Çfarë është Kronika e Janinës?

redaktor

I nderuar lexues! Kronika e Janinës është një kronikë anonime e shkruar në fillim të shek.XV. Përshkruan ngjarjet politike-ushtarake që u zhvilluan në Epir, Akarnani dhe në Etoli në gjysmën e dytë të shek.XIV. Një vend me rëndësi në kronikë zënë midis tyre njoftimet mbi shtrirjen dhe veprimtarinë e shqiptarëve në këto treva gjatë 30-40 vjetëve të fundit të shek.XIV. Të tilla janë të dhënat për betejën e Akelout midis shqiptarëve e bizantinëve (1358), mbi krijimin e despotatit shqiptar të Artës, konfliktet e shqiptarëve të udhëhequr nga Gjin Bue Shpata me despotin serb të Janinës Th.Preluboviç dhe pasardhësin e tij Isau Buondelmonte dhe së fundi mbi luftërat e para të shqiptarëve me osmanët në këtë trevë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *