Ish-ministri grek i Mbrojtjes, shok qelie me një shqiptar  

anazapta

Ish-ministri grek i mbrojtjes, i dënuar vjet për korrupsion dhe pastrim parash, do të ketë “2 miq specialë” në qelinë e tij. Një shqiptar dhe një rumun, të dënuar për vjedhje do të jenë shokët e qelisë së Akis Cohaxapulos, pasi mbingarkesa në burgun e Koridhalosit ka bërë që të shkrihet krahu i VIP-ave. Lajmi është bërë publik nga mediet greke, të cilat theksojnë se situata në burgjet greke sa vjen e po bëhet më dramatike, pasi të burgosurit po qëndrojnë pirg mbi njëri tjetrin…

 Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA. 

Share This Article
7 Comments
  • Keshtu eshte ne Greqi dhe ne vendet e tjera demokratike:Kryeministra,ministra dhe nepunes te larte PERFUNDOJNE NE BURG per bemat e tyre ne dem te shoqerise.Tek ne ??? Te koruptuarit, mashtruesit,pervetesuesit e kesaj kategorie ” i perkedhelim “,i mbrojme dhe ata krekosen duke mos perfillur ligjin.Fajtori ne kete rast nuk jane ATA por d r e j t e s i a qe nuk vepron.

  • Politikanet ato pershtaten mire neper burgje, akoma jane fotot e F.Nanos me N. Kullen e Feriz Dikushin, 2kriminele ordinere.

    Te pakten per te burgosurin Shqiptar, kjo eshte nje forme Integrimi.
    U lumte cunave – sic cdo thonte cdo patriot virtual – po ngjiten lart ne jete.

    Por seriozisht tani, kur do shohim ministra Shqiptare te Burgosur, me gjithe ato abuzime te Fondeve Publike, Borxhe masive te lane shoqerise dhe shtetit [borxh publik] asnje MInister financash nuk ka dhene llogari.

  • Dhe me sa shoh une P. A. B asnje s’ka per te dhene llogari !? Bota e nendheshme e politikes shqiptare eshte shumë,shumë me e fuqishme se ajo e mbidheshmja! Tejzgjatjet e hetimeve dhe te ndeshkimeve më duket se tentojne te lodhin opinionin publik deri ne kufirin sa ai te behet indiferent ndaj tyre? Shih reformen ne drejtesi,- s’ka asnje shenje se ajo ka filluar apo po fillon,ndersa “serenata” per “reformat” po na kendohen për cdo natë? Na ngopin me luge bosh derisa daullet e veshit te na behen te pandjeshme!? Në këtë pikë do të na hedhin ndonje therrime dhe ne shqiptaret do te mbetemi te kenaqur siç mbetemi perherë? Eshte mesuar me qepë e me gjize stomaku yne dhe duhen shume vite te cmesohemi !? Pastaj te shohim ndonje shenje te popullit reagues? Tani per tani na jep qepe dhe gjize e jemi shume te kenaqur! Na ze gjumi menjeherë? E njohin mendjen tone shejtan-politikanët. Jane te gjithe xohaxopulos! Të gjithe për në qeli. Me ndonje perjashtim kushedi. Tre milion njerez kane,aq sa nje lagje ne Rome dhe nuk i administrojne dot !? Por ,administrojne shkelqyeshem ngopjen tone me perralla? Me perralla me reforma!? Qe na shurdhojnë por qe nuk po i shijojmë!

    • Pershendetje i nderuar Kolonel Zaimi, per fat te keq ashtu eshte. As llogari, as pergjegjesi e as denime; per askend. “luga bosh” tashme eshte bere proverbiale; Shq gjeneron llafe politike e kurre pune!

      Paci nje w-end te mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *