Durrës, me 180 gramë heroinë në çantë, arrestohet Shima

redaktor

Një 23-vjeçar nga Tirana u arrestua në qytetin bregdetar teksa u kap gjatë kontrollit me një sasi të konsiderueshme heroine në çantë. Burime zyrtare thanë se agjentët e Antidrogës prangosën të dyshuarin Dorian Shima, banues në fshatin Mëzez, pasi në lagjen Nr. 1, “Rruga Tregtare”, po lëvizte me një çantë ku mbante 181,5 gramë heroinë që dyshohet se do shpërndahej në zonën e plazhit me rastin e fillimit edhe të sezonit të plazhit dhe turizmit. Si provë u sekuestrua droga dhe dy telefona, ndërsa po hetohet për bashkëpunëtorët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *