“Videofesti Muzikor”, zbulohen nominimet

redaktor

Ngjarja më e rëndësishme e muzikës në Kosovë, “Videofesti Muzikor” do të mbajë javën e ardhshme galanë e madhe në Gjakovë. 13 qershori, është vendosur nga produksioni si dita e ndarjes së çmimeve. “Videofesti” veç kompeticionit muzikor, me vitet është shndërruar edhe në eventin më glamuroz, ku personazhet publike e marrin vërtet seriozisht tapetin e kuq. 17 janë kategoritë ku këngëtarët do të konkurrojnë mes njëri-tjetrit. Ndër emrat konkurrentë ato që bien më shumë në sy janë: Era Istrefi, Leonora Jakupi, Dafina Zeqiri, Elvana Gjata, Tuna, Ledri Vula, etj. Gara për çmimin e madh u takon Leonorës, Tunës, Erës dhe Ledrit. Veç çmimeve produksioni i këtij festivali ka menduar edhe për performanca speciale, të cilat do të vijnë të realizuara nga artistët më ‘in’ të momentit. Po deri të premten e ardhshme, kur do të zbulojmë edhe emrin e fituesit bashkë me gjithë surprizat që mbart ky kompeticion, po ju lëmë të zbuloni nominimet të gjitha kategoritë.

1. Video Spoti më i mirë në konkurrencën Best New Artist

Arilena – Aeroplan

Era Istrefi – Mani Per Money

Art Abazi – Nje sekond pa ty

Vali Kuqi – Arsye s’kam

2. Video Spoti me Regjinë më të mirë

NRG Band – As 5 Pare

Leonora Jakupi – Vajza e kojshise

Dafina Zeqiri – Time Out

Flori Ft. Kaos – Lule Lule

3. Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Grupeve

Objective – Fenomenale

NRG Band – As 5 Pare

Tingulli Trent – Po t’shoh permas

Offchestra – Pune Ska

4. Video Spoti me i mirë duet

Capital T feat.Vedat Ademi – Hapat e mi

Dhurata Dora ft. Young Zerka – Roll

Kida ft. Mc Kresha – Rikthejm na

Tuna ft. Cozman – Fenix

5. Video Spoti më i mirë i zhanrit i Pop Folk

Genta Ismajli – Anuloje

Skivi feat. Mimoza Shkodra & Nora Istrefi – Na

Machiato Band – Xhejlan

Albatrit Muqiqi – Qika Qika

6. Video Spoti më i mirë i zhanrit baladë

Leonora Jakupi – Vajza e kojshise

Vesa Luma – I ndaluar

Neki Emra – Nje Dhimbje Mbete Ti

Kledi Bahiti Ft. Samanta Karavella – Me Jeto

7. Video Spoti më i mirë i zhanrit Rap Hip-Hop

Tingulli Trent – Po t’shoh permas

Ledri Vula – 100 Probleme

Mc Kresha – luv luv

VJ – Big Fat Bass

8. Video Spoti më i mirë i zhanrit Rock/Alternative

Seed – Shllajf

ANDOS – Veri dhe Jug

NA – Uragan

Shpat Deda – Përgjithmonë

9. Video Spoti më i mirë në konkurrëncën RnB

Tuna ft. Cozman – Fenix

Seven Saraqi – Ska dashni

Kida ft. Mc Kresha – Rikthejm na

Dafina Zeqiri – Hajde ma knej

10. Video Spoti më i mirë bashkepunim/ft.

Elvana Gjata ft. Kaos – Disco Disco

Dafina Zeqiri ft. Dj Blunt & Real 1 – Vec me t’pas ty

Jonida Maliqi ft. Dj Blunt & Real 1 – Sonte

Flori Ft. Kaos – Lule Lule

11. Video Spoti më i mirë në kategorinë Dance

Elvana Gjata ft. Kaos – Disco Disco

Adrian Gaxha & Floriani feat. Skivi – Welcome to Prishtina

Dhurata Dora ft. Young Zerka – Roll

Samanta & Dj Olti ft. DDY Nunes – Pafundesi

12. Video Spoti me Styling më të mirë

Era Istrefi ft. Mixey – E dehun

Tingulli Trent – Po t’shoh permas

Dafina Zeqiri – Time Out

Tuna ft. Cozman – Fenix

13. Video Spoti me Performancën më të mirë

NRG Band – As 5 Pare

Era Istrefi ft. Mixey – E dehun

Taste2 & Labinot Sponca – BadihavG

Dafina Zeqiri – Time Out

14. Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Femrave

Leonora Jakupi – Vajza e kojshise

Miriam Cani – Labirint

Dafina Zeqiri – Time Out

Era Istrefi ft. Mixey – E dehun

15. Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Meshkujve

Ghetto Geasy – E Nxonme

Ledri Vula – 100 Probleme

Alban Skenderaj – Nese thua po

Seven Saraqi – Ska Dashni

16. Video Spoti mëi mirë i zhanrit POP

Besa ft 2po2 – Zemrën dot nuk ta lexoj

Alban Skenderaj ft. Dr. Mic – Mrekullia e 8

Miriam Cani – Labirint

Ronela Hajati ft. Elgit Doda – Mala Gata

17. Video Spoti më i mirë

Leonora Jakupi – Vajza e kojshise

Era Istrefi ft. Mixey – E dehun

Tuna ft. Cozman – Fenix

Ledri Vula – 100 Probleme

 

Share This Article
1 Comment
  • Per hater te zotit mjaft me fotot dhe reklamat e ktij idioti neper TV,GAZETA, apo INTERNET se mu perzien zorret e barkut…… Kini pak meshire dhe per ne please!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *