Hillary Clinton ka pranuar hapur se për të, skandali i Monica Lewinskyt tashmë ka kaluar dhe ka preferuar që të shohë përpara, në vend që të mendojw për skandalin që “helmoi” mandatin e dytë presidencial të bashkëshortit të saj, Bill Clinton. “Mendoj se të gjithë duhet të shohin përpara”, tha Clinton në një intervistë për revistën “People”, në të cilën shfaqen komentet e saj të para për skandalin Lewinsky, që pasi ish “mikesha” e Shtëpisë së Bardhë publikoi në maj, një artikull në revistën “Vanity Fair” duke kujtuar aferën. E pyetur në lidhje me faktin që ajo e kishte kualifikuar Monica Lewinskyn si një “narcise” ish Zonja e Parë dhe njëkohësisht ish Sekretarja e Shtetit mbajti një qëndrim evaziv. “Nuk do të komentoj për atë që është jo”. Nga ana tjetër, Hillary Clinton pohon se nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me një kandidaturë të mundshme për presidencialet e 2016-ës. “Shumë shpejtë do të bëhem gjyshe, që është një gëzim i jashtëzakonshëm dhe dua të shijoj atë moment”. Vajza e saj Chelsea pret fëmijën e saj të parë në vjeshtë. “Në të njëjtën kohë më shqetëson ajo që po ndodh në vendin tonë dhe në të gjithë botën. Në muajt e ardhshëm do të mendoj në lidhje me rolin që do të luaj”, shprehet ajo. Intervista për revistën “People” është e para e një serie të gjatë intervistash, me motivin e publikimit të librit të saj të kujtimeve “Hard Choices”, që do të dalë në shtije të martën e ardhshme.

AS QE DUAM TA DIME JU JENI HOMO LEZBIK MUTER PO ME NE CFAR KENI.
BRAVO HILLARI SA KURVA KA TREGU CDO BUR TE FUSI KEMBEN ME GJITH KEPUC SE PRAP DO KTHEHET TE GRUAJA EVET