Ka disa histori njerëzore, tek të cilat është e vështirë të hysh, por është një institucion, i cili rregullon në mënyrë ligjore edhe disa çështje familjare. Ndoshta është mirë t’i dëgjojmë për të vlerësuar më shumë çka kemi rreth e rrotull. Kemi në dorë një histori që mund ta dëgjojmë shpesh në ambiente familjare e kafet e lagjes, por kur kjo tregohet në gazetë, atëherë është ndryshe. Në datën 12 të muajit të kaluar, gjyqtarja Manjola Bejleri ka përfunduar një gjyq, i cili ka pasur një fabul që të bën të mendosh… Qelebije Sh. (20.07.1948) e lindur në Lezhë dhe banuese në Tiranë, Laprakë, ka paditur vajzën Elona Sh. (1983) dhe ish-dhëndërin Alket B. (1980) lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.
Në kontakt të parë, objekti i padisë të habit. Nëna e Elonës kërkon heqjen e përgjegjësisë prindërore të prindërve të mbesës së saj, Klaudja B., 13 vjeç. Në fillim, gjykata pasi ka administruar provat, ka vendosur të pranojë këtë kërkesë-padi për ta dërguar deri në fund. Diçka e pazakontë e ka çuar 66-vjeçaren në dyert e gjykatës. Vajza e saj, Elona, ka qenë e martuar me Alketin dhe nga martesa e tyre ka lindur fëmija Klaudja B., e datëlindjes 31.08.2001. Një vit pasi kishte lindur vajza, çifti vendos të ndahet me vendim të Gjykatës së Tiranës, në atë kohë është përcaktuar dhe mënyra e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore. Me këtë vendim, fëmija i është lënë për rritje dhe edukim nënës së saj, Elona Sh.
Por çfarë ndodh! Pasi ndarjes nga bashkëshorti, Elona së bashku me vajzën (e cila në atë kohë ishte 1 vjeç) shkuan të banonin në shtëpinë e nënës. Ajo i hapi derën vajzës për ta mbajtur sërish në shtëpi, këtë herë me një fëmijë. Pas disa ditësh, Elona largohet. I thotë nënës se do ikte vetëm për pak kohë sa të gjente një punësim më të mirë, por pa i thënë se ku.
Ikën për mos t’u kthyer më
Sapo vajza kishte mbushur një vjeç, nëna ikën. Ai ishte momenti i fundit që ato panë njëra-tjetrën, pasi prej 12 vitesh, Elona nuk është kthyer më në shtëpi, as për të parë vajzën në atë kohë të mitur dhe as nënën e saj. Gjatë këtyre viteve, gjyshja e Klaudjas ka bërë edhe rolin e nënës. Për fëmijën e mitur nuk është interesuar asnjëherë as babai i saj, Alket B., që para zgjidhjes së martesës me ish-gruan e tij. Ky i fundit rezulton se ka krijuar një familje tjetër.66-vjeçarja ka pritur 12 vjet që vajza t’i kthehet, po as një shenjë jete. Në këto kushte i është drejtuar gjykatës duke kërkuar që ajo të njihet ligjërisht si kujdestare e vajzës.
Nëna e vajzës së mitur hyn e del në Shqipëri
Nga organi gjykues është konstatuar fakti se prindërit e të miturës, Elona dhe Alket, nuk interesohen për fëmijën prej vitesh dhe se nuk dihet se ku janë. Lidhur me kërkimin e bërë, gjyshja deklaroi dhe provoi se prej 12 vitesh, të paditurit, prindërit e fëmijës, nuk kanë marrë asnjë kontakt me vajzën. Prindërit e 13-vjeçares (sot) nuk kanë treguar as interesin minimal për këtë fëmijë, si për anën shëndetësore, ashtu dhe ekonomike, apo për edukimin shkollor të saj, duke e lënë paditësen krejt të vetme në mirërritjen dhe edukimin e Klaudja B. Të paditurit Elona Sh dhe Alket B. nuk u paraqitën asnjëherë. Babai i vajzës është kontaktuar edhe në telefon nga ftuesi i gjykatës, por nuk tregoi asnjë interes dhe nuk u paraqit në gjykim.
Ndërsa për nënën e vajzës, në kushtet kur prej vitesh nuk kishte asnjë të dhënë për të e për vendndodhjen e saj, gjykata hetoi për të verifikuar nëse ndodhej në territorin e Shqipërisë. Duke iu drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, u informua se e paditura Elona Sh, nga verifikimet në sistemin TIMS, provohet se ka realizuar hyrje-dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë. Konkretisht, nga raporti i hyrje-daljeve rezulton se e Elona për periudhën 31.05.2007-10.10.2013 ka realizuar 20 dalje dhe 22 hyrje në vendin tonë. Që do të thotë se ajo është këtu, por nuk është kujtuar për vajzën!
Nga ana tjetër, gjyshja tregon se nuk kishte asnjë dijeni që vajza e saj Elona Sh. të kishte kryer këto lëvizje dhe se gjatë gjithë kësaj periudhe ajo as nuk ka kontaktuar ndonjëherë, jo vetëm me fëmijën, por as me atë vetë. 66-vjeçarja ka deklaruar se ishte shumë e tronditur dhe e befasuar nga ky informacion.
Gjykata vendos… gjyshen si kujdestare ligjore
Duke u nisur edhe nga mosha e vajzës, 13 vjeç, si edhe faktin se në këtë moshë ajo është në gjendje të tregojë e artikulojë qartë mbi marrëdhënien e saj me gjyshen dhe prindërit, me vendim të ndërmjetëm, gjykata ka marrë deklarimet e saj në seancë gjyqësore. E pyetur në prani të psikologes, vajza, e cila vazhdon klasën e gjashtë, ka pohuar se: “Jetoj me gjyshen, gjatë gjithë kohës që kur kam lindur dhe atë njoh, se ajo kujdeset për mua. Gjyshja jeton me gjyshin. Mamin dhe babin nuk i kam takuar kurrë dhe nuk i njoh, as dhe në ndonjë fotografi nuk i kam parë. Mua më kanë thënë se kanë vdekur. Më ka thënë gjyshja se kanë vdekur në një aksident me makinë të dy dhe unë kështu e di dhe unë e besoj këtë që më ka thënë gjyshja, por nuk më kanë çuar ndonjëherë gjyshërit në varreza. Nuk kam asnjë njeri të afërm dhe nuk njoh asnjë njeri tjetër nga ato të mamit apo të babit.”
Për sa u përshkrua më sipër, gjykata duke pasur parasysh interesin më të lartë të fëmijës, për të bërë një vlerësim psikologjik, për të hetuar më mirë situatën psiko-sociale dhe psiko-morale të fëmijës si dhe të marrëdhënieve të saj me secilin prind si edhe me gjyshen Q. Sh., vendosi të kryhet një vlerësim psikologjik, duke caktuar si eksperte psikologen Redina Balla.
Sipas përfundimeve të psikologes, i vetmi model prindëror për Klaudjan ka qenë dhe vazhdon të jetë gjyshja, me të cilën vajza ka një marrëdhënie të shëndetshme afektive.
Gjyshja Q. Sh. ka qenë primare në jetën e vajzës, e përkushtuar dhe i ka përmbushur dëshirat dhe nevojat e saj, gjë që ka bërë që Klaudja të ketë nevojë për prezencën e saj. Bazuar në këto përfundime, duke bërë dhe një analizë të faktorëve, psikologia thotë fjalën e saj duke menduar që prindërve biologjikë u duhet hequr përgjegjësia prindërore.
Në përfundim të çështjes, gjykata ka arritur në përfundim për heqjen e përgjegjësisë prindërore të të paditurive Elona Sh. dhe Alket B. ndaj fëmijës së tyre të mitur, Klaudja B. Sot, në më pak se një muaj pas shpalljes së këtij vendimi, vajza e vogël jeton me gjyshen duke pasur atë si kujdestare, nënë, e shumë më tepër. Nëse muret e Gjykatës së Tiranës do të kishin gojë e të tregonin se çfarë ndodh brenda tyre, realiteti nuk do të ishte ky që është sot…
Në nenin 228 të Kodit të Familjes
“Kur prindi shpërdoron përgjegjësinë prindërore ose tregon pakujdesi të rëndë në ushtrimin e saj, ose me veprimet e tij ndikon në mënyrë të dëmshme në edukimin e fëmijëve, me kërkesën e prindit tjetër, të të afërmve të fëmijës ose të prokurorit, mund t’i hiqet përgjegjësia prindërore. Heqja e përgjegjësisë prindërore bëhet me vendim të gjykatës, duke u thirrur si i paditur prindi, për të cilin kërkohet kjo heqje.”

Gjurmët e dhimbjes. Tregim-Nga Raimonda Moisiu
August 4, 2011 at 7:46am
Gjurmët e dhimbjes.
Nga Raimonda Moisiu
“…duke ndjekur emisionin “Njerës të humbur”….”
Treni ecte me shpejtësi në shinat e hekurudhës që gjarpëronte mespërmes fushës me grurë, duke ndarë blunë e qiellit dhe blerimin e tokës. Unë dhe nëna fërkonim shpatullat e njëra -tjetrës, të ulura në stolin e fundit të vagonit. Vështronim barin, vreshtat, pemët që treni linte pas. Ato fshihnin diku fëmijërinë time, gjithë atë kohë, kur nëna morri trenin, duke më lënë aty të mallosur për të. Kujtimi I vjetër më trazoi stomakun. Tak-tuk, tak – tuk, bënin rrotat e trenit mbi shinat, gjuha e të shkuarës dhe e së ardhmes. Fytyra e nënës ishte e butë. Sytë e zinj më vështronin me dashamirësi, premtues, vështrim që më jepte gjithshka unë dëshiroja. Caf –cufet e trenit më kujtonin të kaluarën, kohën e rinisë, rënjet e ngritjet, ndërsa vitet rrëzoheshin si petalet në një kopësht të bardhë, dhe tingujt muzikorë gjuanin ëndërrat e mija. Vështroja gishtat e këmbëve ndërsa sillja nëpërmend një pjesë intimie të jetës së saj. Nënë ku je tani…. Edhe në rast se ti je me mua, këtë cast ti ke ikur!
******
Në imagjinatën time, stacionin e trenit e përfytyroja si qëndra e universit, me shinat që kryqëzohen, shkojnë e vijnë në të gjitha drejtimet. Njerëzit që prisnin dhe dridheshin nga ftohtësira e erës, flokët e shpupurisura në ajër, kur treni kalonte pranë me furi. Për mua – Krasta ,- qyteti I erës- sic pata dëgjuar gjyshen dhe nënën ta thërrisnin më dukej fundi I një bote të njohur. Për ne të dyja-Nëna dhe Krasta ishin mallëngjenjëse dhe rrënqethëse. Brenda mirësisë e fuqisë së tyre – një sekret – ishte kredhur. Një sekret që vlonte brenda gjakut tim. Sekret që më pat munduar tërë jetën. Cfarë ndodhi që nëna iku??? Po babai? Kisha vite, vite, qëkur kisha ardhur ndërmënd e mija, të zbuloja të vërtetën, të gjithë historinë e jetës sime. Askërkush nuk kishte dijeni për këtë fakt të dhimbshëm. E ndjeja atë thellë në shpirt, në një vënd të heshtur, të dëshpëruar. Ndjeja krisjen që po plasaritëte jetën time. Dielli kuqëlonte qiellin në perëndim, aty ku syri dëshironte të qetësohej në këtë hapësirë.
*******
Kur na la babai, unë dhe nëna erdhëm në Krastë, në vëndin e origjinës. Nuk dija shumë, përvecse ai iku një natë me shi dhe nuk u kthye kurrë më. Sa herë shikonte fotot e tij, nëna qante. Shpesh ajo më tregonte një foto bardhë e zi, një burrë të veshur me rroba ushtrie mbështetur te një godinë me tulla të kuqe. Me gishtat e saj të hollë, ajo vendosi foton e saj ngjitur me atë të babait. Dallohej barku I madh.
-E bëra këtë foto një natë para se ti të lindje. Ishte një natë e ftohtë marsi. Cfarë mrekullie ishte për nënën tënde, -më thoshte, sa herë për atë foto. Ajo shpesh fliste rreth vetes së saj, sikur ajo ishte dikush tjetër. Më kujtohet, kur nëna lexonte deri natën vonë, duke futur gishtat mes kacurelave të flokëve që I binin mbi supe. Drita e zbehtë e neonit, shëndriste si një kurorë, mbi kryet e saj. Sa herë dëshiroja që nëna të më kruante kurrizin me thonjtë e saj të mprehtë, kur shtrihesha pranë saj. Përherë të parë hipa në tren, kur u shpërngulëm dhe u vendosëm në Krastë. Oshëtima e burisë , caf-cufet, zhurrma e motorit dhe e rrotave të tij, më ngjanin si monstra të frikëshme përgjatë shinave. Shikoja njerëzit që punonin në fushat e mbjella me grurë, perime, sera, fruta. I përshëndeja. Disa prej tyre ma kthenin përshëndetjen. Natën e parë fjeta në një krevat portativ që gjyshja e ruante për miqtë. Një përde e trashë ngjyrë e blertë varej përgjatë dritares. Të dyja me nënën fjetëm deri mesditën e ditës tjetër. Nëna kishte veshur këmishën e natës prej pambuku, ndërsa unë , pixhamat me vija të bardha e të zeza. U tulatëm brenda carcafëve të pastër, dhe fjetëm nën ritmin e ëmbël të gjinkallës. Ishte një nga momentet më të bukura të jetës sime. Kurrë nuk e harroj! Ditën tjetër hëngrëm byrekun që kishte pergatitur gjyshja. Zëri I gjyshes ishte I butë, duart e saj më ledhatonin, ndërsa m’I krihte flokët e gjatë dhe bënte gërshetin. Më buzëqeshte me ata sytë e saj ngjyrë kafe e të ngrohtë. Ajo ishte shumë e dashur me mua dhe gjithmonë më thërriste: -Llokumi I gjyshes! Por nëna dhe gjyshja gjithmonë më trembnin kur grindeshin me njëra tjetrën. Nga frika fshihesha nëpër shtëpi, ndërsa ato I bërtisnin njëra tjetrës dhe më pas qanin. Më bënin që të më kalonin mornica nëpër lëkurë. Kruhesha, derisa lija shënja të kuqe në të. Tymosnin cigaret njëra pas tjetrës derisa dhoma mbushej me tym. Kur nëna shkonte në punë ishte qetësi në shtëpinë e gjyshes. Hapja dritaret dhe ajri I pastër hynte në dhomë. Gjyshja më tregonte përralla dhe unë bëja flluska sapuni në një kanace. Me një shkop të gjatë bëja figura në zhulin e tokës. Më mësoi të haja rrushka të thata. Fillova të lidhja fjalët në përrallat me Hirushen, Ujku dhe Kecat. Ia tregoja unë gjyshes. Cdo ditë mezi prisja nënën të kthehej nga puna, të dëgjoja zërin e saj të ngjirur, të më ledhatonte, përkëdhelte, përqafimet e puthjet e saj. Por…..
******
…..një mbrëmje cdo gjë ishte ndryshe. Nëna bërtiste. Flaku cantën. Ndizte cigare pas cigareje, rrudhat përqark syve ishin thelluar akoma më shumë. Gjyshja u zemërua shumë, por e mbante inatin përbrenda. Unë I vështroja të dyja. Vendosa pjatat mbi tavolinë. Më në fund ajo shpërtheu; -E urrej këtë vënd!- tha nëna duke përplasur këmbët fort. Gjyshja shtrëmbëroi buzët. Zërat e tyre të zemëruar, të inatosur, të lartë, ngjanin si krakama e sorrave. Më pas dicka ndodhi. Nëna heshti. U frikësova shumë. – Do të iki, iki larg! Sa më larg! Nuk mundem më! Nuk mund ta shpreh se si u bëra atë cast. E kuptova që ajo do të ikte pa mua. Do të largohej përgjithmonë! Vështroja atë ndërsa ecte lart e poshtë nëpër dysheme. Rrudhat e fytyrës iu shtuan më shumë. U ula në dysheme dhe kaloja gishtat në të carat e qylymit. Dëshiroja të humbisja në ato si në një pyll të errët të përrallave me Hirushen. Askërkush të mos më gjente më.
******
Të treja po prisnim trenin. Një dhimbje kisha në gjoks. Zymtësi dhe ftohtësirë kudo në qënjen time. Dridhesha si një pulë e plagosur, që sapo ja kanë shkulur pendët. Si po ikte? Si po më linte mua aty me gjyshen??? Nëna qëndronte disi e vecuar nga ne, për të na treguar se ajo po largohej vetë! Tmerrohesha kur mendoja që treni do te vinte nga minuta në minutë dhe do të merrte nënën time. Njerëzit po bëheshin gati, duke tërhequr cantat zvarrë. Disa fëmijë vraponin lart e poshtë. Fjalët që nuk munda ti thosha më mbetën në grykë. Desha të vrapoja ta rrëmbeja në krahët e t’I lutesha :-Mos ikë nëna ime! Por unë e di që nëna dhe gjyshja nuk dëshironin që unë ta bëja atë. Nuk dëshiroja t’I mërzisja atë moment. Biles nuk dëshiroja as të më vështronin me ata sytë e tyre zhgënjyes. Nuk mundesha më! Po rezistoja!
Era e Krastës fryhu. Fustanin prej fanellate që kisha veshur e coi lart. Buria e trenit oshëtiu. Një dhimbje si e prerë me thikë ma përshkoi trupin. Një dëshpërim më rëndonte në mushkëritëMbajta frymën, për të mos qarë.Treni ndali në stacion duke flakur dhe ndër këmbët e mija. Presioni I ajrit më përhapi flokët ngado mbi kokë e shpatulla. Një britmë doli nga goja ime, por askush nuk e dëgjoi. Lokomotiva e madhe e frikëshme, do të largonte nënën nga unë. Nëna më mbështolli me shallin e saj. Më shtrëngoi fort. Ndërsa më lëmonte mua, u përkul. I dha një puthje gjyshes. Më pushtoi përsëri lehtë, e trembur se mos unë I ngjitesha pas. Aroma e saj më pushtoi të gjithën. Rrudhat iu zhdukën. Ndjeva ritmin e takave të saj tek largohej. Dukej e gëzuar atë cast. Ndërsa ngjitëte shkallët e vagonit dielli I ndricoi fytyrën. Nëna ime ishte shumë e bukur. -Nënë, nënë,- mërmërita me vete, duke vendosur gishtat poshtë hundës t’I merrjja erë aromës, të thithja kujtimin e saj. Sa shumë dëshiroja të isha në tren si atë ditë kur erdhëm këtu. Kur gjyshja hodhi vështrimin te unë, vura re dëshpërimin në sytë e saj. Nëna iku përgjithmonë! Më la aty në stacionin e trenit, të mallosur! Oshëtima e trenit mbeti tërë jetën në veshët e mij. Në ëndërrat e mija, biles edhe kur isha zgjuar. Kënga e trenit, forca dhe premtimi I trenit, u ngulitën thellë në shpirtin tim përgjithmonë.
Epilog
Si një fëmijë I braktisur, unë mundohesha të dhuroja vetëm dashuri. Dhashë gjithshka nga thesari I shpirtit tim, për të erdhur kjo ditë, të shihja nënën time përsëri!
Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Sa larg jane njerzit e sotshem nga ata te djeshmit !!!
C’po ndodh valle me njerzimin?
Ca njerez po behemi,valle jemi kafshe dhe nuk e dim,ose nuk e kuptoim.Ca bastarde mban kjo toke.Dy prinder te pa pergjejshem.Dy kafshe te keqija.Po njeher kjo nene ndyrsira nuk u kujtua te vente ta shikonte njeher kete nene dhe kete femije.Rofte e vofte e jema dhe i jati
po cpret nga nje grua qe hyn e del 20 here jasht e Brenda vendit. DDuket sikur eshte perdorur si mushke per te kaluar droge, apo per gjera te tjera.