Il Messaggero: Italianët po shkojnë të kërkojnë punë në Shqipëri

anazapta

Nga Angela Padrone

Kanë kaluar pak më shumë se 20 vite, por duket si një shekull. Ishte vera e vitit 1991 kur anija Vlora, e mbushur plot me shqiptarë të dëshpëruar, mbërriti në portin e Barit. Sot nuk vijnë më ngarkesa të tilla nga bregu tjetër i Adriatikut, emigrantët shqipëtarë ndjekin rrugë ligjore dhe në Itali janë rreth gjysëm milioni. Në të kundërt tani edhe italianët, gjithnjë e më shpesh, kalojnë Adriatikun, në kërkim për një punë dhe për një jetë të re. Nuk e bëjnë këtë të hipur në anije të ndryshkura, por me avion, një orë fluturim. Italianët tashmë shkojnë në Shqipëri në kërkim të pasurimit.

Të dhënat zyrtare të qeverisë shqiptare thonë se janë rreth 19 mijë italianët që kanë një leje qëndrimi për punë ose studim. Një shifër e konsiderueshme për një vend me pak më shumë se tre milionë banorë. Nga universiteti tek “call center”-at, nga restorantet tëk ndërmarrjet e vogla, italianët  janë rritur ndjeshëm.

“Një boom i vërtetë. Disa thonë se është për shkak të krizës në Itali, por edhe për shkak të rritjes së Shqiprisë nëpërmjet imigrantëve të saj. Kush e di se sa shqiptarë që punojnë në Itali, ndoshta në një piceri, kanë bërë ndërmjetësin dhe kanë bindur sipërmarrësin e vogël italian që të investojë në anën tjetër të Adriatikut”, komenton Rando Devole, sociolog shqiptar dhe bashkëpuntor i Observatorit të Ballkanit. Në Tiranë gati që të gjithë flasin italisht, dhe në televizion gjendet edhe një ish-fytyrë e njohur e Mediaset, Alessio Vinci, sot një nga yjet e “talk show”-ut shqiptar.

Pensionistë dhe Studentë

Ndërmarrjet italiane që janë vendosur në krahun tjetër të Adriatikut janë rreth 500-600. “Ka një lëvizje të lartë mes dy vendeve, restorantet janë gjithnjë plotë me italianë. Shumë vinë thjesht për kuriozitet, por janë edhe plot paragjykime. Por, pasi mbërrijnë këtu, mbeten të habitur dhe pozitivë. Madje kanë filluar të vijnë edhe pensionistët pasi niveli i jetesës është i ulët”, thotë Luigi Nidito, zëvendës president i Dhomës së Tregëtisë Italiane në Shqipëri.

Por, janë edhe studentët e mjeksisë, ata që nuk arritën të kalojnë provimet e vitit të parë dhe që nuk duan të humbasin kohë, regjistrohen tek Universiteti i Zonjës së Këshillit të Mirë në Tiranë, e lidhur me universitete italiane, mes të cilave edhe Tor Vergata i Romës, ku shumica e pedagogëve janë italianë.

Vitet 60

Kemi edhe punëtorët italianë, që vijnë në Shqipëri për arsye të ndryshme, disa për shkak të krizës, disa për afeksion pasi shumë kanë një bashkëshort ose një bashkshorte shqiptare, ose edhe për simpati ndaj një vendi që sipas shumë personave i ngjan italisë së viteve 60. “Shqiptarët në këto momente janë më optimistë se italianët, sikurse ju në vitet 60. Sigurisht që ka probleme, por nuk ekziston kriza psikologjike. Ndërsa PBB-ja rritet”, thotë ambasadori shqiptar Neritan Ceka.

Për vitin 2014 Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon vështirësi në tregun italian, por vlerëson një rritje prej dy për qind. Madje ambasadori shton se “nuk ka burokraci, mund të hapësh një biznes brenda ditës pa ndonjë limitim në veçanti”. Për më tepër Shqipëria kërkon të hyjë në BE dhe pikërisht dje festoi vlerësimin e Brukselit. Një klimë, sado e vogël, shumë ndryshe nga ajo që rrethon kryeqytetet e tjera të Bashkimit Evropian.

*Marrë nga ATSH

Share This Article
12 Comments
    • Si thote ky palla Neritan Ceka,qe nuk ekzistoka kriza psikologjike ne Shqiperi?Po,per ty kjo eshte e vertete qe nuk ka krize psikologjike,me perjashtim te asaj kur Rama i shkuli veshin djalit tend,kurse per popullin e thjeshte kriza psikologjike eshte shume e thelle.Njerezit jane bere si miza pa koke nga varferia dhe problemet e shumta sociale.Kurse per ju gjakpiresat e ketij populli nuk ka krize,sepse punen e kini te mire per vete dhe per familjen tuaj,pasuri kini bere sa keni dashur me te vjedhura dhe zhvatje,dhe beni tamam jeten e horrave qe kane leke,dhe nuk kane probleme psikologjike.

  • Vetem genjeshtra !
    Mund te kene ardhur italiane ne Shqiperi ,por ata e dine se si mendojne per tia mbathur…
    Ne nji vend si Shqiperia ,me kete nivel kulturor e social,ku te vrasin per nji gervishje makine ,me nji ekonomi brekzbathur ,nuk ben vaki te kete rritje. Edhe ne vende te tjera te europes eshte hapur nji propogande e tilla qe ne kohen e atij koleres ,sikur Shqiperia ,avash avash…po ja kalon edhe Gjermanise ! Me kete rast,marre edhe une budallaj rrugen dhe hodha nja 20 000 euro
    dhe pas dy muajesh ,ika kemba doraz,,por naten ! Me kushtoj shtrenjte ,sepse ato para kane dal me gjak e djerse. Keshtu jane mashtruar shume njerez dhe te huaj ,ku mesa di une ,njeri hodhi shume pare,dhe perfundoj ne cmendine,pasi falimentoj pa filluar ! Zoti e mallkofte ate antishqiprare te qelbur .

  • Me italianet ne kemi pasur te njetat marredhenie gjate histories, ne kemi emigruar atje ata kan ardhur ketu. Tashti tjesht po kthehemi ne ate qe ka qene dikur, levizje e lire.

  • Te nderuar komentues! Ne Itali do kene degjuar super-premtimin per 3oo ooo vende pune ( qe nuk premton dot as Obama )te qeverise Rama dhe do jene duke bere gadi plackat qe te vijne ne ” parajsen shqiptare “. Pas tyre do jene dhe greket, spanjollet, irlandezet etj dhe do behemi vendi me punetore emigrante me shume per meter katror ne BE. Se plus premtimeve kemi dhe rroga te larta. Ja kjo po eshte Rilindje!

  • Italianet nuk vijne te bejne pune te rendomta si vajten shqiptaret ne pike te hallit para 20 vjetesh. Ata qe vijne kerkojne ndonje mundesi pasurimi te shpejte, te hapin ndonje biznes apo te bejne ndonje kombine. Ketu eshte ndryshimi.

  • Te gjithe miqve nga Italia u kam keshilluar te rrine ne shtepine e tyre…Degjojne budallalleqe dhe vijne shtellunga shtellunga…pasi rrine 10 dite e kuptojne qe nuk ka vecse mjerim dhe ikin mbrapsht…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *