As seanca e sotme parlamentare nuk i shpëtoi traditës. Ligjvënësit nuk kursyen akuzat dhe kundërakuzat mes tyre, duke rezervuar dhe sot një shfaqje “live’” për publikun.
Debati për statusin
Berisha: Kreu i ekzekutivit dhe Ministri i Jashtëm bënë bruto figurë në vizitat e tyre se përjashtuan ambasadorët nga shoqërimi dhe takimi. Nuk ka ndodhur kurrë që kryeministri dhe ministri i jashtëm shpall armik ambasadorin e tij. Këtë e bëjnë vetëm ata që me psikologjinë e neohoxhistëve dhe besojnë vetëm te neobllokmenët. Pse u emërua ky ministër i jashtëm? Kishte aktivitet diplomatik apo dhunti? Zero. Kishte diplomat të shumtë kjo mazhorancë po nuk kishin lidhje gjaku me bllokmenët. Kur dalin të përgjigjen këtu të përgjigjen për faktet dhe jo të përrallisin kodra mbas bregut.
Topalli: Nuk ka një ministër të Jashtëm në 24 vite që të ketë thënë opozitës kriminale është e pa imagjinueshme. Dhe kur një ditë pasi për herë të tretë i jepet raporti për statusin kandidat. Për çfarë jemi kriminalë ne; se jemi në NATO, se kemi bërë rrugë, se rrisnim rrogat? Si mund të jetë kaq i papërgjegjshëm një ministër i Jashtëm. në cilën botë jeton ti Ditmir? Apo je në botën e ireales? Cila është e vërteta ajo që tha kryeministri apo ajo që zhgërryeshit rrugëve për të hapur kutitë. Hipokrizia është vesi më i keq i të gjitha veseve. Ti nuk je vetëm hipokrit, ti je dhe më keq.
Bushati: Nuk kam ndërmend të lexoj mesazhet e disa ambasadorëve që i drejtoheshin x vajze apo x djali. Kujdes kur hyni në histori personale të njerëzve, kur i përmendni këtu, se nuk dihet si do jetë fundi. Është hera e dytë që s’po ta përmend Jozefinë por po ta lë për një herë tjetër.
Berisha: Ata 50 e ca diplomatë që i kapi fshesa klasore e Bushatit janë burra dhe gra, djem e vajza që dhanë një kontribut historik në anëtarësimin në NATO, por urrejtja, verbëria të bëjnë ty dhe bosin tënd të mohosh çdo gjë. Urrejtja juaj është e pakufijshme. Do heqësh ata dhe do fusësh kushërinjtë. Do i marrësh nga sirtarët për të plotësuar vendet. Ai vend nuk t’u dha ty sepse kishte dhunti diplomatike.
Bregu: Në vitin 2012 shkoi me 3 kushte, votoni 3 ligjet. Nga tetori i 2012-ës deri në dhjetor ju kishit gati 100 ditë për t’i votuar, nuk e bëtë, i votuat në majit të 2013-ës, pasi kishte mbaruar. U propozua në tetor të 2013-ës pa asnjë kusht dhe hezitim që Shqipëria të marrë statusin kandidat. Ky është një raport që bëhet për të bindur vendet anëtare që Shqipëria ta marrë këtë status të vonuar, që do ta kishte marrë me kohë nëse do të kishit votuar ligjet.
Debati për “të vërtetën” në Kuvend
Berisha: Dje kryeskafistin e Vlorës e lartësuat në kryetar qarku, sepse Vlora më thotë mua i ka dhënë Koços 100 mijë euro. Gazetat italiane e akuzojnë për këtë, këtë, këtë.
Balla: Në këtë foltore thuhen shumë lloj shpifjesh, njëri sigurisht mban rekordin. Po i lini burrat shtatzënë dhe po i fyeni njerëzit me asnjë lloj të drejte. Zoti ish-kryeministër që kujton se do çdo lloj informacioni vetëm kuantin tënd nuk e dije çfarë bënte e për të tjerët dini gjithçka. Ky zotëria që është zgjedhur me vota unanime të këshillit të qarkut Vlorë dje ka depozituar pranë institucioneve të gjithë dokumentacionin e tij dhe dy certifikata, një nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë dhe një nga Ministria e Drejëtsisë së Italisë për akzuat që ju keni bërë. Rezulton se nuk ka asnjë dënim. Ka shkruar gazeta? Tani ky zotëria që e nxori dje futeni në Google rezulton i dënuar për mitmarrje. Nuk ju vjen turp, po i lini dhe burrat shtatzënë.
Berisha: Derisa Edvin Kristaq Rama do ketë avoketër përdhunues, ja ku është dokumenti edhe me film edhe i filmuar. Atëherë mjerimi është total për Edi Ramën. Një përdhunues i faktuar i denoncuar për përdhunim del dhe mbron një rrëmbyes, një njeri që synon të rrëmbejë një vajzë, ky është morali i Ramës. Pse nuk e mbron njeri tjetër, ai është i pambrojtshëm.
Meta: Ju lutem zoti Berisha mos ofendojmë njëri-tjetrin. Ai nxori një dokument.
Berisha: Zoti kryetar këtu do na bini një video projektor dhe ne do të paraqesim çdo fakt çdo gjë. Të paraqesim çdo fakt që kemi.
Meta: Propozimi është që përveçse në teatër ta kthejmë dhe në kinema parlamentin.

gallate gallate ha ha ha
BRAVOOOOO!
Veçse trasmetojeni me pagese te nxirrni ndonje leke per te kompensuar sado pake ato qe ka vjedhur Xeni me Argiten..
Shfrytezojeni dhuntine qe ka babai i tyre si paliacio cirku….
Agron llakaj paska vajtur ne parlament. Oou .qenka bere deputet .. Jo jo qenka sala e ngaterrova.
Po kur te ikin kta big-et e PD ca do bejm ne.
..se kta te rinjt e PD nuk kan dhunti te na bejn per te qeshur…thjesht jan injorant me kostum…
Perpelitu o zagar perpelitu o gomar perpelitu o hajdut perpelitu o vrases perpelitu o Tradhtar
Dita e merkure ka qene dita me e zeze per ket shpellar.
Plaç moj Dite e Zeze ¨laç moj e Merkure na e nxive salon bure deli bure.
Z.Meta,degjoje Salen,vendos nje videoprojektor dhe te shikoje gjithe bemat e tij per 24 Vjet ,se si duket I ka harruarPs.mos harro 96-n,gerdecin,21 janarin etj etj.
Kam frike se keta idhujt tuaj *rilindas* nuk ngelen me pas.
Ndoshta per hipokrizi nuk kane te krahesuar.
Portokalli ! S’ka nevoj populli te kerkoj emisione portokallie,te coj tv ,ne kanalin e kuvendit,atje i keni ,te gjithe ; Jozefines idiote nuk i kujtohet se pas 21 janarit, kur mori automatikun dhe bente
qitje ,duke treguar se ne jemi te parapregatitur per tju vrare ,ne cdo moment kur ju do te ngrini koke ! Dhe sot nuk po e kupton pse i tha Bushati kriminale !
‘S’keni pare gje akoma,eshte heret’……do vej haku tek i zoti , e verteta zhytet por nuk mbytet !
Kriminelet duhen ndeshkuar perndryshe ata do te behen me te rrezikshem se sa jane.
Fatkeqesia e kombit shqiptar eshte Berishovici ! Pas kesaj monstre cdo gje do ece mire e
bukur, vetem ky njeri te zhduket nga faqja e dheut ! KRIMINELI !
Ku i ka ”provat” Berishovici qe do ja dergonte ambasadoreve ?! Mizerabel e kriminel !
Vetem burgim i perjetshem per te !
ÇA GALLATE SHOW PARLAMETAR POSI NUK MERR PJES OPOZITA TË SHOHIM GALLAT SE VETËM NUK BËHET PËRTËQESHUR