetë agresive të“evropianëve të rinj”përbëjnë një shqetësim serioz . ”Fronti Nacional”në Francë,”Partia e pavarësisë së Britanisë së Madhe”,”Alternativa për Gjermaninë” dhe Suriza” e Greqisë(e majtë) dhe shumë të tjera të quajtura parti patriotike të djathta, i bashkon : 1.mospëlqimi i BE-së që bazohet mbi multikulturalizmin; 2. Diktati amerikan mbi BE-në; 3. Genderofashizmi dhe gejevropianizmi i vendeve e popujve europianë. Për këto prirje parti të tilla radikale kanë fituar popullaritet e ndikim dhe prandaj kanë filluar të quhen Europianët e rinj”ose sipas Niçes: Europianët e mirë.
Për një ide më të plotë rreth qëndrimeve politike të “evropianëve të rinj” do të mjaftonte të dinim se ata mbështetin veprimet e Moskës dhe të Putinit kundër në ngjarjet e Ukrainës, pra janë kundër qëndrimit të Brukselit dhe Uashingtonit për këtë çështje që ka ngërthyer zhvillimet e sotme botërore dhe iniciativat politike të organizmave botërore. Prandaj rusët kanë nxituar të shprehin ndjenja miqësore mbështetje për këta “Europianë të rinj”, pra për prirjet radikale nacionaliste në brendësi të Europës. Madje, po bëjnë apel për të studiuar me kujdes idetë e euroskeptikëve për proceset e integrimit, të emigracionit, problemet financiare, të strategjive të informimit etj.
“Burokratët e Brukselit” paraqiten në shtypin rus, si teknokratë të pashpirt që ëndërruakan që gjithë popujt e kontinentit t’i shndërrojnë përmes gendër fashizmit në një masë pa gjini (meshkuj- femra) në interes të kapitalistëve transnacionalë nën kupolën e SHBA-së,që mund të krahasohen me politikat e trendet e së kaluarës të tipit “rendi i ri”(Rajhu i tretë )dhe “Miqësia e popujve”(BS). (Zavtra, e përjavshme ruse, 2014 05,27). Mbase nuk është e rastit që Putin shfrytëzoi atmosferën e krijuar në Europë për të shpallur më 30 maj 2014 krijimin e E EAES-së Bashkimin Ekonomik Euro –Aziatik, në përbërjen e të cilit tani për tani janë Novorasia, Kazakistani dhe Bjellorusia. Pas kësaj,sipas themeluesve të EAES-it, do të krijohet edhe një “Botë e Re”në të cilën Amerika nuk do të jetë dominuese,kurse Novorasia ka për të qenë superfuqia e shekullit të XXI-të! Kjo, sipas politologëve rusë, do të çojë realisht në një botë të së ardhmes e cila ka për të qenë shumë polare dhe bash për këtë ka për të qenë më e drejtë sepse vendimet globale do të merren jo nga një, por nga disa pole të civilizimit… Vetëm se harrojnë të shtojnë, se që tani po duken shenjat e një “Lufte të Ftohtë” për shekullin e XXI-të!
Rritje ekonomike apo luftë kundër thellimit të pabarazisë – kjo ka për qenë beteja vendimtare në europën e bashkuar fill pas zgjedhjeve të PE-së.. Zgjedhjet e 25 majit, në thelb, ishin një ballafaqim i politikave ekonomike dhe një debat i ashpër rreth modelit “të zhvillimit të qëndrueshëm”ekonomik të Europës. Arsye më se e mjaftueshme për të pritur një kthesë tjetër prapa tek politikat liberale që venë mbi gjithçka lirinë e tregut dhe fitimin me çdo mjet. Ndërkaq,thellimi i pabarazisë në vendet e zhvilluara dhe veçanërisht në SHBA, Britaninë e Madhe dhe gjetkë që u bë shkak dhe pasojë e krizës që shpërtheu në shtatorin e 2008-ës,gjithashtu ishte çështje kyç e debatit politik parazgjedhor. Pas zgjedhjeve të 25 majit 2014. pritet që të jetë veçanërisht i ashpër ,sepse edhe pse pasojat e krizës së 2008 janë ende nëpër këmbë, po duken përmasat e një krize të re, që pritet të jetë më e gjatë.
Në këto rrethana ,mendoj, se çështja e hendekut të pabarazisë (me një fokusim më të madh në politikat sociale )duhet të dominojë politikat ekonomike dhe modelin ekonomik që përbëjnë të ardhmen e Europës së Bashkuar dhe njëherësh faktorin vendimtar për sigurinë dhe stabilitetin e saj. Nuk them se s’ka rëndësi rritja ekonomike ,por se kurrsesi nuk duhet kthyer te politikat neoliberale të lëna prapa nga koha. Kjo qoftë dhe për faktin se do të kishte pamjen e lëshimeve ndaj euroskepticistëve dhe radikalizmit të djathtë deri dhe i tipit fashist e nazist,nga i cili Europa e ka pësuar duke kaluar përmes dy luftërave botërore.(Për më hollësisht shih librin e ekonomistit të njohur francez, Thomas Piketty, “Kapitali në shekullin e 21”).
Ndërkohë, asgjë nuk mund të thuhet me siguri, sepse joshja nga politikat e rritjes ekonomike (në krahasim me ato që orientohen nga lufta kundër thellimit të pabarazisë) vazhdon të jetë më e madhe. Është më popullore,p.r.sh. të flasësh për rritje ekonomike dhe hapje të vendeve të punës sesa për politika sociale dhe taksim sipas parimit “kush fiton më shumë të paguajë më shumë”.Për konkretizim: Në SHBA, kohët e fundit një sondazh i bërë nga Gallup dhe i raportuar edhe nga Pew Research Center, tregonte që 82% e amerikanëve e konsideronin rritjen ekonomike si prioritetin kryesor, ndërkohë që përqindja e amerikanëve që e konsideronte pabarazinë si problem kryesor,kishte rënë nga 52% në 1998 në 45% . Thënë ndryshe, 8 në 10 amerikanë e venë theksin te rritja ekonomike si prioriteti absolut i politikave publike.
Në Francë, një vend tipik i kapitalizmit burokratik, me politika të centralizuara, i qeverisur momentalisht nga socialistët,elektorati i ndëshkoj ata sepse në zgjedhjet e fundit për parlamentin Europian nuk morrën më shumë se 14% të besimit të francezëve. Siç argumenton ekonomistit Tomas Piketti në Francë sot problemet më shqetësuese për francezët janë:1. Rrritja e ngadaltë ekonomike;2.Taksimi progresiv që shkon deri në 75% për sipërmarrësit; 3.Papunësia masive, sidomos në radhët e të rinjve të porsa diplomuar; 4.Emigrimi i një pjesë të elitës financiare dhe industriale si pasojë e taksimit progresiv. Pra,edhe në Francë do të jetë më joshës modeli neoliberal i rritjes ekonomike. Fitorja e Mari Le Pen ,në thelb,është një “vërejtje me paralajmërim” për të majtën franceze!
Në Gjermani, rikonfirmimi me votë i kristian-demokratëve të Kancelares Merkel në zgjedhjet e fundit europarlamentare, politikat e stabilizuara ekonomike me fokus rritjen, punësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, disiplinën fiskale dhe përgjegjshmërinë e politikave publike me fokus inovacionin dhe risitë teknologjike kanë bërë që publiku dhe votuesit ta demonstrojnë qartazi këtë besim me votë sa herë kanë pasur mundësi përgjatë dekadës së fundit. Në rastin e Gjermanisë kemi ,në thelb,modelin më të goditur sepse ai është një sintezë e suksesshme e të dyja modeleve i atij të rritjes ekonomike me modelin e politikave sociale që nuk lejojnë thellim të pa kontrolluar të pabarazisë. Ky dhe duhet të jetë modeli që do të garantonte të ardhmen dhe qëndrueshmërinë e Bashkimit Europian në rrafshin ekonomik.
Gjithsesi, e ardhmja e integrimit Europian nuk mund të sigurohet përmes një “muaji mjalti”me kapitalizmin liberal, që ngrihet mbi pabarazitë dhe padrejtësitë sociale që ,siç dihet,prodhojnë kriza e bëhen burim luftërash revolucionesh me dhunë. Këtë e “vulosi” kriza globale që shpërtheu në sipërfaqe në shtator të vitit 2008 ,e cila dëshmoj se sot problem janë sistemet jo shtetet. Ky është një mësim që nuk duhet harruar kurrsesi si dhe një orientim që zgjidhja për të ardhmen e Europës e të botës të jetë dhe e përgjegjshme.(Zizek, Badiou) Nuk përjashtohet që në “Betejën për Europën”që pas zgjedhjeve të 25 majit 2014 ,pritet të ketë një pamje të re,të kemi një shkundje të forcave të qendrës (të majta –të djathta),rritje të rolit të klasës së mesme,kryqëzim ideologjish dhe mundësinë e një “kompromisi historik”midis forcave progresiste për të mos lejuar revanshin e mëtejshëm të fashizmit në Europën e Re të popujve të saj dhe të qytetërimit evropian.
Në mënyrë të veçantë e majta evropiane gjendet para një mundësie të re historike për t’u çliruar nga kompleksi i idesë së gabuar socialiste dhe të gjenerojë idetë e reja që priten prej saj në këtë situatë të re të krijuar për të mos u penduar më vonë, siç ka ndodhur në dy rastet e pas dy luftrave botërore. Madje them se guximi i së majtës mund të ngrihet deri në lartësinë e guximit që pati plaku i mënçur Erik Hobsbaun, kur shkroj librin me titullin domethënës: How to change the world: tales of Marx! (Si të ndryshojmë botën duke ristudjuar Marksin)
31 maj , 2014

Nje analize shume e qarte dhe shume e vlefshme per zgjedhjet europiane te 25 majit 2014, sidomos per politikanet vendimarres.
Profesor Pellumbi!
Perulje per kete shkrim te mrekullueshem tuajin. Ishte nje ushqim shpirteror i munguar per ne brezin e ri.
Do t’iu lutesha te na shkruani sa me shpesh te tilla analiza.
Konkluzioni pas kesaj réviste shtypi konfuze te gazetave perendimore?
E lexova me një frymë këtë shkrim te prof. Pëllumbit. Përshtypja qe më la: ndjekës tepër i vemendshem i zhvillimeve politiko-shoqerore europiane,njohes i shkelqyer i mendimit teorik te autorëve europianë më në zë, seleksionues tepër i kujdesshem dhe kritik i rrymave te ndryshme politike,gjahtar i shkelqyer për të kapur në rrjetën e analizës difektet e sistemit apo sistemeve politiko-ekonomike europiane, përzgjedhës i saktë i modelit politiko-ekonomik që ka më shumë avantazhe! Gjate leximit, kendveshtrimet tejet interesante te prof. Pellumbit me kujtuan nje shprehje te famshme te F. Engelsit,- “le te thonë çtë duan shkencëtarët ,mbi ta sundòn filozofia”!? Në mendjen time kjo percillej si ” le te thonë ç’të duan ekonomistet dhe politikanët e shqipërisë,mbi ta sundojnë idete progresive politiko-ekonomike të prof. S. Pëllumbit”!? Janë më të thella se cdo analizë e bërë deri tani ose më sakt e pabërê deri tani ? Më mbresëlënësja në këto veshtrime analitike te prof. Pëllumbit ishte përcjellja e konceptit te guximshem te plakut Hobsbaun,- “si të ndryshojmë botën duke ristudjuar Marksin”? Bah ç’kini bërë profesor? Prisni saliun tani kur të gjenerojë kunder jush teorinë ose më sakt pocaqinë e mender mutit qe kritikonte floririn se “nuk ishte aq i verdhë” sa ai !? Megjithatë mua më pëlqen te fle e të punoj me idete tuaja filozofike pavaresisht se çfarë sallate do te grijë saliu. Marksi ishte dhe eshtë një nga gjenijtë e mendimit njerëzor. Saliu,eh saliu, s’është dhe s’do të mbetet me tepër se një vdekatar viçidoli? Nuk jam filozof dhe as studjues serioz i kesaj fushe por do të kisha shumë dëshirë të imitoja plakun hobsbaun me një libër “si ta shkatërrojmë kombin duke qënë një javë sali “? Apo e kam shumë “një javë”? Mos duhet “një orë “? Nderime profesor !!! E majta duhet te mesojë shumë nga ju? E djathta nuk ka nga kush të mësojë!? Andej nuk ka asnje teoricien dhe kapacitet të krahasueshëm me ju!? Ju afrohet pak “jozi” por ka nje difekt esencial ,-nuk di shqipen akoma??? Saliu as që i afrohet filozofisë!? I përket teorisë qe ketu i thonë “e shpellarisë”? Tung,lapidarit filozofik të së majtës!
VR !!! E lexova me një frymë këtë shkrim te prof. Pëllumbit. Përshtypja qe më la: ndjekës tepër i vemendshem i zhvillimeve politiko-shoqerore europiane,njohes i shkelqyer i mendimit teorik te autorëve europianë më në zë, seleksionues tepër i kujdesshem dhe kritik i rrymave te ndryshme politike,gjahtar i shkelqyer për të kapur në rrjetën e analizës difektet e sistemit apo sistemeve politiko-ekonomike europiane, përzgjedhës i saktë i modelit politiko-ekonomik që ka më shumë avantazhe! Gjate leximit, kendveshtrimet tejet interesante te prof. Pellumbit me kujtuan nje shprehje te famshme te F. Engelsit,- “le te thonë çtë duan shkencëtarët ,mbi ta sundòn filozofia”!? Në mendjen time kjo percillej si ” le te thonë ç’të duan ekonomistet dhe politikanët e shqipërisë,mbi ta sundojnë idete progresive politiko-ekonomike të prof. S. Pëllumbit”!? Janë më të thella se cdo analizë e bërë deri tani ose më sakt e pabërê deri tani ? Më mbresëlënësja në këto veshtrime analitike te prof. Pëllumbit ishte përcjellja e konceptit te guximshem te plakut Hobsbaun,- “si të ndryshojmë botën duke ristudjuar Marksin”? Bah ç’kini bërë profesor? Prisni saliun tani kur të gjenerojë kunder jush teorinë ose më sakt pocaqinë e mender mutit qe kritikonte floririn se “nuk ishte aq i verdhë” sa ai !? Megjithatë mua më pëlqen te fle e të punoj me idete tuaja filozofike pavaresisht se çfarë sallate do te grijë saliu. Marksi ishte dhe eshtë një nga gjenijtë e mendimit njerëzor. Saliu,eh saliu, s’është dhe s’do të mbetet me tepër se një vdekatar viçidoli? Nuk jam filozof dhe as studjues serioz i kesaj fushe por do të kisha shumë dëshirë të imitoja plakun hobsbaun me një libër “si ta shkatërrojmë kombin duke qënë një javë sali “? Apo e kam shumë “një javë”? Mos duhet “një orë “? Nderime profesor !!! E majta duhet te mesojë shumë nga ju? E djathta nuk ka nga kush të mësojë!? Andej nuk ka asnje teoricien dhe kapacitet të krahasueshëm me ju!? Ju afrohet pak “jozi” por ka nje difekt esencial ,-nuk di shqipen akoma??? Saliu as që i afrohet filozofisë!? I përket teorisë qe ketu i thonë “e shpellarisë”? Tung,lapidarit filozofik të së majtës!
Profesori ka nevoje te update ohet pasi rezultati qe moren euroskeptiket nuk ka qene I papritur sic shkruan ish shoku I nexhmijes Profesori I vjeter pellumbi. Rezultatet kane qene te pritshme dhe Jane dhene nga sondazhet e shumta. Pervec kesaj Profesori duhet te bente nje nje analize me te thelle te shkaqeve qe shpune ne kete rezultat dhe mesazheve qe ato percuan. Lexo me shume profesor I m_l
Lirka moj? Kjo ështé vetëm një e njëzeta pjese e analizes se prof. Servetit. Informohu me shumë o “profesore” këshilladhënëse!?
Njìhen “përralla” keto bilbileshat e saliut si kjo “lirka”. Keta ta bejnë biografine shumë here me teper se në monizëm. Ja vetem me biografi meret komenti i lirkës. Dhe më e rendesishmja eshte se nuk bejnë biografine reale por atë halucinante!