Tremujori i parë 2014, rriten kostot e ndërtimit

redaktor

Në tremujorin e parë 2014, indeksi i kushtimit në ndërtim (për banesa) arriti 101,7 % kundrejt tremujorit të parë 2011 (Tremujori i parë 2011=100), njoftoi INSTAT. Në tremujorin e parë 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim (për banesa) është 0,2 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,2 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013, grupi “Shpenzime materiale” është ulur me 0,3 %. Uljen më të madhe brenda këtij grupi e pati nëngrupi “Materiale hidro-sanitare” me 2,4 %. Ndërsa, rritja më e madhe në këtë grup vërehet në nëngrupin ”Materiale ndërtimi” me 0,3 %.  Indekset e grupeve “Shpenzime page” dhe “Shpenzime transporti” u rritën respektivisht me 3,6% dhe 0,4% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013. Në tremujorin e parë 2014 ndryshimi tremujor i indeksit është – 0,5 %. Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” është ulur me 0,9 % krahasuar me tremujorin e katërt 2013.  Brenda këtij grupi uljen më të madhe e pati nëngrupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 2,3 % dhe rritjen më të madhe nëngrupi “Materiale hidro-sanitare” me 0,3 %. Indekset e grupeve ” Shpenzime transporti” dhe ” Shpenzime page” u rritën respektivisht me 2,2 % dhe 1,1% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndërsa, indeksi i grupit “Shpenzime makinerie” u ul 1,5%.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *