Murgesha fiton “The Voice of Italy”

redaktor

Motër Cristina, murgesha këngëtare e Italisë, ka fituar talentshoun “The Voice of Italy”. Të enjten në mbrëmje, për habi të askujt, Cristina Scuccia, një siciliane 25-vjeçare me një sjellje modeste dhe një zë të madh, triumfoi në finalen e konkursit muzikor. Ajo ka qenë e preferuara e publikut që prej performancës së këngës “No One” të Alicia Keys në mars. Sjellja e Succias kryesisht laike në skenë ka sjellë jo pak diskutime te tradicionalistët katolik. Por fitorja i vuri vulën talentit dhe zërit fantastik të murgeshës italiane.

Share This Article
1 Comment
  • Perse eshte bere murgesh kur zoti i ka dhene shum cilesi te mira per ta shijuar jeten si gjith njerzit Bukurin zgjuarsin dhe zerin fantastik per te bere nje jete pa stres dhe ankos vetem dashuria mbetet me??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *