Të famshmit vrasës

anazapta

Disa nga personalitetet e njohura kanë vrarë njerëz. Disa prej tyre janë dënuar, ndërsa të tjerët kanë shmangur dënimin me burg.

 

Matthew Broderick
Aktori amerikan në vitin 1987 ka shkaktuar vdekjen e dy grave në Irlandën e Veriut. Ai ishte duke drejtuar makinën së bashku me të dashurën e tij, kur është përplasur me automjetin e viktimave. Aktori ka kaluar një muaj në spital, pasi kishte humbur kujtesën dhe nuk i kujtohej se si ka ndodhur aksidenti. Broderick nuk ka qenë i dehur në momentin e aksidentit, ndërsa është dënuar vetëm për ‘drejtim të pakujdesshëm të automjetit’ duke u dënuar me gjobë prej 175 dollarësh.

Rebecca Gayheart
Edhe aktorja e njohur ka shkaktuar vdekje për shkak të drejtimit të rrezikshëm. Në vitin 2001, ajo përplasi për vdekje një djalë nëntëvjeçar, i cili e kishte kaluar rrugën jashtë vendit të caktuar për këmbësorë. Më vonë është mësuar se në momentin e ngjarjes, aktorja kishte qenë duke folur në telefon. Ajo është liruar tre vjet me kusht, ka paguar gjobë prej 2.800 dollarësh, ka punuar 750 orë për komunitetin dhe leja e drejtimit i eshë hequr për një vit. Akuza private e familjarëve të fëmijës është zgjidhur me marrëveshje jashtëgjyqësore.

Don King
Promotori më i njohur i ndeshjeve të boksit, ka shkaktuar vdekjen e dy njerëzve. Në vitin 1954, ndërsa udhëhiqte një biznes të basteve ilegale, King si 23-vjeçar ka vrarë një person me armë. Ai nuk është burgosur, pasi sipas ligjit amerikan, po e mbronte pronën e tij. Në vitin 1966, ai shkaktoi vrasjen e dytë. Gjatë përleshjes fizike me një të punësuar, ai e ka goditur kokën dhe ka humbur jetën (edhe pse disa dëshmitarë kanë thënë se King e ka rrahur për vdekje). Asokohe, Don u dënua për vrasje dhe kaloi katër vite në burg, ndërsa në vitin 1971 u lirua me kusht. Dhjetë vjet më vonë, ai u amnistua tërësisht nga guvernatori i Ohios.

O.J. Simpson
Ish-futbollisti amerikan që u bë aktor, është i akuzuar se në vitin 1994 vrau me thikë gruan e tij dhe një mik të sajin. Fillimisht, ai u shpall i pafajshëm, mirëpo tre vite më vonë u shpall fajtor për të dyja vrasjet. Ai u ka paguar dëmshpërblim në para familjeve të ish-gruas dhe mikut të saj në shumë totale prej 33.5 milionë dollarësh. Edhe pse me këto vrasje i shpëtoi burgut, Simpson u arrestua në vitin 2007 në Las Vegas dhe është akuzuar për krime të shumta duke përfshirë – vjedhje me armë dhe rrëmbim. Një vit më vonë, ai u shpall fajtor nga gjykata dhe u dënua me 33 vjet burg. Ai është duke vuajtur dënimin në Lovelock të Nevadës dhe duhet të bëjë së paku nëntë vjet burg para se të kërkojë lirim me kusht.

Laura Bush
Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve në vitin 1963 shkaktoi vdekjen e bashkudhëtarit të saj me automjet, kur shkaktoi aksident në rrugë duke injoruar shenjën për ndalimin e veturës. Bashkudhëtari humbi jetën në vendin e ngjarjes, kurse Laura shpëtoi me lëndime të lehta. Ajo nuk është akuzuar për këtë rast.

Jayson Williams
Ish-ylli i NBA në vitin 2002 vrau shoferin në shtëpinë e tij në New Jersey. Në gjykatë, ai ka treguar se ishte duke ua treguar koleksionin e armëve një grupi miqsh dhe se arma shkrepi aksidentalisht dhe vrau shoferin e pafat. Ai u dënua me pesë vjet burg, mirëpo qëndroi prapa grilave vetëm 18 muaj dhe më pas është liruar me kusht.

Share This Article
1 Comment
  • Sikur te ekzistoj nje gjykate funksionale e pa varur,jam i sigurte se shume vipa te politikes,te artit,biznesit etj do te dalin vrases dhe jo vetem kaq por do te vendosim rekord ne planet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *