Këshilli Ekonomik Kombëtar do të ketë tashmë të drejtën ligjore për të ndikuar në vendimmarrjen e qeverisë përsa i përket politkave të biznesit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Kjo strukturë që funksionon që prej vitit të kaluar, referuar ligjit të shqyrtuar në Kuvend, do të ketë të drejtën e propozimit të nismave ligjore për qeverinë dhe Kuvendin. Në përbërje të këshillit janë përfaqësues të institucioneve kryesore ekonomike të vendit dhe përfaqësues të biznesit. Këshilli Ekonomik Kombëtar drejtohet nga kryeministri dhe zhvillon mbledhje periodike. Financimi i kësaj strukture do të mundësohet përmes donacioneve duke mos marrë fonde nga buxheti i shtetit.
