Nuk është Cristiano Ronaldo, as Lionel Messi, por Ronaldo fenomeni kundërshtari më i madh kundër të cilit ka luajtur Zllatan Ibrahimovic. Është vetë gjiganti suedez i cili këmbëngul se asnjë nga yjet e futbollit të sotëm nuk mund të krahasohet me sulmuesin Brazilian, i cili ka fituar 13 trofe individuale në rang klubesh dhe 2 botërorë me Selecaon.
“Kundërshtari më i mirë që kam patur gjatë karrierës sime? Kam luajtur kundër shumë futbollustëve të mëdhenj, ndaj e kam të vështirë kë të veçoj. Gjithsesi, por them Ronaldo, Fenomeni. Cila është arsyeja? Ai ishte idhulli im një futbollist i kompletuar. Në këndvështrimin tim, askush nuk do të mund të bëhet një lojtar më i mirë se ai”, ka deklaruar bomberi suedez.
Ronaldo Luís Nazário de Lima ka shënuar mbi 350 gola gjatë karrierës së tij, edhe pse ka qenë i detyruar të ndalet për periudha të gjata për arsye dëmtimesh. Ai u tërhoq në 2011 pas 18 sezonesh në futbollin profesionist.

FENOMENI mbetet njeshi,dyshi te jete kush te doj.