Email në adresën
Përtej argumentit se nëse PD e ka të nevojshme njëfarë disipline autokratike për të qëndruar në këmbë, fakti që Berisha – regjent u mirëprit masivisht nga militanca e djathtë – bazuar kryesisht në kultin e tij – vetvetiu rrëzon edhe arsyen se përse Berisha u dorëhoq, motivuar kjo me humbjen në zgjedhjet. Me një fjalë, Berisha për militantët (dhe për vetë Berishën) nuk ka humbur dhe është i destinuar të mos humbë gjer në fundin e kohëve; ai dhe PD janë binom i pandashëm, si në vargjet e famshme të Majakovskit, ku njëra është arsye e tjetrit dhe anasjelltas . Po të pyesësh sot shumicën e të djathtës, ata e konsiderojnë Prijës, Lider suprem, Kryetar, Demiurg ( forcë transformuese ), Vigan të një eposi që do shkruhet e këndohet brez pas brezi. Etj, etj
Por sa e ndihmon efektivisht kjo regjencë kryetarin aktual të PD Basha për të transformuar (çfarë?), përveç faktorit pozitiv që i shërben për të çimentuar pozitat e tij ende të brishta? Pikësëpari, nuk e di nëse gjetkë ambasadorët janë kaq determinantë, por shqiptari mesatar e percepton Bashën kryetar PD-je edhe si produkt të privilegjuar ambasadorial e ndofta jo pa arsye. Përzgjedhja e kryetarit aktual të PD shkonte në kundërsens me efiçencën që i kërkohej si kryetar i bashkisë më të madhe të vendit ( kush i mban mend premtimet madhështore?) e tek e fundit, çfarë kontributesh madhore kish investuar Basha që t’i ofroheshin të tëra kandidaturat e mundshme? A është e sigurt që Basha nuk ndikohet nga sfera konservuese e regjentit të Opozitës që të premtojë një forcë politike ndryshe? Se në fakt, po qe se ai bën të njëjtën gjë – dhe publiku i djathtë këtë dëshiron – atëherë përse nevojitej dorëheqja e Berishës?

Cfare konkluzionesh ?! Sidomos me ato superlativet per nje hajn, kriminel e percares !