Kryetari legjendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, sot feston ditëlindjen e 27-të.
Ai sot pikërisht për ditëlindjen e tij është duke qëndruar në Mitrovicë dhe ka premtuar se do të bashkojë qytetin e ndarë të veriut.
Kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, me stilin e tij tashmë të njohur për opinionin, tha se pas ardhjes në pushtet të partisë së tij, ura kryesore e Ibrit do të shembet dhe do të zhvendoset vetëm si një momument në një park në afërsi. /Zëri
